E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfera e Namibisë është rezervar për hidrazin

Topi i metaltë, i gjetur në shkretëtirën e Namibisë, nuk paraqet kurrfarë shenje se po afrohet dita e kiametit dhe as nuk është copë e anijes kozmike. Topi në fakt është rezervar për hidrazin.

Në hetimet që kanë kryer NASA dhe Agjencia Europiane Hapësinore, u vërtetua se sfera misterioze në të vërtetë është rezervar për hidrazin dhe përdoret gjatë lansimit të satelitëve në orbitë.

Të përkujtojmë se policia para disa ditësh, në një vend të largët të Namibisë në Afrikë, gjeti topin e rëndë gjashtë kilogramësh nga metali, me diametër 35 centimetra. Ky top u gjet afër një fshati në veri të Namibisë, rreth 750 kilometra larg kryeqytetit Windhuka.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›