E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti i barakave bëhet me shkallë lëvizëse (FOTO)

Share

Një lagje e mbushur me baraka në Kolumbi ka përfituar një privilegj të rrallë nga shteti. Për gjenerata të tëra, 12 mijë banorët e lagjes Komuna 13 në Medellin, janë ngjitur në shtëpitë e tyre në kodër, ekuivalente sikur të ngjitësh 28 kate.

Por tani shkallët e lëvizshme gjigante do mundësojnë që banorët të shkojnë në shtëpi pa problem. Këto shkallë do u shkurtojnë rrugën nga 35 minuta në 6. Banorët thonë se është një ëndërr e bërë realitet.

Kryebashkiaku tha se kjo shkallë lëvizëse është e para në botë. Ajo është e lartë deri në 384 metra dhe e ndarë në gjashtë seksione, që njerëzit të ndalojnë pranë banesave të tyre. Projekti ka kushtuar rreth 6 milion euro.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›