Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, krahas rendit të ditës, Kryeministri u ndal në mënyrë të veçantë në përmirësimin e kushteve të jetesës në shtëpitë e të moshuarve.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, krahas rendit të ditës, Kryeministri u ndal në mënyrë të veçantë në përmirësimin e kushteve të jetesës në shtëpitë e të moshuarve.
Duke përshëndetur hapat jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të domosdoshëm që u ndërmorën në rrafshin social, Kryeministri tërhoqi vëmendjen në gjendjen e papranueshme të shtëpive të kujdesit për moshën e tretë.
"Mosha e tretë, - theksoi Kryeministri, - u përket të gjithëve dhe nuk është përgjegjësi vetëm e Ministrisë së Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta. Ministria e Shëndetësisë duhet me urgjencë të shqyrtojë gjendjen në këto shtëpi, në disa prej të cilave në një dhomë jetojnë mbi 5 veta. Duhet të gjejmë hapësirat, pasi në Shqipëri ka 400 mijë metër katror spitale, kapacitete që mund të disponohen edhe për qëllime të tjera. Ne duhet ta marrim çështjen në dorë dhe nuk duhet të pranojmë status quo-në. Shtëpitë duhet të jenë me ngrohje, sikundër nuk duhet të imagjinohet që t'u mbahet 90 përqind e pensionit, pasi nuk ka veprim më absurd. Nuk duhet të trajtohen me standartet e viteve '90. Shqipëria sot është tjetër."
Këshilli i Ministrave shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme një sërë vendimesh, projektligjesh dhe marrëveshvjesh.