E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjatë kthimit nga Berati, Kryeministri pati një takim spontan me banorë të Urës Vajgurore. Duke u përshëndetur përzemërsisht me ta, Kryeministri theksoi se qeveria ka dhe do të ketë gjithnj

Gjatë kthimit nga Berati, Kryeministri pati një takim spontan me banorë të Urës Vajgurore. Duke u përshëndetur përzemërsisht me ta, Kryeministri theksoi se qeveria ka dhe do të ketë gjithnjë në vëmendje të saj jetën e tyre, problemet, shkollimin e fëmijëve të tyre, sikundër do të mbështesë të gjitha projektet për zhvillimin e tyre. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:

"Është kompetencë e kryetari të bashkisë të këtij qyteti të hartojë të gjitha projektet për një infrastrukturë moderne, shkolla moderne, për furnizim me ujë dhe të gjitha nevojat e tjera që ka një qendër e rëndësishme urbane siç është Ura Vajgurore. Ju garantoj se qeveria do të financojë çdo projekt të zotit Thoma Rumniçi.

Për ne, është vendimtare përdorimi me duar të pastra i parave të qytetarëve shqiptarë, sepse qeveria nuk ka asnjë qindarkë, por të gjitha ato që disponon qeveria janë të qytetarëve. Sa më mirë t'i përdorim ato, ne bëjmë detyrën tonë që ato t'i kthejmë në pensione, të cilat ende janë të ulëta. Është një gjeneratë e tërë që u shkri dhe ende vazhdon të paguhet në mënyrë të pamerituar, ndaj ne do t'i rrisim sërish pensionet. Ne jemi zotuar t'i rrisim rrogat e arsimtarëve dhe do t'i dyfishojmë ato, për ndryshe arsimi nuk zhvillohet e fëmijët tanë nuk mësohen. Do të dyfishojmë rrogat e infermierëve, sepse duhet t'ju shërbejnë si duhet. Do të ndërtojmë konvikte që çdo fëmijë të ndjekë shkollën e mesme dhe universitetin. Do të modernizojmë infrastrukturën që qytetarët e huaj të vijnë këtu në një territor evropian dhe qytetarët shqiptarë të lëvizin me lehtësi në vendin e tyre.

Vitin e kaluar kemi ulur taksat më shumë se çdo vend tjetër në botë. E kemi bërë këtë me qëllimin e vetëm që biznesmenët shqiptarë të kenë më shumë para, më shumë fitime në mënyrë që të zgjerojnë biznesin e tyre dhe të punësojnë më shumë qytetarë.

Duke qenë i bindur në fitoren tënde dhe në politikën e duarve të pastra që ti do të aplikosh, qytetarët duhet të ndahen nga kategoria e qeveritarëve që mendojnë për veten e tyre dhe nuk mendojnë për ta."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›