E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraditen e sotme, Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave Informale(ALUIZNI), me rastin e dorezimit të lejeve

Paraditen e sotme, Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave Informale(ALUIZNI), me rastin e dorezimit të lejeve të para të legalizimit.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, që asistojnë këtë process të rëndësishëm, përfaqësues të institucioneve qëndrore, ministra, deputetë, etj.

Drejtori i kësaj Agjencie, zoti Shaban Memia, duke marrë fjalën, theksoi se për herë të parë pas shume vitesh po hidhet hapi i parë i largimit të vendit tonë nga informaliteti dhe shpërdorimi i pronave, duke hyrë kështu në rradhët e një shteti modern.

Më pas, zoti Memia bëri për të pranishmit, një paraqitje të dokumentacionit të dixhitalizuar të aplikimit, për legalizimin e ndërtimeve informale, si dhe ecurisë që do të ndjekë procesi në të ardhmen.

Kryeministri Berisha, duke e vlerësuar këtë si një ditë të veçantë, të cilën shqiptarët e pritën për 15 vite rresht, u shpreh se, me fillimin e zbatimit të reformës së pronësisë, Shqipëria shënon hapin parë drejt hyrjes në tregun e lirë dhe drejt vendosjes së shtetit ligjor.

Gjithashtu, Kryeministri theksoi se me këtë proces ekonomia e tregut në Shqipëri merr një dimension krejt tjetër.

Në këtë ceremoni, Kryeministri Berisha dorezoi disa prej lejeve te legalizimit, pronareve qe ndodheshin te pranishem.

Më tej në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:

"Kjo është një ditë e veçantë, një ditë të cilën shqiptarët e pritën për 15 vite rresht. Në vizitën e tij, në pranverën e vitit 91, një burrë i shquar i asaj kohe, sektetari amerikan i shtetit Xhejms Bejker do të deklaronte, përpara shqiptarëve duke sjellë mesazhin e botës së lirë, se freedom works, pra liria punon.
Në rast se ka një komb për të cilin liria punoi më shumë po të kemi parasysh stadin nga i cili u nis, do të thosha se ky është kombi shqiptar, por në rast se ka liri , të cilat punojnë më shumë se për cdo komb tjetër, sërish liria e lëvizjes, dhe inisiatitva e lirë, punuan për shqiptarët, ndofta më shumë se për të tjerët.

Unë e di që në veshët e shqiptarëve, termi Shqipëria e re është banalizuar, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në rast se u ndërtua ndonjëherë një Shqipëri e re, u ndërtua në këto 15 vjet, falë sagës, legjendes së sakrificës mbinjerëzore të qindra e mijëra shqiptarëve, të cilët sapo u gjetën të lirë, sapo u konstatuan se mund të lëvizin lirisht, sapo konstatuan se janë të lirë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, u drejtuan tek më e para që u mungonte që ishte shtëpia, dhe ndërtuan në këto 15 vite realisht një Shqipwri të dytë , por kësaj here një Shqipëri bashkohore.

Në të katër anët e planetit u shpërnda një pjesë e tyre, bënë punërat më të rënda që mund të bëjë njeriu dhe së bashku me fitimet e krijuara, duke punuar në tërësi, duke punuar së bashku ngritën në Shqipëri vila, që nuk kanë ekzistuar më parë, u afruan me qytete e tyre me ndërtesa moderne, u dhanë atyre gjallërinë e domosdoshme për të ecur në ritmet e sw ardhmes.

Në 15 vite qytetet pa këtë valë të fuqishme ardhjesh do të ishin shteruar, do të ishin shkretuar. Janë këto që mbajtën dhe shkuan gradualisht drejt shndërrimit të shoqërisë shqiptare nga një shoqëri ruralo-urbane në një shoqëri urbane-rurale.

Është një ditë shumë e vecantë sepse ne sot bëjmë hapin e parë madhor drejt vendosjes së shtetit ligjor. Shqipëria nën ligj ishte dhe mbetet motoja jonë. Ju kujtoj se në vitin 93 kemi privatizuar totalisht apartamentet dhe në mbarë Shqipërinë ishin gjithësej 220 mijë apartamente. Po të keni parasysh shëpitë private të fshatrave tona në krahasim me këto ndërtime I ndajnë dy kohëra. Në këtë drejtim kjo ditë është një homazh I madh për ata qindra shqiptarë të cilët me djersën, përkushtimin, angazhimin e tyre ndërtuan një Shqipëri të dytë, ndërtuan Shqipërinë e re.

Kjo ditë është gjithashtu një dite e vecantë për lirinë e tregut sepse këtu bëjmë hapin e parë drejt hyrjes në tregun e lirë në një kapital që arrin vlerat në rreth 6 miliard euro, në një kapital që rrinte I strukur, rinte I ngrirë. Ekonomia e tregut në Shqipëri me këtë process merr një dimension krej tjetër. Kjo ditë është një ditë e shqënuar për mbarë ekonominë shqiptare sepse ky proces bazohet në të drejtën, ky proces e bën shoqërinë shqiptare më të drejtë dhe rrit kohazionin e saj.

Unë dua të shpreh këtu një mirënjohje shumë të thellë , një burri të shquar, njërit nga personalitet më të shquara të ekonomisë dhe sociologjisë botërore, Hernando De Soto, i cili ofroi në doktrinën e tij parimet më të shkëlqyera të trajtimit të këtij procesi, të përshëndes përfaqësuesit e tij në këtë sallë.
Ky process u tentua shumë e shumë herë, por dështoi për faktin se u vendos mbi baza të gabuara. Dua të falenderoi shumë përzemërsisht UNDP, mikun tim Kemal Dervish. Në takimin e tij të parë, pasi mori detyrën dhe unë u bëra kryeministër, unë i kërkova atij të më lidhë me Institutin per Liri dhe Demokraci dhe të më ndihmojë që Hernando de Soto ta asistojë Shqipërinë në këtë process kaq jetik dhe unë jam dëshmitar se me një përkushtim të madh, UNDP, shefja e misionit dhe ekipi I saj u angazhua për të ndihmuar në këtë reformë, pa të cilën nuk ka kapitalizëm të vërtete.

Në se 15 vjet më parë Xhejms Bejker tha Freedom woks, kam shumë kënaqësi sot të deklaroj se ALUIZNI punon. E kam vizituar disa herë këtë agjenci e vizitova dhe dje dhe mbeta shumë I kënaqur për përpjekjet e tyre rezultative për të kaluar nga mosha informale në moshën dixhitale dhe ju e patë vetë se gjeta aty një grup jot ë madh njerëzish që punonin në database, por një grup të përkushtuar që ka krijuar nnjë arkiv nga më modernët që e sjell këtë process dhe krahas dosjejs manuale I jep dhe dosjen dixhitale. Ishte zoti De Soto që më sugjeroi mua se hipotekimi dhe regjistrimi i tyre duhet të bëhet nga ALUIZNI dhe koha provoi se pavarësisht nga disa xhelozira, se De Soto kishte të drejtë, sepse kjo po funksionon dhe eshte një shembull për tu ndjekur.
Kanë vetëm pak muaj që kanë filluar punën dhe kanë punuar paralelisht në manual dhe dixhital. Mendoj se kjo eshte mënyra se si duhet të punohet, ndaj dhe unë dua të përgëzoj këtu drejtuesit e saj, të gjithë punonjësit e saj dhe ti siguroj se do të kene mbështetjen totale të qeverisë në përmbushjen e këtij misioni në njësi kohe sa më të shkurtër.

Unë kam biseduar me zotin Memia se si mund ta shpejtojmë këte proces. Janë 80 mijë apartamente nga të cilat mbi 20 mijë në Tiranë.

Do ta mbyll këtë fjalë, duke u rikthyer tek kapitulli I dytë I madh I kësaj reforme, kapitulli I kthimit dhe kompensimit të pronave. Nuk mund të ketë reformë pronësie pa kopmletimin e këtij procesi.

Vetëm pak muaj më parë kryesori I të majtës shqiptare do tu deklaronte pronarëve se ne nuk jemi partia juaj, ndërsa unë u them pronarëve se ne jemi dhe do të mbetetmi partia juaj, sepse ne jemi parti e shtetit ligjor, sepse jemi parti e reformave sepse pa rikthyer dhe kompensuar tërësisht pronën, reforma e pronësisë do të jetë e dështuar, ndaj dhe unë dua të garantoj Agjencinë Kombetare të Kthimit dhe të kompensimit të pronave, e cila duhet të shpejtojë ritmet, se qeveria do të angazhojë të gjithë potencialin e saj për suksesin e punës së tyre, sepse e kthyem nga një komision që nuk varej nga askush në një degë të ekzekutiviit, vetëm e vetëm për të marrë të gjitha përgjegjsitë si ekzekutiv, ndaj pronarëve , për ti dhënë kësaj agjencie të gjitha fuqitë për të përmbushur misionin e saj.

Sot është fushatë, por unë dua ti garantoj pronaret se porositë që kanë marrë ministrat, porositë që kanë marrë agjencitë e tjera, do ti përbushin me përgjegjësi të plotë dhe se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave do të përmbushë me dinjitet, me përgjegjsi të plotë këto 2 krahë të reformës.

Shqipëria plotëson refomën e vendit të saj shoqëror, vendos kapitalizmin mbi pronën, i jep atij të gjithë fuqinë që ky vend ka dëshmuar në shekuj.

Edhe njëherë urimet më të përzemërta dhe duhet të falenderoj edhe njëherë të gjithë ata që bënë të mundur që sot të dorëzohen lejet e para të legalizimit, ose tapitë para."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›