Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite, në pallatin e sportit "Asllan Rusi", një takim me banorë të njësive bashkiake numër 7, 9 dhe 11 të Tiranës, që përfshijnë zonën e Laprakës d
Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite, në pallatin e sportit "Asllan Rusi", një takim me banorë të njësive bashkiake numër 7, 9 dhe 11 të Tiranës, që përfshijnë zonën e Laprakës dhe fushës së aviacionit. Në fjalën drejtuar banorëve, Kryeministri theksoi:
"Ju uroj nga zemra gëzuar fitoren e 18 shkurtit, fitores suaj. Fitorja e Sokoll Olldashit më 18 shkurt është fitore për çdo qytetar të Tiranës, për çdo qytetar të Laprakës dhe fushës së aviacionit. Kjo fitore do të thotë rrugë, sheshe, rrugica, shtëpi më të sigurta, më të pastra për të gjithë Tiranën dhe çdo banor të saj.
Fitorja e Sokoll Olldashit është fitorja e fëmijëve të Tiranës, që do të kenë shkolla moderne, klasa moderne, kopshte të përshtatshme.
Kjo fitore është fitore e pensionistëve të Tiranës që do të kenë shumë më tepër kujdesie, rritje të mëtejshme të pensioneve, do të kenë parqe të shumtë. Zona juaj do të ketë një nga parqet më të bukura të Tiranës.
Fitorja e 18 shkurtit është fitore për të gjithë biznesin e Laprakës, fushës së aviacionit dhe të Tiranës, sepse nuk do t'u priten më gjoba dhe të shpenzohen qindra milion lekë të tyre për tualetin e kryetarit, por për shkollat tuaja, për kopshtet e fëmijëve tuaj.
Fitorja e Sokol Olldashit më 18 shkurt është fitorja juaj, është legalizimi i banesave tuaja, është pronësimi juaj, është e drejta juaj ligjore të ndjeheni e të shpalleni pronarë të vilave, shtëpive, të apartamenteve, lokaleve tuaja. Edvin kriza e mbajti peng 6 vjet legalizimin, por sot ne dorëzuam tapitë e para. Sokol Olldashi, njeriu i ligjit, do të bëjë çdo përpjekje për të kompletuar legalizimin në këto dy zona e në të gjithë Tiranën më shpejt se gjitha Shqipëria. Ndaj dhe vota më 18 shkurt është votë për legalizimin, është votë për pronësinë, është votë për urbanizim, është votë për zhvillim.
Qytetarë të Tiranës,
Duke ju uruar edhe një here gëzuar fitoren, ju bëj thirrje më 18 shkurt të marrim pjesë të gjithë në votime, t'i dhurojmë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë zgjedhjet më të lira, më të mira që ka njohur ndonjëherë, fitoren më të shkëlqyer e të thellë që Tirana ka njohur në 15 vitet e fundit.
Më datën 19 shkurt, së bashku do të vendosim në shtëpinë e parë të kryeqytetit Sokol Olldashin, do ta pastrojmë shtëpinë nga korrupsioni, falsifikimi, plaçkitjet dhe do ta shndërrojmë atë në një shtëpi të denjë për secilin prej jush, për çdo tiranas dhe për çdo shqiptar. Rroftë Tirana! Rroftë Shqipëria!"