E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po sot, Kryeministri Berisha zhvilloi takime edhe me banorë të Delvinës, Tepelenës dhe Ballshit. Në këto takime, Kryeministri u faktoi qytetarëve se qeveria ka mbajtur premtimet e saj, duke sje

Po sot, Kryeministri Berisha zhvilloi takime edhe me banorë të Delvinës, Tepelenës dhe Ballshit. Në këto takime, Kryeministri u faktoi qytetarëve se qeveria ka mbajtur premtimet e saj, duke sjellë më shumë siguri, duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke shpëtuar nga kontrabanda, evazioni fiskal dhe abuzimi i zyrtarëve 600 milion euro. Kryeministri paraqiti gjithashtu projektet e ardhshme për zhvillimin jo vetëm të këtyre zona, por edhe për vendin në tërësi.

- Në takimin me banorë të Delvinës, Kryeministri siguroi se zhvillimi i Delvinës, për t'i ofruar kushte më të mira jetese qytetarëve të saj, është dhe do të jenë në vëmendje të qeverisë. Kryeministri shprehu mbështetjen e plotë për të gjitha projektet për këtë qytet, duke veçuar asfaltimin e rrugës për në Qafë Muzinë dhe përfundimin e projektit për rrugën Kardhiq-Delvinë. "Ne, - theksoi Kryeministri, - do të mbështesim projektet për asfaltimin e të gjitha rrugëve të Delvinës, do të asfaltojmë rrugën për në Qafë Muzinë, sikundër ju kam dhënë fjalën se po përfundojmë projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë, e cila përbën një nga përparësitë e mëdha të qeverisë. Krahas kësaj, dua t'ju garantoj se po shqyrtohen e bëhen studime të rrugës më të shkurtër të mundshme që lidh Delvinën me Tiranën, po ashtu po shtojmë investimet në rrugën e Dropullit në mënyrë që Saranda, Delvina dhe i gjithë bregu të ketë infrastrukturën që i përgjigjet bukurisë së tyre përrallore. Nga buxheti suplementar ne ia dolëm të shtrojmë dhe rrugën Sarandë-Delvinë."

"Unë vij këtu me premtime, - shtoi më tej Kryeministri, - pasi ju kemi faktuar se ne kemi mbajtur fjalën e dhënë. Premtuam se do të shtypim me tolerancë zero krimin e organizuar dhe ju jeni dëshmitarë se ku janë sot bosët e mafia dhe anëtarët e saj. Ata u arrestuar kudo që u ndodhën dhe do të vazhdojnë të arrestohen. Ligji e vetëm ligji do të jete përgjigja ndaj tyre. Qeveria do të bëjë gjithçka për t'i bërë të sigurta rrugët e rrugicat e qyteteve dhe fshatrave tuaja. Jeta juaj, veprimtaria dhe pronat tuaja janë përparësia jonë. Ne premtuam se do të mbrojmë paratë tuaja. Jam këtu t'ju pohoj se ne e mbajtëm fjalën, e mbajtëm atë jo me fjalë, por me vepra. Në të gjithë këtë përpjekje ne ia dolëm të shpëtojmë nga abuzimi, shpërdorimi dhe kontrabanda 600 milion euro."

Duke folur për projekte të tjera madhore në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit, Kryeministri theksoi se "gjatë këtij mandati, vetëm në rrugë do të investohen 1.4 miliard euro. Në qershor fillon projekti i dytë i madh 6 mijë kilometra rrugë rurale dhe dytësore në qytete. Këto dy muaj nisin një sërë investimesh. Ne do të ndërtojmë një seri TEC-esh, që thatësira të mos na shkaktojë më probleme, sikundër do të ndërtojmë dhjetëra HEC-e të mesme e të mëdha. Ne do të shfrytëzojmë të gjitha potencialet energjike të vendit që Shqipëria të shndërrohet në një eksportuese e energjisë."

Duke vendosur ligjin, rendin, duke ulur taksat, vlerësoi më tej Kryeministri, ne po e bëjmë Shqipërinë çdo ditë e më shumë tërheqëse për investimet. "Asgjë nuk ka më shumë rëndësi për ne, sesa të ardhurat tuaja, puna e punësimi juaj, shërbimet ndaj jush. Unë ju ftoj që sot qeverinë e qeveritarët t'i vlerësoni nga ato që bëjnë, duke vendosur qytetarët, hallet e dertet tuaja në epiqendër," u shpreh Kryeministri. Duke ftuar qytetarët e Delvinës që votën e tyre ta përdorin kundër korrupsionit, pasi, nënvizoi Kryeministri, "çdo votë kundër korrupsionit është votë për të ardhmen, për mirëqenien, për integrimin."

- Më pas, Kryeministri ndaloi në Tepelenë. Duke folur për projektet e zhvillimit për Tepelenën, Kryeministri u shpreh se qeveria do të mbështesë çdo projekt për Tepelenën e Memaliajn, për rrugët, rrugicat, shkollat, shërbimin shëndetësor e shërbime të tjera sociale. "Dua t'ju informoj se do të bëjmë çdo përpjekje për të gjetur rrugën më të shkurtër që ju lidh me kryeqytetin, sikundër ju jap fjalën se kjo verë e gjen të asfaltuar të gjithë trajektoren e rrugës që ju sjell në Ballsh e Fier. Ne po studiojmë e do të përfundojmë projektin për rrugën tjetër Kardhiq-Sarandë, në mënyrë që dalja juaj në det të bëhet në një kohë sa më të shkurtër," u shpreh Kryeministri.

Kryeministri ftoi qytetarët e Tepelenës të votojnë për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit, realizimin e këtyre projekteve dhe për më shumë mirëqenie. "Asgjë pas tiranisë nuk më të keqe sesa korrupsioni. Në një shoqëri pa diktaturë korrupsioni është e keqja më e madhe, kanceri i vërtetë që kaplon, rrëzon, dobëson e çon drejt agonisë trupin e individit dhe shoqërisë," vlerësoi Kryeministri. Si rezultat i luftës kundër korrupsionit, theksoi ai, në një vit janë rritur në mënyrë të ndjeshme investimet për arsimin dhe po shkojmë drejt dyfishimit të shpenzimeve për këtë sektor. "Ju kërkoj të bëni projekte për një konvikt modern në mënyrë që të gjithë fëmijët e fshatrave të Tepelenës, kur të mbarojnë shkollën 9-vjeçare, të vazhdojnë shkollën e mesme këtu dhe më vonë universitetin".

"Para 3 korrikut, - shtoi më tej Kryeministri, - ne shpallëm Shqipëria vendi më tërheqës për investimet e huaja dhe sot, për shkak të revolucionit fiskal, rivendosjes së ligjit e vendosjes së bandave para ligjit dhe të pasurive të pafundme natyrore e njerëzore që ka Shqipëria, ne e ngritëm në fokus biznesin. Ne do të investojmë gjatë këtij mandati 1.4 miliard euro në infrastrukturë dhe miliarda të tjerë në turizëm dhe energjetike."

"18 shkurti për Tepelenën e mbarë Shqipërinë, është dita e parë e pranverës, dita në të cilën qytetarët e Tepelenës e Shqipërisë firmosin për të vazhduar zbatimin e kontratës për të vazhduar rrugën drejt BE-së e NATO-s, për të vazhduar përpjekjen tonë të madhe në luftën kundër krimit të organizuar, për të mbrojtur paratë tuaja dhe për t'i shndërruar ato, siç kemi premtuar, në pensione, rroga, shkolla, spitale e shërbime të merituara për ju," u shpreh Kryeministri.

- Ndalesën tjetër Kryeministri e pati në Ballsh. Gjatë takimit me banorë të Ballshit, Kryeministri siguroi gjithashtu se qeveria do të mbështesë çdo projekt për shkolla, ujësjellës, shërbime sociale dhe infrastrukturën në tërësi për Ballshin e Mallakastrën.

"Qeveria do të financojë të gjitha përpjekjet e qeveritarëve tuaj vendorë për të lehtësuar jetën tuaj, për të ndryshuar qytetin tuaj, për punësimin dhe shkollimin në shkolla moderne të fëmijëve tuaj. Ndaj ju ftoj të projektoni me shpejtësi çdo shkollë që ka nevojë Ballshi e Mallakastra dhe qeveria do t'i financojë ato, sikundër ju kërkoj të projektoni këtu një konvikt modern, në mënyrë që fëmijët e Mallakastrës, që mbarojnë shkollë 9-vjeçare, të vijnë e të shkollohen në Ballsh dhe nga këtu të ndjekin universitetet në degët që ata duan," u shpreh Kryeministri. Duke shprehur bindjen se "ne vijmë për t'ju dhënë këto premtime, sepse gjatë kësaj periudhe të qeverisjes ne kemi faktuar para secilit prej jush se e kemi mbajtur fjalën dhe fjala e dhënë duhet mbajtur. Kryeministri ritheksoi sërish në Ballsh se jeta e fëmijëve, siguria e rrugëve e rrugicave, e shesheve të qyteteve është përparësi absolute e qeverisë.

Duke u ndalur në investimet në fushën energjetike, Kryeministri informoi se "këto ditë nisim punimet për ndërtimin e TEC-it të Vlorës dhe ju garantoj se një seri TEC-esh të tjerë do të ngrihen në mbarë vendin, në mënyrë që thatësira të mos na mposhtë më dhe Shqipëria të shndërrohet në një eksportues i energjisë për vendet e rajonit."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›