Kosovës shpëtimi mund t'i vijë nga Serbia

Bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe miqtë e Kosovës, po e vënë Kosovën përsëri në një pozitë të vështirë, duke insistuar në biseda me Beogradin për status special të veriut. Por, si shumë herë më parë, siç ishte rasti edhe në Kroaci, kur për serbët u propozua autonomia me “Planin Z-4”, mund të jetë pikërisht refuzimi i Serbisë, akt i cili do ta shpëtojë Kosovën nga komplikimet e reja, shkruan për numrin e sotëm të Kohës Ditore Augustin Palokaj nga Brukseli.