Tica e Plluzhina rrezikojnë të konfrontohen mes vete

Skenderaj, 15 gusht – Fshatrat fqinje, Ticë e Plluzhinë të Skenderajt janë para rrezikut të konfrontimit, nëse problemi i cili ka lindur të ënjten nuk zgjidhet të hënën. E tëra ka filluar kur disa familje të fshatit Plluzhinë nuk kanë lejuar riparimin e rrjetit elektrik të tensionit të lartë të fshatit Ticë, kurse këta të fundit kërcënojnë me bllokimin e rrugës së asfaltuar, e cila shkon në fshatin Plluzhinë.
Si pasojë e mos rregullimit të rrjetit të dëmtuar elektrik për katër ditë me radhë, 116 familje të fshatit Ticë dhe të një lagjeje të fshatit Likoc nuk kanë rrymë.
Abdullah çorraj, kryetar i fshatit Ticë, ka treguar se javën e kaluar ishte rrëzuar një shtyllë elektrike e tensionit të lartë të fshatit Ticë, e cila ishte e vendosur në pronat e fshatit Plluzhinë. “Punëtorët e KEK-ut në Skenderaj kanë intervenuar menjëherë për të ndërruar 3 shtyllat e dëmtuara, por kanë hasur në pengesa te disa familje të fshatit Plluzhinë, të cilat nuk kanë lejuar ndërrimin e shtyllave në pronat e tyre”, ka treguar ai.
Sipas banorëve të Ticës, ndërprerja e rrymës ka shkaktuar edhe pasoja tjera, pasi shumica prej tyre ujësjellësit familjarë apo të lagjeve i kanë të lidhur me rrymë, ndërkohë qe u janë prishur të gjithë artikujt ushqimorë nëpër frigoriferë. “Krejt çka kemi pasur në friza janë prishur, kurse ujë po duhet me marrë në fshatrat tjera ose me huazu gjeneratorë për të aktivizuar motorët”, tregonin dy të rinj të lagjes çorraj, të cilët të dielën sapo ktheheshin nga një fshat fqinjë, ku kishin huazuar një gjenerator.
“Nëse nuk e lëshojnë rrymën të hënën, edhe na kemi me e blloku rrugën, se kur është asfaltu rruga nëpër të cilën kalojnë Plluzhina, na i kemi lëshu arat tona”, janë kërcënuar të rinjtë e revoltuar, të cilët thonë se ky është vendim i fshatit.
Udhëheqja e fshatit Ticë ka treguar se për këtë problem e kanë informuar edhe kryetarin e komunës, Sami Lushtakun, i cili të shtunën kishte shkuar në fshatin e tyre dhe kishte premtuar angazhimin e tij. Të dielën ka qenë e pamundur të kontaktohet kryetari Lushtaku, pasi nuk kishte qasje në telefon.
Për këtë ngjarje janë shprehur se janë në dijeni edhe disa banorë të Plluzhinës, të cilët kontaktuar nga Koha Ditore. Ata kanë shprehur keqardhje për një sjellje të tillë të bashkëfshatarëve të tyre, me çka ata kryesisht nuk pajtohen. “Këtë pengesë nuk po e ban fshati, as ndonjë lagje, por tri shtëpi e, çka është më keq, njëri nga anëtarët e atyre familjeve është drejtor në Komunë”, kanë treguar ata dhe kanë kërkuar që të mos iu përmendet emri në gazetë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe në Njësisë e KEK-ut në Skenderaj. Njëri nga zyrtarët
ka thënë se ata janë të gatshëm të intervenojnë edhe gjatë ditës së diel, pasi në vendin e ngjarjes tashmë kanë dërguar edhe mekanizmin, shtyllat dhe telin e nevojshëm.