Gjate takimit me Presidentin kroat Stipe Mesic, Kryeministri Nano ritheksoi idete e tij per domosdoshmerine e forcimit dhe te institucionalizimit te bashkepunimit dypalesh dhe atij rajonal si pjese te
Gjate takimit me Presidentin kroat Stipe Mesic, Kryeministri Nano ritheksoi idete e tij per domosdoshmerine e forcimit dhe te institucionalizimit te bashkepunimit dypalesh dhe atij rajonal si pjese te integrimit euroatlantik.
Tashme shoqerite tona, - tha Kryeministri Nano,- kane kaluar ne nje faze te re dhe politika jone po largohet gjithnje e me shume nga agresiviteti ballkanik i militanteve. Kjo eshte nje tjeter prove e afrimit te ketyre shoqerive me standartet europianoperendimore. Ne kete nivel te ri ne kemi perpunuar dhe po implementojme nje klime te re edhe ne marredheniet pozite-opozite per t'i dhene nje shtytje te re puneve dhe per te kryer bashkerisht reformimin e domosdoshem demokratik te institucioneve. Ne kemi vizione te perbashketa persa i perket orientimit euroatlantik dhe duhet t'i qendrojme me bindje ketij orientimi pasi eshte ne te mire jo vetem te vendeve qe perfaqesojme, por per mbare rajonin.
Ne biseden e tyre ata u ndalen gjate ne analizen e problematikes se rajonit dhe shprehen bindjen se vetem me nje fryme civile te bashkepunimit rajonal mund te zbuten dhe kapercehen problemet me te cilat ndeshet rajoni. Ata pershendeten progresin e bere ne Kosove dhe u shprehen se vetem duke ndertuar institucione te forta, demokratike, veteqeverisese, te standarteve perendimore, e ardhmja e Kosoves, e cila tashme ka hyre perfundimisht ne nje rruge pa kthim pas, do te jete e sigurt.
Nga ana tjeter, duke diskutuar per zhvillimet ne Jugosllavi, me deshiren e mire qe edhe ky vend te forcoje orientimin europerendimor, ata vune re se e ardhmja e saj nuk eshte ende e qarte, por theksuan se Kosova nuk ka me rol ne kete te ardhme.
Kryeministri Fatos Nano diskutoi me Presidentin Mesic edhe per idene e krijimit te nje asambleje parlamentare te vendeve te Ballkanit Perendimor. Kjo asamble, e cila duhet te krijohet ne baze te modeleve te parlamentit europian, jo vetem qe do te thelloje bashkepunimin institucional, por do te jape kontributin e vet te rendesishem per perhapjen e standarteve europiane, si dhe do te jete nje strukture demokratike qe do te rrise bashkepunimin demokratik dhe ndertimin e shoqerive multietnike, hapjen e kufijve per nje qarkullim me te mire te njerezve, vlerave dhe bizneseve. Gjithashtu ata diskutuan edhe per projekte te perbashketa, sikunder jane Autostrada Veri-Jug e cila do te rrise ndjeshem turizmin rajonal adriatiko-jonian, linja te perbashketa te kominikimit, si dhe per forcimin e metejshem te marredhenieve mes dy shteteve.