E Diel, 1 Nëntor 2026

Sikunder eshte njoftuar, disa dite me pare, sot Kryeministri Nano takoi Presidentin e Komisionit te BE-se, zotin Romano Prodi. Ne kete takim u fotografua axhenda qe Shqiperia eshte duke ndjekur ne lid

Sikunder eshte njoftuar, disa dite me pare, sot Kryeministri Nano takoi Presidentin e Komisionit te BE-se, zotin Romano Prodi. Ne kete takim u fotografua axhenda qe Shqiperia eshte duke ndjekur ne lidhje me akselerimin e ritmeve te integrimit ne BE.

Kryeministri ne fjalen e tij u perqendrua ne arritjet me te fundit te qeverise ne luften kunder trafikut ilegal dhe krimit te organizuar te cilat fale nje angazhimi total dhe nje bashkerendimi me te mire te institucioneve shqiptare dhe atyre rajonale, ka qene shume rezultative. Kryeministri dha nje pamje te gjere ne lidhje me zhvillimet e procesit politik i cili tashme ka filluar te fokusohet ne detyrimet qe duhet te permbushen nga Shqiperia per asocimin me BE-ne. Gjithashtu Kryeministri u ndal edhe ne paketen e plote te masave te marra dhe atyre ne vazhdim ne lidhje me reduktimin e ekonomise informale dhe stimulimit te bizneseve vendase dhe te huaja ne menyre qe t'i jepet nje frymemarrje investimeve dhe zhvillimit ekonomik si pjese e prioriteve te axhendes europiane te Shqiperise si infrastruktura, energjia dhe turizmi.

Zoti Prodi, duke rifreskuar pervojat e tij te meparshme me Shqiperine, i deklaroi Kryeministrit Nano se mbetet i impenjuar totalisht ne mbeshtetje te Shqiperise dhe se beson qe kesaj radhe nuk do te kete probleme per hapjen e negociatave per marreveshjen e stabilizim-asociimit.

Zoti Prodi theksoi se eshte mjaft e rendesishme te vazhdoje progresi ne fushat e forcimit te institucioneve dhe administrates te cilat jane angazhime qe forcojne shtetin e ri demokratik qe ju po ndertoni nga e para. Sistemi financiar dhe bankar qe ruan vitalitetin dhe dinamizmin e sipermarrjes shqiptare si dhe zhvillimi i potencialeve te medha hidroenergjitike, hidrike, turistike dhe minerale, jane nje baze e rendesishme per te ecur perpara ne permbushjen e standarteve te BE-se.

Gjithashtu zoti Prodi tregoi kujdes per formulimin e politikave nxitese e zhvilluese te tregut qe kthejne vemendjen e emigranteve te shumte dhe te ardhurave te tyre ne Shqiperi duke i integruar ne projektet e zhvillimit. Presidenti i BE-se u shpreh per rritjen ne kete funksion edhe te asistences teknike edhe kualitetit te saj prej BE-se si dhe angazhimi konkret me projekte dhe fonde per ndertimin e strukturave rajonale te hapjes dhe integrimit sic jane Korridori 8-te dhe shumefishimi i kapaciteteve te perpunimit te mallrave ne Portin e Durresit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›