Sot mbasdite Kryeministri shqiptar Fatos Nano ka marre pjese ne ceremonine e promovimit te iniciatives europiane mbi ujin e pijshem e quajtur "Uji per jeten", aktivitet i cili u zhvillua ne vazh
Sot mbasdite Kryeministri shqiptar Fatos Nano ka marre pjese ne ceremonine e promovimit te iniciatives europiane mbi ujin e pijshem e quajtur "Uji per jeten", aktivitet i cili u zhvillua ne vazhdimesine te veprimtarive integruese te "Samitit mbi Token".
Kryeministri Nano eshte ftuar ne kete ceremoni, ku merrnin pjese personalitete te larta te shteteve te ndryshme paneuropiane dhe afrikane, nga kryeministri danez Rasmussen dhe presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi. "Uji per jeten" eshte nje program ambicioz europian, i cili eshte planifikuar te zgjase deri ne vitin 2015, investim i cili do t'i kushtoje vendeve te BE te perfshira ne kete iniciative 1.4 bilion euro.
Synimi i kesaj iniciative europiane eshte reduktimi i varferise, ndersa komponentet e saj shtrihen qe nga elementet njerezor deri tek elementet industriale. Ky program do te vazhdoje te implimentohet dhe do te ndihmoje ne zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e vendeve ne zhvillim. Kryeministri shqiptar Fatos Nano ka shprehur gadishmerine e Qeverise shqiptare, e cila sipas tij, e gjen veten ne kete projekt ambicioz europian dhe eshte shprehur shprehur se ky projekt do te jete edhe prioritet i Qeverise ne bashkepunimin me BE.