E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ne takimin e zhvilluar me Ministrin e Jashtem te Greqise, Jorgos Papandreu, vuri ne dukje se marredheniet mes dy vendeve kane arritur dimensione te reja duke permendur projekte

Kryeministri Fatos Nano ne takimin e zhvilluar me Ministrin e Jashtem te Greqise, Jorgos Papandreu, vuri ne dukje se marredheniet mes dy vendeve kane arritur dimensione te reja duke permendur projektet dhe programet e perbashketa ekonomike per zhvillim si dhe faktin e rritjes se dukshme te qarkullimit te njerezve, mallrave dhe bizneseve mes te dy vendeve. Kjo eshte arritur per shkak te bashkepunimit shume te mire mes qeverive, por edhe mes shume faktoreve te tjere te shoqerive tona demokratike - u shpreh Kryeministri Nano.

Veshtiresite e vena re kohet e fundit ne kufirin tokesor mes dy vendeve shprehin, pervec te tjerave, edhe kete dimension te ri te marredhenieve, vecanerisht pas garancive qe kane marre qytetaret shqiptare qe punojne ne Greqi pas legalizimit te tyre nga ana e qeverise greke.

Bashkebiseduesit ishin te nje mendimi per te ndertuar nje pakete programesh bashkepunimi dypalesh ne funksion te integrimit rajonal dhe europian si dhe per te bere nje pune me te organizuar per njohjen e opinionit publik dhe te mediave me vullnetin e plote te te dyja paleve per te kapercyer ne kete proces edhe "problemet historike te mbetura", sikunder u shpreh Papandreu.

Kryeministri Nano e priti me kenaqesi angazhimin e zotit Papandreu qe ne kete proces bashkepunimi te zgjeruar dhe europianizues te kapercehen edhe problemet e mbetura me vullnet te plote dypalesh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›