Gjatë vizitës në qytetin e Korçës, Kryeministri zhvilloi një takim me qytetarë të këtij qyteti. Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh: Dua t'ju përshëndes shumë përzemërsisht me
Gjatë vizitës në qytetin e Korçës, Kryeministri zhvilloi një takim me qytetarë të këtij qyteti. Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:
Dua t'ju përshëndes shumë përzemërsisht me mirënjohje të thellë, t'ju falenderoj juve, qytetarë të Korçës që me mençurinë tuaj, me pastërtinë tuaj shpirtërore, u bëtë pararendës të ndryshimit, u bëtë me votën tuaj, me verdiktin tuaj, jo vetëm pararendës por dhe promotorë të ndryshimit të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Shumë herë e kam pyetur veten pse Korca ishte e para. Ishte pararendëse. Ka vetëm një përgjigje. Korca ishte e para që e kuptoi gjendjen që e kishte pllakosur vendin. Korçarët ishin të parët që e kuptuan që vendi, kombi, ishte i vetdënuar dhe kjo ishte absolutisht një realitet i hidhur. Këtë po ua ilustroj me disa fakte. Në vitin 1999 u mblodh Samiti i Sarajevës. Në atë samit kombi ynë shkonte më kryelartë se çdo komb tjetër. Pas një beteje që u zhvillua në Kosovë, korcarët dhe mbarë shqiptarët i dëshmuan botës perëndimore vlera, strehuan rreth 1 milionë qytetarë kosovarë të shpërngulur nga trojet e tyre dhe i kthyen ata në vatrat e tyre me dinjitet të madh, duke shmangur cdo lloj drame, tragjedie dhe katastrofe. Pra, në Sarajevë ne shkuam me një mirënjohje të madhe ndaj të tjerëve, por u kthyem me duar bosh. Sarajeva, vetëm Serbinë dhe Shqipërinë e la jashtë vendimit për të hapur negociatat për marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit. Kjo, jo sepse dikush kishte ndonjë gjë me shqiptarët, përkundrazi, por sepse Shqipëria kishte një regjim që shpërdoronte dhe vidhte në mënyrë të shfrenuar taksat dhe pasuritë e qytetarëve shqiptarë, sepse ishte një regjim që nuk respektonte votën e tyre të lirë.
Shqipëria mbeti e dënuar për shkak të këtij regjimi, sepse ky regjim sërish nuk punonte për votën e lirë, sepse ky regjim përvetësoi në 8 vjet, shpërdoroi dhe abuzoi, shndërroi në vila, në konto bankare, hotele, udhëtime, etj. jo më pak se 4 deri në 6 miliard euro dhe e zhyti vendin në një varfëri agresive. Kjo ishte arsyeja që të tjerët nuk pranonin të firmosnin me Shqipërinë negociatat për MSA-në dhe e mbajtën Shqipërinë si një vend, jo me sanksione, por si një vend në listë pritjeje. Nga lista e pritjes e nxorrët ju, qytetarë të Korcës dhe të Shqipërisë, që në 3 korrik votuat ndryshimin, në kushte të jashtëzakonshme unike që një opozitë fiton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ishte shpirti juaj, mobilizimi juaj që i hapi rrugë ndryshimit.
Më duhet të zotohem para jush se çdo orë, çdo ditë, cdo muaj, nuk mendojmë cdo gjë tjetër vetëm se si të ndryshojmë Korçën dhe Shqipërinë, që është vendi i njëmijë e një halleve. Nuk ka vend në Europë me halle më të mëdha se ne. Por mundësia për t'i zgjidhur ato është reale dhe ne jemi njëmijë e një herë të vendosur të përballemi me zgjidhjen e këtyre problemeve.
Ne e nisëm me problemet që ishin më madhore, me krimin e organizuar. Krimi i organizuar shqiptar u shndërrua në vendimarrësin kryesorë të vendit, ai ekzekutonte pa gjyqe në rrugë, vendoste në parlament, në media, në qeveri, ishte vendimarrësi më i gjithëfuqishëm. Të gjitha raportet ndërkombëtare thoshnin se krimi i organizuar kishte kapur nivelet më të larta të shtetit, bënte ligjin dhe kishte nxirë në mënyrë të jashtëzakonshme imazhin e kombit dhe të vendit.
Ne erdhëm në pushtet të betuar për zero tolerancë ndaj tij. Nuk mund të pranonim ne, në moralin tonë, që qytetarët shqiptarë të përkuleshin para vrasësve dhe hajdutëve, një kategori e cila meriton ligjin dhe vetëm ligjin.
Ju më keni dëgjuar shumë herë, kur ishim në opozitë, në parlament dhe jashtë tij, të citoja, të lakoja emra, e bëja këtë me të vetmin qëllim për t'u thënë atyre se nuk mund t'i përkulni shqiptarët kurrë, se ju vërtertë sot po bashkëpunoni me këta qeveritarë, por ne do tu çojmë para drejtësisë kudo që të shkoni. Une unë besoj se në këtë vit kemi dëshmuar vullnet të hekurt për të mbajtur premtimin tonë. Ne vendosëm para ligjit të gjitha organizatat më të mëdha kriminale dhe bosët e tyre dhe unë ju garantoj se edhe ndonjë tek - tuk që akoma nuk është vendosur para ligjit, nuk do të jetë e largët dita që do të vijë para ligjit.
Në fillim të mandatit, në një takim me ministrin e brendshëm, i kam kërkuar atij të takojë shefat kryesorë të policisë dhe t'i njoftojë ata se qeveria është e vendosur të vendosë cmime për cdo kokë të kriminelëve, sa të jetë e nevojshme, për t'i çuar para ligjit. Oficerët e policisë i dhanë një përgjigje ministrit se duhet t'i thoni kryeministrit se nuk ka nevojë për asnjë qindarkë. Por vetëm me një kusht; kur ta nisim betejën të mos na pengoni. Ata kishin të drejtë, sepse policia e arrestonte bandën e Lushnjës, por e lironte të nesërmen drejtësia, me preteksin se janë djem të mirë. Ndërhynte politika për të mos i prekur, sepse ndante paratë me ta.
Por, a mund të ndodhë në një vend të qytetëruar që të luhet futboll në sheshin e qytetit me kokën e një kufome dhe ata të jenë të lirë dhe të bëhen gjithnjë e më të pasur? Përse ndodhte kjo? Sepse ata ishin të lidhur me të gjitha nivelet. Nuk ka bandit të fortë, trimëria vjen kur lidhet me pushtetin, sepse nëse nuk lidhet me pushtetin nuk ka vrimë miu ku të futen. Ne do ta vazhdojmë këtë beteje me tolerancë zero dhe ata të cilët kanë kryer krime, ata kanë vetëm një fat, ligjin dhe vetëm ligjin.
Siguria e jetës suaj, e fëmijëve tuaj, e pronave tuaja, e veprimtarisë suaj, është përparësia jonë absolute, është zotimi ynë.
Një prolem tjetër madhor ishte korrupsioni. Kudo ka korrupsion, por në Shqipëri ai u shndërrua në sistem. Shqiptarët u paguanin 1.4 miliardë dollarë në vit zyrtarëve dhe qeveritarëve për të fituar të drejtat e tyre. Dhe ishin biznesmenë apo qytetarë të thjeshtë. Kjo ishte fatura e ryshfetit në këtë vend, faturë shumë më e lartë se në Afrikë madje. Shpërdoroheshin qindra e qindra milionë euro dhe ishim vendi me qytetarë më të varfër dhe qeveritarët më të pasur.
Kam ardhur këtu tek ju dhe kam dekaruar se kur ta nisim luftën kundër korrupsionit do ta nisim nga vetja jonë. Dhe ashtu e nisëm. Sapo u ula në zyrën time, konstatova se ajo zyrë abuzonte në mënyrë marramendëse. Me gërshërë premë shpenzimet. Nuk është penguar puna e asnjë zyrtari, por nuk është lejuar që të shpërdorohen taksat dhe paratë tuaja për qëllime personale. Kjo solli 40 përqind shkurtime të shpenzimeve në administratën qendrore nga zyrtarët, telefona, makina, udhëtime, etj. Solli 46 milionë euro kursime në buxhetin tuaj dhe administrata u bë më e ndershme, më e vetëdijshme. Gjithashtu, administratën e nxorëm nga konflikti i interesave. Ministri i Bujqësisë ishte importuesi kryesorë i ushqimeve, Ministri e Ekonomisë ishte i naftës. Asnjë në administratë nuk qëndron dhe nuk do të qëndrojë në konflikt interesash.
Ne bëmë ligjin e prokurimeve pulike. Kjo solli uljen 25 përqind të kostos së përgjithshme të prokurimeve, sepse kompanitë marrin lirshëm pjesë në garë, sepse të fortët nuk i largojmë më dot nga gara, sepse tenderat nuk jepen më paradhënie. Ju garantoj se ky proces është larg të qenurit i përsosur, por është progres. Kjo u shoqërua me një kursim të madh të parave tuaja
Ne u përballëm me kontrabandën dhe evazionin fiskal. Ne ia dolëm, nëpërmjet këtyre masave, të mbrojmë paratë që jua paguani, mbi 504 milionë dollarë. KJo mundësi ka qenë jashtë parashikimit dhe kanë qenë të paktë ata që kanë besuar se vërtetë do të mund të realizonim këto objektiva. Të mos mendojë kush se ne nuk shohim ato që nuk kemi realizuar, përkundrazi, ne i kemi në vëmendje ato. Këto para ne i kemi përdorur në 3 drejtime kryesore;
Së pari në infrastrukturë. Ne doi të ndërtojmë rrugët e Shqipërisë, ne jemi të vendosur ta nxjerrim vendin nga infrastruktura e botës së tretë. Projektet tona rrugore shtrihen në të katër anët e vendit. Tani inaguruam rrugën në hyrje të Korçës, është fillimi i një investimi të superstradës Korçë-Qafë Thanë, me një vlerë prej 85 milionë euro. Nga mesi i vitit që vjen do të fillojë zbatimi i projektit për 6 mijë kilometra rrugë dytësore dhe rurale. Unë ju garantoj që Korca do të jetë një nga përfituesit kryesorë të saj. Është nisur autostrada Durrës-Morinë, Lushnje -Vlorë, Gjirokastër -Tepelenë, janë kontratuar dhe janë në kontratim e sipër superstrada dhe autostrada më shumë se në 45 vite të marra sëbashku.
Dua t'ju informoj se nga 18 mijë kilometra rrugë që ka Shqipëria janë të asfaltuara vetëm 2600 kilometra, që përbëjnë rreth 12 përqind, ndërkohë që Maqedonia e ka nivelin e asfaltimit 65 përqind. Ne jemi të vendosur që ta ndryshojmë infrastrukturën e Shqipërisë në mënyrë që qytetarë shqiptarë të udhëtojnë në rrugët që meritojnë.
Po investojmë në ujësjellësa, kanalizime. Një investim shumë themelor mbetet fusha sociale.Ç'po bëjmë ne në këtë drejtim? Ne kemi rritur mbi 50 përqind investimet në arsim.Çfarë ndodhi me arsimin tonë?.Çfarë ndodhi me arsimin në Korçë? U mbyllën pothuajse të gjitha shkollat e mesme profesionale në lokalitetet e vendit, 95 përqind e tyre. Kjo solli rënien e arsimimit nga 11.3 vite në 9.2 vite. Ne hapëm dyert e universiteteve dhe bëmë një gjë të madhe. Jam shumë i gëzuar që sot çdo i ri shqiptar që mbaron shkollën e mesme ka mundësinë të trokasë të dyert e universiteteve të vendit. Por, unë jam shumë i pikëlluar, sëbashku me ju, që këta të rinj përfaqësojnë vetëm 1/3 e moshatarëve të tyre, sepse 2/3 nuk hynë në shkollat e mesme dhe jo sepse ata nuk duan, por sepse nuk kanë shkolla. Ne do të ndërtojmë konvikte në të gjithë qendrat e vendit, sepse ne nukmund të ndërtojmë shkolla në lokalitete ku nuk ka nxënës. Në këtë mënyrë japim mundësinë që çdo fëmijë që mbaron shkollën 9 vjecare të ketë mundësi të vazhdojë shkollën e mesme dhe më pas universitetin. Ky është zotimi ynë. Gjithashtu, kemi një projekt tolerancë zero ndaj analfabetizimit. Sikundër, po punojmë për shkolla moderne që nënkupton mësues të kualifikuar, mësues të mirëpaguar, mësues që punojnë në kushte normale. Prandaj dhe ne përcaktuam që në fillim si objektiv përmirësimin e rrogave të mësuesve në 4 vjet. Vitin e parë i rritëm 22 përqind, këtë vit po i rrisim 20 përqind. Ne Do t'i pëmbahemi plotësisht ojektivit tonë.
Ne jemi në fillimet e reformës në shëndetësi. Unë e di që ju keni shqetësime serioze, unë e di që qytetarët meritojnë një shërbim shëndetësor shumë më të mirë. Ju siguroj se reforma e nisur nuk është e thjeshtë, është e vështirë. Ne do të marrim ekspertët më të mirë dhe po punojmë që shërbimin shëndetësor ta reformojmë tërësisht, të rrisim cilësinë e shërbimeve ndaj jush dhe investimet në këtë sektor të rriten ashtu siç bëmë në arsim.
Asgjë më normale sesa të përqëndrohemi së pari tek fëmija nuk ka, prandaj ne po përqëndrohemi në arsim dhe shëndetësi. Por sërish Shqipëria është vendi i njëmijë e një halleve.
Probblemi më madhor ka qenë dhe mbeten pensionistët. Gjysëm milionë burra e gra të cilët vazhdojnë të shpërblehen me një shifër të papranueshme.Në tërësi, ata përfitojnë nga solidariteti familjar, pasi ne jemi një komb me solidaritet të lartë familjar që ndihmojmë njëri-tjetrin. Por sërish kjo nuk është e mjaftueshme. Janë me mijëra ata që nuk kanë mundësi tjetër krahas pensionit. Prandaj ne vendosëm që ato të ardhura që ua morëm abuzuesve dhe shpërdoruesve, trafikantëve, t'i adresojmë drej pensioneve. Kemi vendosur 72 milionë dollarë nga 1 korriku deri në 1 janar për pensionistët shqiptarë.
Dje kisha një takim me ekspertë të huaj. Ata më pyetën, duke patur parasysh se fatura nuk është e vogël, se çfarë do bësh me këtë çështje. Unë u thashë se do t'i rris prapë pensionet, derisa këta qytetarë të mund ta përballojnë jetën. Në 1 dhjetor nuk do të ketë pension të qytetit në Shqipëri nën 100 mijë lekë (të vjetra). Në 1 janar nuk do të ketë pension në fshatrat e Shqipërisë nën 50 mijë lekë (të vjetra) Ky ka qenë premtimi ynë në Korçë dhe në gjithë vendin.
A i kemi zgjidhur ne problemet? Jo! Kemi ende shumë. Varfëria është problemi dhe armiku numër një i yni. Isha në Pukë, takova dikë i cili kishte humbur dorën dhe nuk përfitonte asnjë qindarkë si invalid, sepse nuk ishte aksidentuar në punë. Pse, vetëm nëse je aksidentuar në punë je invalid? Ndërsa në Vlorë takoj dikë tjetër i cili më tregoi dy duart e ngrira dhe nuk merrte pension, sepse i thoshnin se kishte tokë. Me ç'duar ta punonte tokën ai? Këto janë vetëm disa aspekte të padrejtësive që ekzistojnë në vendin tonë.
Ne jemi të vendosur t'i identifikojmë që të gjitha këto probleme dhe një nga një t'i zgjidhim. Tentakulat e kleptokracisë, përhapin idenë se me këto nisma favorizohen të varfërit dhe po kërcënohen të pasurit. Kjo nuk është evërtetë. Ne jemi parti që kemi hapur dyert e tregut. Në konceptin tonë themelor nuk mund të luftohet kurrë varfëria ndryshe veçse duke ndikuar në pasurimin e njerëzve. Ndaj dhe ne këto 504 milionë dollarë i shpëtuam nga kthetrat e abuzimit dhe ua kemi kthyer biznesmenëve. Më shumë se një vit më parë kam takuar biznesmenë të Korcës dhe u premtova atyre se do të përgjysmoja taksat për biznesin e vogël dhe taksat u përgjysmuan Ky ishte vendimi i parë i qeverisë. U premtova se do të kenë një ulje të madhe të barrës fiskale dhe ne ulëm 41 përqind sigurimet shoqërore, 15 përqind taksën e koorporatës, 13 përqind taksën e të ardhurave
Shqipëria, sipas një prej kompanive më serioze në botë, zë vendin e parë në botë për uljen e taksave si përqindje. Ulëm çmimin e energjisë për biznesin dhe jo pak por 33 deri në 45 përqind. Besoj se c do biznesmen që prodhonte me konsum energjie ka patur një ulje të ndjeshme në koston e prodhimit nga kjo masë. Ne kemi sërish hapësirë të madhe dhe unë ju garantoj se kjo betejë do të vazhdojë deri në konsolidimin e plotë në Shqipëri të shtetit ligjor, të lirive dhe te drejtave tuaja, të lirive të tregut. Në këtë mënyrë, ne do të ecim me shpejtësi të madhe drejt integrimit europian të vendit.
Problemi më madhor sot është sistemi gjyqësor. Dhe këtë nuk e them unë, e thonë të gjitha institucionet ndërkombbëtare. Ne kemi gjykatës e prokurorë të mrekullueshëm, por kemi edhe bajlozë të korrupsionit dhe krimit dhe ky është dënim për vendin. Që të bashkohesh me Europën do të thotë që njerëzit t'i kesh të shkolluar si ata, rrugët ti kesh afërsisht si ata, shkollat afërsisht si ata, do të thotë që sistemin e drejtësisë ta kesh të ngjashëm me ta. Në këtë sistem, i cili dhunon cdo ditë të drejtat e qytetarëve dhtë Korçës dhe të qytetarëve të Shqipërisë, në 70 përqind të ankesave që unë marr - pasi ju them se nuk ka ditë që unë nuk përkushtohem të paktën 1 orë e gjysëm për trajtimin e ankesave dhe shqetësimeve tuaja – pra 70 përqind e këtyre ankesave janë për sistemin e drejtësisë. Qytetarët duhet ta dinë se ky sistem ka një qeveri tjetër, qeveria e këtij sistemi quhet KLD. Ky institucion ka një kryeministër tjetër, i cili merret me shkarkimet, disiplinimin, emërimin e çemërimin e gjyqtarëve. Por çfarë bën kjo qeveri? Ajo bën vetëm shitje dhe blerje emërimesh. Nëse keni ndjekur gjyqin e Bandës së Lushnjes, një dëshmimtar thotë se ne vrisnim në darkë dhe qeveria na lironte në mëngjes, me urdhër në Dondollakut, një nga kapot kryesor të Bandës. Ky zotëri, që i lironte në mëngjes, në vend që të shkonte tek ata, atje ku e ka vendin, ky zgjidhet ministër në qeverinë e drejtësisë. Kjo është e verteta. Por faturën e paguajnë të gjithë qytetarët.
Çfarë duhet të bëjmë, sepse ky është një problem shumë madhor. Duhet ta vazhdojmë këtë betejë me mjete demokratike, të bindur se krimi, trafiqet, në këtë vend nuk kanë të ardhme. Ligji dhe vetëm ligji është e ardhmja e shqiptarëve, është ajo që meriton shoqëria shqiptare. Një rezultat të madh e arritëm në 3 korrik Rezultate të tjera të mëdha do arrijmë. Prokurori i Përgjithshëm, i cili është gjykatësi kryesor i këtyre planeve kriminale, do t'i nënshtrohet hetimit të pavarur. Nuk mund të nëpërkëmbë ai një popull. Ky i nxiste këta kriminelë, i mbronte ata, sepse ndante paratë me ta. Prandaj ne do ta vazhdojmë këtë beteje.
Unë ju bëj thirrje vëllazërore të merrni pjesë aktive në luftën kundër korrupsionit dhe kontributi juaj në këtë luftë është kontribut i madh për një të ardhme të shkëlqyer tonën. Por ne nuk mund të kënaqemi vetëm me këto që realizuam.
Të gjithë jemi të gëzuar që fëmijët tanë hynë në universitete. Megjithatë korrupsioni është sërish i pranishëm në universitete. Ne do të përcaktojmë procedura, me të cilat do të arrijmë që provimet universitare të jenë të pacënueshme nga korrupsioni.Ne do të përqëndrohemi tek arsimi me qëllim që të ruajmë pastërtinë e këtyre të rinjve.
Ju garantoj se në administratën shqiptare do të bëhet një luftë e pandërprerë. Jam shumë i inkurajuar nga ju që denonconi çdo raste korruptive dhe ju siguroj se kryeministri, kabineti i tij, qëndron dhe do të qëndrojë fyqishëm prapa jush. Në rast se ne realizuam mbi 500 milionë dollarë, kjo ishte në sajë të luftës kundër korrupsionit. Ka ardhur tërësisht nga lufta kundër korrupsionit. Shumë më tepër do të realizojmë me konsolidimin e këtyre procedurave.
Dua të garantoj biznesmenët e Korcës se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për suksesin e tyre.
Janë 3 projekte madhore me Agjencinë Amerikane të Ndihmave. Të treja kanë në qendër biznesin dhe klimën ndaj tij, mbrojtjen dhe transparencën ndaj biznesit. Njëri prej tyre është projekti "One stop shop" që nënkupton që biznesmenitë mund të rregjistrojë biznesin e tij për një ditë. Atë që kemi premtuar asaj do t'i qëndrojmë.
Projekt tjetër është Ombudsman-i i prokurimeve, që do të thotë që kompanitë do të kenë edhe një institucion të pavarur të përërë nga shoqëria civile, i cili do të mbikëqyr ndershmërinë e procesit të prokurimit.
Së treti, është projekti për administrimin e taksave të doganave. Kjo do të thotë që ky sistem duhet të jetë i tëri i informatizuar dhe transparente. Projekti Me "Shqipëria një euro", do të jenë biznesmenët e Korcës dhe të mbarë Shqipërisë që do të përfitojnë. Gjithashtu, Korça do të përfitojë edhe nga Projekti i parqeve industriale.
Ne po ndezim motorrët e investimeve të mëdha në Shqipëri. Jam i sigurt se në 4 vjet mandati, që ju autorizuat, do të realizohen ndryshime të mëdha në mbarë Shqipërinë.
Ne jemi në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat janë shumë të rëndësishme. Janë të rëndësishme për një faktor kryesor, duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Mbetemi i vetmi komb në Ballkan që, për shkak të sistemit kleptokratik, diskutojmë për zgjedhjet. Dua t'i siguroj qytetarët e Korcës se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për zgjedhje tërësisht të lira dhe të ndershme, si një detyrim absolut madhor ndaj vlerave më të çmuara të shoqërisë shqiptare dhe të një shoqërie të qytetëruar.
Unë fola për disa nga reformat kryesore, por janë ndërmarrë disa reforma të mëdha në Shqipëri. Reforma e pronësisë, në aspektin e legalizimit, po ecën me shpejtësi të paparashikuar. Janë mbushur dosjet e 230 mijë ndërtimeve dhe objekteve për t'u legalizuar. Po riorganizohet tërësisht reforma e kthimit dhe kompensimit të pronave. Do të fillojë dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë.
Por çfarë ka bërë opozita në një vit? E nisi me qirinj për krizën që shkaktoi vetë, në mënyrën më të papërgjegjshme, sepse zbrazi digat dhe nuk kontratoi energjinë, vazhdoi me borizanë, me kërcime mbi tavolina vetëm e vetëm për të shëmtuar parlamentin e vendit sepse bllokim nuk mund t'i bëjë. Jam i bindur se shqiptarët në tërësi nuk ndajnë kurrë një qëndrim të tillë dhe nuk pajtohen me qëndrime të tilla. Ne i garantojmë se, pavarësisht nga të gjitha këto, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim, në mënyrë që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Dua t'ju informoj se zgjedhjet janë test dhe do të kenë një kurban, siç ne kemi traditën. Kurbani është Edi Rama. Atë e kanë zgjedhur vet ata. Ne nuk kemi cfarë t'i bëjmë. Pasi nënshkruan paktin, ai u përpoq me të gjitha mjetet që të bindë Ilir Metën për kryetar ashkie në Tiranë. Meta nuk pranoi, duke i thënë se me ty e kemi të sigurt fitoren. I thotë Gjinushit dhe ai i kthen të njëjtën përgjigje. Tani, edhe sikur të dojë nuk tërhiqet dot, sepse është kushti themelor i bashkimit në humbje që Rama të jetë përballë zgjedhjeve.