Gjate vizites qe po zhvillon ne Maqedoni, Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot ne mesdite, ne Struge, nje takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik per Integrim Ali Ahmeti. Menjehere pas taki
Gjate vizites qe po zhvillon ne Maqedoni, Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot ne mesdite, ne Struge, nje takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik per Integrim Ali Ahmeti. Menjehere pas takimit, Kryeministri Nano dhe Kryetari i PBD Ali Ahmeti i jane pergjigjur interesimit te gazetareve ne nje konference per shtypin.
Kryeministri Fatos Nano u shpreh:
Gjej rastin për të falenderuar mikun tim Ali Ahmeti për mikpritjen, si dhe për ta përgëzuar publikisht për rolin konstruktiv që ai po luan në koalicionin qeversisës në Maqedoni, në angazhime jo vetëm vendase, por edhe rajonale dhe ndërkombëtare, për zbatimin e Marreveshjes së Ohrit, në dobi të shqiptarëve dhe maqedonasve, për atdheun e tyre të përbashkët, në dobi të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit të Ballkanit, në dobi të sigurisë së kufijve dhe lëvizjes së lirë të shtetasve të të dy vendeve me kufij më të hapur dhe më të sigurt sesa në të kaluarën, në dobi të reformave evropiane që sjellin standartin europian në qeverisje, institucione dhe në klimën politike, njëlloj si në Shqipëri edhe në vendet e tjera të rajonit.
Kam kënaqësinë të konstatoj se gjeta tek z.Ahmeti të njëjtin vullnet, si tek Kryeministri maqedonas Cervenkovsi dhe, besoj se këtij angazhimi euro-atlantik të secilit prej vendeve të rajonit, nuk mund t`i rezistojë ndonjë opozitë politike apo etnike.
Kryetari i Partise Bashkimi Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh:
Eshtë me rëndësi për t`u theksuar se takimet që po zhvillohen nuk mbeten vetëm në kuadrin e premtimeve boshe, retorikave apo vullnetit të mirë, por këtu bëhen edhe veprime konkrete në krijimin e rrethanave lehtësuese, në qarkullimin e lirë të njerezve dhe mallrave, që janë në interes të mbarë rajonit dhe në vecanti për popujt që jetojnë në fqinjësi të hapur me njëri- tjetrin.
Me rëndësi të veçantë është që ne po përpiqemi të vendosim standarte, që tashmë janë të instaluara me vite në Evropë, standarte të tilla që ne duhet t'i aplikojmë dhe në vendet ku jetojmë. Të gjitha veprimet që do të bëjmë janë në favor të qytetarëve të së ardhmes dhe për këtë do të jemi konseguentë dhe të vendosur që t'i shpiem deri në fund këto probleme me të cilat po merremi.
Pyetje: Eshtë vlerësuar se grupe ekstremiste veprojnë në rajon. A mendoni se janë kërcënuese për rajonin?
Kryeministri Nano: Besoj se ekstremizmi është shumë i lidhur me krimin dhe me trafiqet e paligjshme. Më lejoni të theksoj se trafiku më i rrezikshëm është përpjekja për t`u pasuruar apo pastruar para, duke folur për ndryshim kufijsh. Jam i bindur se përderisa shumica e opinionit publik, politik, shoqëror, edhe në Maqedoni edhe në te gjithë Ballkanin, kërkon paqe, stabilitet dhe lëvizje të lirë, bashkëjetesë, dhe integrim në BE dhe NATO.
Kjo është një mbështetje e fuqishme për bashkëpunim mes faktorëve politikë dhe faktorëve qeverisës në nivel dypalësh dhe shumëpalësh në rajon. Me angazhimet e ndërmarra nga faktorët ndërkombëtarë të pranishëm në evropianizimin e Ballkanit, të konsolidojmë bashkëjetesën për të bërë kufijtë më të sigurt. Të bëjmë të pamundurën që ekstremistët të mos riaktivizojnë dhunën civile dhe ndëretnike dhe ta bëjmë të vështirë mbijetesën e trafikantëve dhe krimineleve të çfaredolloji.
Kryetari i PBDI Ali Ahmeti:Çështja është paksa e ekzagjeruar në Maqedoni nga mediat, kështu që dhe ne nuk kemi atë iluzionin se më një të rënë nuk do të ketë grupe të tilla, sepse edhe shtete më të mëdha se ne dhe me potencial ushtarak, por edhe me demokraci shumë më të gjatë sesa ne, veprojnë grupe të tilla. Eshtë detyrë e drejtpërdrejtë që ne të përmbushim premtimet që i kemi bërë elektoratit. Me grupe qe nuk dëshirojnë paqen dhe stabilitetin, ka institucione përkatëse që merren me këtë fushë veprimtarie. Dhe në këtë drejtim ka bashkëpunim rajonal, në veçanti me Shqipërinë, sepse ne na intereson stabiliteti, na intereson siguria si faktorë shumë i rëndësishëm për të dy vendet për të ecur përpara në drejtimin e ekonomisë dhe përparimit. Sepse këtë e kërkojnë edhe qytetarët e te dy vendeve.