E Diel, 1 Nëntor 2026

Copyright © 2002 The International Herald Tribune | www.iht.com BE dhe Evropa Juglindore kanë nevojë për njëri-tjetrin Fatos Nano, Stjepan Mesic, Boris Trajkovski, and Zoran Zivkovic IH

Copyright © 2002 The International Herald Tribune | www.iht.com

BE dhe Evropa Juglindore kanë nevojë për njëri-tjetrin

Fatos Nano, Stjepan Mesic, Boris Trajkovski, and Zoran Zivkovic IHT
E Enjte, 22 Maj 2003

Një apel

ATHINË: Vitin e ardhshëm Bashkimi Europian do të zgjerohet nga 15 vende në 25 vende. Kjo do ta ndryshojë atë në mënyrë thelbësore. Por gjithashtu kjo do ta transformojë kontinentin tonë, në kontinentin më të madh, më dinamik dhe në tregun e vetëm më të pasur në histori. Për më tepër, zgjerimi do të qetësojë disa nga konfliktet më të fuqishme të shekullit 19 dhe 20. Kjo është një arritje shumë e rëndësishme për të cilën Europianët duhet të jenë me të vërtetë krenare.

Por ndërsa ky është një moment historik që ne të gjithë duhet ta festojmë, detyra e bashkimit të Europës nuk është e plotë. Përderisa e gjithë Europa Juglindore nuk është e integruar në Bashkimin Europian, kjo punë nuk mund të jetë e plotë. Dhe derisa kjo të ndodhë, Europa nuk mund të ndjehet e sigurtë për vetveten.

Gjatë viteve të shkuara, vendet e Evropës Juglindore kanë bërë hapa të mëdhenj në kapërcimin e historive të trashëguara nga një gjysëm shekulli komunizëm dhe 10 vjet paqëndrueshmërie të dhunshme në ish-Jugosllavi. Seicili nga vendet tona e ka bërë këtë duke prezantuar politika zgjeruese, reforma ekonomike dhe sociale. Në të njëjtën kohë, ne kemi theksuar në mënyrë të vazhdueshme premtimin tonë ndaj qëllimit për integrim të plotë në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Prioriteti ynë më i madh që ndahet si nga qeveritë edhe nga qytetarët është anëtarësi e plotë në BE.

Ne e dimë që integrimi në strukturat e BE kërkon shumë përpjekje nga ana jonë dhe ky proçes që varet nga arritjet tona, kërkon kohë. Por gjithashtu ne jemi të bindur se samiti i BE që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Selanik, Greqi, paraqet një mundësi të artë për Bashkimin Europian dhe vendet tona në stabilizimin e një terreni të përbashkët që mund të na udhëheqë drejt progresit konkret.

Ne kemi nevojë që të fokusohemi në disa çështje kyçe. Qeveritë në rajon kanë nevojë të vazhdojnë përpjekjet e tyre në betejën kundër krimit të organizuar. Për më tepër, ne duhet të përpiqemi edhe më shumë për gjetjen e mënyrave efektive në uljen e niveleve të larta dhe të papranueshme të papunësisë dhe të investimeve të pakta që sëmurin rajonin tonë. Të drejtat e njeriut duhet të mbeten në fokusin tonë.

Vrasja tragjike e kryeministrit serb Zoran Gjingjic solli në realitet kërcënimin me vdekje që krimi i organizuar posedon kundër proçesit të reformave dhe demokratizimit të Evropës Juglindore. Fuqizimi i rregullit të ligjit është tashmë një prioritet për të gjitha qeveritë e rajonit. Ne po vazhdojmë të fuqizojmë sistemin tonë ligjor, të shpejtojmë legjislacionin e duhur dhe të përmirsojmë menaxhimin e kufijve. Është arritur një progres i konsiderueshëm përgjatë rajonit në luftën ndaj trafikut të qënieve njerëzore, në luftën ndaj drogës dhe cigareve të pataksuara.

Por kur vjen puna tek stabiliteti, politika është vetëm një anë e medaljes. Për ta nxjerrë veten tonë nga sëmundja e krimit të organizuar ne duhet t'i heqim nga dora këtyre kriminelëve burimet e tyre më të çmuara – kapitalin njerëzor. Dhe për ta bërë këtë, ne duhet që t'u gjejmë punë njerëzve të zakonshëm që duan të jetojnë një jetë të thjeshtë me një punë të ndershme. Fokusi në pjesën tonë të Europës është kalimi nga rindërtimi pas konfliktit në sfidat e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe stabël. Ne posedojmë burime njerëzish të arsimuar dhe punëtorë, por kemi nevojë të dimë se si mund t'i organizojmë sa më mirë aftësitë e tyre.

Stabiliteti afatgjatë për Evropën Juglindore varet nga përmirësimi ekonomik i rajonit, por kjo nuk do të thotë kërkesa e zakonshme për më shumë para. Në të vërtetë ne dëshirojmë të punojmë me mënyrat e BE që paratë që marrim ne, të mund t'i shpenzojmë në një mënyrë sa më efikase që të jetë e mundur. BE ka një dokumentacion të shquar në nxitjen e suksesit ekonomik duke ndihmuar rajonet më të vështira – Irlanda, Greqia, Spanja dhe Portugalia kanë provuar lëvizjet e vërteta në zhvillimin social dhe ekonomik gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Ky ka qenë rezultati i ndjekjes së një recete politike trefishe: integrimi në një treg më të madh, vëzhgimi më i shëndetshëm i makroekonomisë dhe politikave fiskale dhe mbështetje direkte të BE nga i ashtuquajturi kohezion dhe fonde monetare të strukturuara.

Ne po përpiqemi të hapim tregjet tona te fqinjët dhe te BE-ja. Ne kemi bërë progrese të mëdha në kurbën e inflacionit. Dhe jemi të inkurajuar fuqimisht nga propozimi i Greqisë, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, që Samiti i Selanikut të fokusohet në mundësinë e aplikimit të politikave të bashkimit dhe të zhvillimit në rajonin tonë.

Duke u bashkuar këtë javë në Samitin e Forumit Botëror Ekonomik në Athinë, qeveritë tona do të duan të tregojnë që janë të gatshme të bëjnë edhe përpjekje të tjera.

Ne mirëpresim vendet e BE, të cilat kanë sugjeruar që fondet e paraantarësimit të zhbllokohen për të financuar forcimin e bashkimit në vendet tona. Ne pranojmë plotësisht kushtet që do të vendosi BE për kalimin tonë nga faza e rindërtimit në fazën e zhvillimit të bashkimit, përfshirë edhe kushtin e bashkëfinancimit të projekteve të BE.

Nëse njerëzit tanë shohin qeveritë e tyre rajonale që punojnë bashkë me Bashkimin Europian në zgjidhjen e problemeve ekonomike më të mprehta, kjo do të krijojë në mënyrë të padiskutueshme besimin e duhur për investime të mëtejshme. Le t'i japim Europës hijen dhe imazhin që meriton.

Fatos Nano është kryeministër i Shqipërisë, Stipe Mesic është president i Kroacisë, Boris Trajkovski është president i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Zoran Zivkovic është kryeministër i Serbisë.

Copyright © 2002 The International Herald Tribune

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›