Kryeministri Fatos Nano dhe ai maqedonas Branko Cervenkovski u takuan sot ne mbrëmje në qytetin e Ohrit. Pas takimit dy kryeministrat treguan për gazetarët qëllimin e takimit i cili u zhvillua
Kryeministri Fatos Nano dhe ai maqedonas Branko Cervenkovski u takuan sot ne mbrëmje në qytetin e Ohrit. Pas takimit dy kryeministrat treguan për gazetarët qëllimin e takimit i cili u zhvillua vetëm një ditë para konferencës së organizuar nga NATO OSBE dhe Pakti i Stabilitetit, për sigurimin dhe kontrollin e kufijve në Ballkan, konferencë e cila do të mbahet në datat 22-23 maj në njëjtin qytet.
Kryeministri Nano tha se ky është një takim i rëndësishëm në fjalorin politik dhe në marrdhëniet mes dy vendeve, në bashkëjetësën mes shqiptarëve dhe maqedonasve në kohët moderne.
Me pas Kryeministri Fatos Nano u shpreh:
Unë dhe kolegu dhe miku Branko vazhdojmë të punojmë për kufij më të hapur, më të sigurte dhe lëvizje të lirë mes dy vendeve që forcojnë bashkëjetesën e bashkëpunimin dhe itegrojnë më shumë aktorë që nxisin më shumë produkte në dobi të shtetasve të të dy vendve. Para 5 vjetësh në shpallëm Liqenin e Ohrit një liqen të hapur, sot pata kënaqësinë të vij drejtëpërsedrejti në Ohër duke bërë qiejt mes dy vendeve pa kufij. Duke bërë bilancin e punës në 20 javë pas takimit tonë në zonën e Prespës më rezulton që janë zhvilluar 20 takime të dobishme dhe të frytshme mes zyrëtarëve të lartë ekzekutivë të të dy vendeve gjatë kësaj kohe. Jam i lumtur që në këtë periudhë që bashkëpunimi dhe siguria e fqinjësisë së mirë, dhe proçeseve integruese të dy vendeve është pasuruar me dy ngjarje të rëndësishme siç ishte nënshkrimi i Kartës së Ardiatikut mes Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë e SHBA dhe të konsolidohet dialogu politik dhe institucaional me BE në rrugën e realizmit të negociatave e angazhimeve të Stabilizim Asociimit.
Nesër në qytretin e Ohrit do të kemi një rast tjetër në prani të Lordit Roberston për të pasuruar këtë dialog politik dhe për të shtuar angazhimet e përbashkëta që përforcojnë sigurinë e kufijve. Rezultatet kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar do të përshpejtojë procesin e përafrimit për integrim në NATO të dy vendeve tona. Konfirmoj lajmin që dha kolegu Branko se së shpejti edhe Dibra do të jetë qytet i hapur, për lëvizje të lira mes shqiptarëve dhe maqedonsave në të dy anët e kufirit.
Ne ramë dakord të aktivizojmë komisone të përbashkëta dhe të forcojmë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve që do të sigurojë ndërtim rrugësh të reja, që do të identifikojë mundësitë e lidhjes me hekurudhë mes dy vendeve dhe që do të integrojë në bashkëpunimin dypalësh më shumë aktorë nga shoqëria civile nga sipërmarësit nga forcat e armatosura nga policitë e dy vendeve, si edhe shërbimet inteligjente të dy vendeve në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.
I përmenda të gjitha këto për të vënë në dukje faktin e rëndësishëm se po shtohet jo vetëm bashkëpunimi, por edhe përfaqësuesit politikë dhe aktorët e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, në një kohë që zërat për ndërprerjen e bashkëjetësës për kthim në të kaluarën konfliktuale historike në të gjithë rajonin po izolohen dhe po bëhen të pavlevshme për popullsinë e dy vendeve tona.
Ne do të vazhdojmë të punojmë sëbashku në mënyrë që të mos ketë opozitë në asnjërin prej vendeve tona dhe në rajon për të ndërtuar një realitet të ri, një Ballkan të ri dhe një rezultat të prekshëm për të gjithë Ballkanasit në përafrimin dhe integrimin në BE .
Prova më e mirë është suksesi i dukshëm qe po realizohet në implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe në përforcimin e bashkëjetësës së institucioneve shqiptaro maqedonase në vendin tuaj.
Pyetje: Cfarë po bëjnë konkretisht të dy vendet në luftën dypalëshe në luftën ndaj trafiqeve dhe krimit të organizuar?
Mund të konfirmoj se përderisa krimi i organizuar nuk ka kufij apo nuk njeh kufij, qeveritë tona në nivelin dypalësh në programe rajonale dhe në një bashkëpunim më të frytshëm me organizata të specializuara të vendeve evropiane dhe NATO-s po zbatojnë të terren një strategji të menaxhimit të kufijve të luftës kundër trafiqeve dhe të bllokimit të veprimtarive të rrjeteve rajonale dhe ato ndërkombëtare kriminale.
Në këtë luftë të perbashkët pa kompromis kam kënaqsinë të konstatoj përfshirjen gjithnjë e më shumë të agjencive të specializuara të të dy vendeve, që nga shërbimet inteligjente apo policia e kufirit, deri te bashkëveprimi mes organeve të prokurorisë dhe gjykatave të të dy vendeve. Eshtë e rëndësihme që të vlerësojmë se ky bashkëpunim po zhvillohet në të njëjtën kohë me reformat e domokratizimit, të përafrfimit me standartet evropiane dhe euroatlantike të forcave tona të armatosura, të policisë së secilit vend, si edhe poaralel me forcimin e bashkëpunimit midis angjecive të të gjitha vendeve të rajonit dhe shërbimeve të specializuara të vendeve perëndimore. Por në fund na bashkon e njëjta axhendë dhe program reformash për të sjellë menaxhimin e kufijve midis dy vendeve, si dhe mes gjithë vendeve të rajonit, në standartet e levizjes së lirë Shengen.
Kryeministri Branko Cervenkovski:
Dua t'ju perkujtoj se ne takimin e fundvitit te kaluar me kryministrin Fatos Nano u morem vesh te pershpejtojme takimet dhe te bisedojme per te gjitha ceshtjet me interes per bashkpunimin mes dy vende tona. Kete marreveshje jemi dyuke e realizuar.
Pervec takimeve tona te shpeshta jane intensifikuar edhe takimet e perfaqesuesve te tjere nga te dy shtetet, te kryetareve te shteteve, te kryetareve te kuvendeve, te ministrave, te biznesmeneve. Ajo qe konstatojme sot me kenaqesi eshte bashkepunimi intensiv i ministrive te mbrojtjes, te brendshme dhe institucioneve te tjera te sigurise. Kjo nuk eshte vetem deklarative, por reale, konkrete, qe ne te themi se ne keto fusha ne kemi arritur bashkepunim te mire, qe duhet ta intensifikojme me mire edhe ne te ardhmen.
Para disa kohesh Tirana ishte vendi i nje akti shume te rendesishem per tre vendet, jo vetem per Shqiperine, Maqedonine dhe Kroacine, por per tere rajonin. Pra sic e dini u nenshkrua Karta e Adriatikut mes Maqedonise, Shqiperise, Kroacise dhe SHBA, qe do te thote nje nxitje me e shpejte e ketyre tre vendeve ne NATO. Ky eshte edhe nje arsyetim, nje vertetim se rruga qe zgjodhem eshte rruga me e afert per bashkepunimin mes dy vendeve tona.
Biseduam dhe per bashkepunimin ekonomik dhe per realizimin e marreveshjes per tregti te lire qe eshte me interes te jashtezakonshem per qytetaret e te dy vendeve
Ju do te jeni deshmimtare per nje takim te ri te ardhshem te ketij niveli, qe do te jete ne zonen e Dibres dhe do te jeni deshmimtare per hapjen e nje kalimi te ri kufitar qe do te jete me interes per banoret e zonave kufitare te te dy vendeve tona.