E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me znj. Karen Pierce Shefe e Departamentit per Ballkanin ne Qeverine Britanike, e cila shoqerohej nga ambasadori Britanik ne Shqiperi z. David Landsman.

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me znj. Karen Pierce Shefe e Departamentit per Ballkanin ne Qeverine Britanike, e cila shoqerohej nga ambasadori Britanik ne Shqiperi z. David Landsman.

Kryeministri Nano ne fillim te ketij takimi shprehu falenderimet per mbeshtetjen dhe asistencen e ofruar nga Qeveria britanike per perpjekjet e Qeverise shqiptare per te ndertuar nje shtet modern, me qellim qe vendi yne te behet nje partner i ligjshem dhe nje anetar me te drejta te plota ne BE.

"Procesi i negociatave per Marreveshjen e Stabilizim –Asociimit qe kemi nisur , jam i sigurte se do te na afroje me shume dhe do te na lejoje te perfitojme me teper nga eksperienca juaj e vlefshme", tha Kryeministri Nano.

"Shqiperia i ka shpallur nje lufte pa kompromis terrorizmit, krimit te organizuar, trafiqeve ilegale te te gjitha llojeve. Per te luftuar keto te keqia qe nuk kane as komb e as kufij, ne duhet te forcojme bashkepunimin mes strukturave tona te specializuara – u shpreh Kryeministri, duke shtuar se Qeveria shqiptare ka bere hapa perpara ne ndalimin e trafikimit te qenieve njerezore nga brigjet e Adriatikut, duke punuar ngushtesisht me qeverine italiane, greke dhe ate te Malit te Zi".

Kryeministri ka theksuar se ne duhet te thellojme me tej bashkepunimin dypalesh edhe per krijimin e grupeve te specializuara te eksperteve te policise kriminale si ne Tirane ashtu edhe ne Londer. "Puna jone e perbashket do te jete me rezultative nese ne nderrmarrim investigime te perbashketa kunder grupeve te krimit nderkombetar qe operojne ne Shqiperi dhe ne Britani, apo te angazhojme agjente speciale ne identifikimin e aktiviteteve ekonomike qe nxjerrin perfitime te gjeneruara nga aktivitete kriminale ", tha z. Nano.

Kryeministri vecoi nder te tjera edhe faktin se perballe nesh shtrohen edhe shume sfida te tjera, duke vleresuar ndihmen e ofruar nga Qeveria britanike edhe ne fusha te tilla si ne sistemin e drejtesise, ate te financave dhe se fundi ne pergatitjet per Strategjine Kombetare per Zhvillimin Social-Ekonomik permes DFID.
"Nje ndihme e tille eshte shume e rendesishme per permiresimin e aftesive te administrates sone, dhe per perafrimin e te gjithe ekzekutivit drejt standarteve te BE.

Bashkebiseduesit shprehen besimin se Samiti i Selanikut do te shenoje nje hap te ri cilesor ne marredheniet mes BE dhe rajonit tone.

Nga ana e saj znj. Pierce u shpreh e kenaqur me progresin e bere nga Qeveria Shqiptare ne rrugen e saj drejt integrimit euroatlantik te vendit, si dhe theksoi se ne kuadrin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me BE Shqiperia do te vazhdoje te gezoje mbeshtetjen e Qeverise Britanike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›