E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në orën 17.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano filloi mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave Ne kete mbledhje qe u zhvillua me tematike: "Perafrimi i legjislacionit kuader

Sot në orën 17.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano filloi mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave

Ne kete mbledhje qe u zhvillua me tematike: "Perafrimi i legjislacionit kuader ne fushen e marredheineve te punes, ne perputhje me standartet europiane, si dhe mbeshtetja ligjore per nxitjen e investimeve ne fushen e industrise pyjore, shendetesise dhe infrastruktures", mitratoi disa projektligje te rendësishme.

Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise do te pesoje ndryshime te ndjeshme. Jane miratuar keto ndryshime sot nga Qeveria ne nje projektligj te veçante. Ndryshimet e bera ne Kodin e Punes jane refleks i ndryshimeve qe kane ndodhur ne keto afro shtate vjet, ne zhvillimin marredhenieve te punes dhe ne zbatimin ne praktike te tij, qe kurse eshte miratuar ky Kod.
Ndryshimet shtesat e bera ne Kodin e Punes krijone hapesira te reja per mbrojtjen me efektive te punonjesve, veçanerisht te femijeve dhe grave, ne perfitimin e te drejtave te punes si dhe respektimin e lirive sindikale. Keto e afrojne legjislacionin ne fushen e marredhenieve te punes te ne me standartet me te perparuara nderkombetare.

Per nje shoqeri pa arme dhe dhune ky eshte synimi i Projektligjit "Per mbledhjen e armeve, te municioneve dhe materialeve te tjera luftarake" qe miratoi sot Keshilli i Ministrave. Projektligji ka si objekt dorezimin vullnetar, regjistrimin dhe mbledhjen e detyrueshme te armeve, municioneve dhe materialeve te tjera luftarake, te rrembyera ne vitin 1997 dhe qe mbahen pa leje, si dhe masat shtrenguese qe do merren per zbatimin e tij, per te shmangur krimet qe sjellin armet qe jane neper duart e popullates.

Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin: "Për disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr. 7961, dt.12.7.1995, "Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise".
Nevoja e shtesave dhe ndryshimeve ne Kodin e Punes u diktua nga disa rrethana: Kane kaluar rreth 7 vjet nga miratimi i tij dhe gjate kesaj periudhe kane ndryshuar zhvilllimi i marredhenieve te punes dhe praktika e zbatimit te tij si dhe jane shtruar kerkesat e sindikatave e te organizatave te punedhenesve. Shtesat dhe ndryshimet konsistojne ne rregullime me nje zgjidhje me te mire te sakte te nje sere problemeve qe kane lidur gjate praktikes se zbatimit te Kodit te Punes lidhur me mbrojtjen me efektive te te drejtave ne pune te punonjesve ne pergjithesi e veçanerisht ne mbrojtjen e veçante te femijeve dhe te grave, respektimin e lirive dhe te drejtave sindikale, trajtimin me efektiv te konflikteve te punes, duke bere perpjekje qe keto dispozita te harmonizohen me standartet nderkombetare.

Eshte menduar qe dispozitat qe rregullojne te drejtat e greves te perfshihen ne kete Kod, si pjese e konflikteve kolektive te punes. Gjithashtu jane bere perpjekje per permiresimin e sistematikes se disa neneve, ne saktesimin e disa termave dhe shprehjeve, te cilat e bejne me te qarte kuptimin e dispozitave perkatese dhe shmagin keqkuptimet dhe paqartesite te cilat jane vene re ne interpretimin e tyre.

Shtesat dhe ndryshimet qe behen ne Kodin e Punes te Republikes se Shqiperise klasifikohen:
Ne ndyshime thelbesore: qe kane per qellim qe Kodi i Punes te jete ne perputhje me Kushtetuten, me konventat e ratifikuara dhe te pranuara, me Karten Sociale Evropiane te Ndryshuar, te ratifikuar dhe me direktivat e BE-se.

Ne ndryshime plotesuese: te cilat plotesojne dhe qartesojne kuptimin e dispozitave. Keto ndyshime qe behen ne nenet perkatese kane te bejne me disa rregullime e plotesime te kontrates se punes, kur punemarresi nuk e kryen punen, zakonisht ne te njejtin vend, apo punon perkohesisht ne nje shtet tjeter, me saktesimin e kuptimt te puneve familjare si dhe ne plotesimin e boshlleqeve ne rregullimin e marredhenieve te punes nga ligjet e veçanta.
Gjithashtu shtesat dhe ndyshimet kane te bejne me te drejtat themelore, perparesine e normave te se drejtes dhe krijimin e raporteve individuale te punes, te cilat behen ne perputhje me kushtetuten, konventat nderkombetare, akte te tjera ligjore.

Shtesat dhe ndryshimet per detyrimet e punemarrsit, jane te domodoshme dhe kane te bejne me bazen ligjore ne rastet e ndryshimeve te vendit te punes, shmagien e rreziqeve per jeten dhe shendetin e punemarresit ne pune si dhe me qartesimin e kuptimit te ndalimit te konkurences nga punemarresi.

Ndryshimet qe behen ne kreun e detyrimeve te pergjitheshme te punedhnesit dhe ne ate te sigurimit dhe mbrojtjes ne pune te shendetit, sigurojne nje mbrojtje me te mire te personalitetit te punemarresit, te sigurimit te jetes dhe shendetit ne pune, veçanerisht te grave shtatzena dhe nenave me femije ne gji, ne perputhje me direktivat nderkombetare si dhe parashikojne qe masat disiplinore rregullohen edhe me akte te tjera ligjore, perveç kontrates kolektive.

Po ashtu ndryshime behen edhe ne kohezgjatjen e punes dhe pushimeve, te cilat sigurojne mbrojtje me te mire te punemarresve nepermjet kohezgjatjes javore javore te punes nga maksimumi 48 ore ne maksimumi 42 ore si dhe te kohezgjatjes se pushimeve vjetore vjetore me pagese nga jo me pak se tre jave ne jo me pak se kater jave kalendarike.

Ndryshimet ne kreun Mbrojtja e veçante per te miturit dhe grate, sigurojne nje mbrojtje me te mire ne pune per te miturit dhe per grate shtatzena dhe me femije ne gji dhe shmangin abuzimet e punedhenesit si dhe percaktojne punet e veshtira dhe te rrezikeshme, ne perputhje me direktivat nderkombetare.

Ndrshimet ne kreun e pagave saktesojne menyren e dhenies dhe te perdorimit te pages, veçanerisht zevendesimin e minimumit jetik me pagen e paprekeshme, ne rastet kur punedhenesi kompeson pagen me kredi ndaj punemarresit.

Ndryshimet behen edhe ne kreun venia ne dispozicion e punemarrsve dhe transferimi i ndermarrjes. Keto ndryshime kane per qellim qartesimin e pavlefshmerise se pushimit nga puna e punemarresve per arsye te transferimit nga punedhenesi, duke parashikuar nje demshperblim deri ne gjashte muaj.

Ndyshimet behen edhe ne kreun perfundimi i marredhenieve te punes, ku qartesohen procedurat e pushimit nga puna duke i lene barren e proves punedhenesit, i cili duhet te provoje nese eshte zbatuar proceduara e pushimit nga puna. Eshte menduar nje praktike me e favorshme per punemarresin qe zgjidhja e kontrates te konsiderohet e vlefshme dhe per mosrespektim te proceduarave, punedhenesi t'i paguaje punemarresit nje demshperblim te barabarte me dy paga mujore. Kjo proceduare, si rregull, eshte parashikuar te zbatohet ne rastet e zgjidhjes se menjehereshme te kontrates. Zgjidhja e kontrates per shkaqe abuzive nga punedhenesi te jete e pavlefshme. Gjithashtu ndryshimet bejne te mundur qe punemarresi te te mbrohet, ne rastin e pushimit nga puna, edhe gjate kohes kur ai kryen sherbimin ushtarak, eshte me leje te zakoneshme ose me pushime te tjera te dhena nga punedhenesi.
Gjithashtu ndryshimet percaktojne edhe konsiderimin e pushimit kolektiv nga puna ne dy elemente kryesore: kur arsyet nuk kane te bejne me punemarresin dhe kur numri i punonjesve te pushuar brenda afatit prej 90 ditesh ne varesi te numrit te punonjesve te ndermarrjes. Behen saktesime edhe lidhur me repektimin e proceduarave nga punedhene si dhe caktohet demshperblimi prej 6 muaj page per mosrespetim te procedures nga punedhenesi, si dhe detyrimi per rrimarrjen ne pune.

Ndryshime behen edhe ne lidhje me marreveshjen kolektive te punes. Ne kete rast ndryshimet mbajne parasysh problemet e identifikuara gjate ketyre viteve dhe u japin zgjidhje me racionale shqetesimeve dhe veshtiresive te hasuar lidhur e bisedimet per lidhjen e marreveshjes kolektive. Ato u japin zgjidheje rasteve te kundershtimit te perfaqesueshmerise dhe percaktimit te sindikates ose sindikatave me te perfaqesuara, nepermjet aktit noterial per perfqesueshmerine, zyres se pajtimit dhe votimit.

Nryshime e bera ne kreun organizatat profesionale bejne me te qarte kuptimin e ketyre organizatave te punemarresve e punedhenesve si dhe te federates dhe Konfederates. Jane shtuar disa dispozita qe garantojne nje sere lehtesish per drejtuesit e sindikatave me qellim qe ata te kryejne pa pengesa veprimtarine sindikale, ne perputhje me direktivat nderkombetare.

Nje rendesi e veçante i eshte kushtuar edhe kreut per konfliktet kolektive, qe perbejne ceshtjen me te diskutuar te Kodit, por perfshirja e te drejtes se greves ne kete kre e ploteson ate. Keshtu eshte percaktuar me qarte roli ndermjetesit si funksion zyrtar dhe roli I zyres se pajtimit per zgjidhjen e konflikteve. Motivimi nga shteti , nepermjet shperblimit, te zyres se pajtimit do te rrise efektshmerine e zgjidhjes e konflikteve kolektive te punes dhe do te forcoje bashkepunimin trepalesh.

Permiresime jane bere gjithashtu edhe ne lidhje me administraten e punes, ndryshime te cilat sunojne ne zgjerimin e fushes se veprimtarise se Keshillit Kombetar te Punes me politikat e punesimit dhe mbrojtjes sociale si dhe prognozat e zhvilllimit ekonomik e social te vendit. Eshte parashikuar rritja e numrit te perfaqesimit te pales se Qeverise nga 5 ne 7 anetare, duke shtuar perfaqesimin e sektorit te industrise dhe energjetikes si dhe ate te ekonomise. Keshilli Kombetar i Punes parashikohet te kete nje buxhet te pavarur.

Ndryshimet dhe permiresimet ne Kodine Punes e perafrojne legjislacionin e punes me ate te standarteve nderkombetare.

Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e sotme miratoi Projektligjin: "Per mbledhjen e armeve, te municioneve dhe materialeve te tjera luftarake".

Ky projektligj ka si objekt dorezimin vullnetar, regjistrimin dhe mbledhjen e detyrueshme te armeve, municioneve dhe materialeve te tjera luftarake, qe mbahen pa leje, si dhe masat shtrenguese qe merren per zbatimin e tij.
Procesi i mbledhjes se armeve behet ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe synon qe ne bashkepunim me shoqerine civile, donatoret dhe me organizamt nderkombetare, sensibilizimin e opinionit per krijimin e nje shoqerie pa arme dhe dhune.

Ky projektligj u hartua pas berjes se bilancit te armeve te grumbulluara dhe armeve te grabitura ne vitin 1997, qe rezolton se ne duart e popullates jane ende rreth 45 perqind e tyre.
Ky projektligj eliminon vakumin ligjor ne fushen e mbledhjes se armeve te krijuar pas perfundimit te afatit ligjor me 4 gusht te ketij viti, te ligjit nr. 9388 dt.05.08.1998 "Per grumbullimin e armeve dhe te municioneve luftatake", pasqyron eksperiencen e fituar ne keto kater vjet, si dhe siguron vazhdimin e projekteve te donatoreve e organizatave nderkombetare te cilat mbeshtesin dorezimin vullnetar te armeve me projektet e zhvillimit ne zonat e ndryshme te vendit. Projektligji gjithashtu siguron vazhdimesine e procesit te mbledhjes se armeve nga duart e populates, kombinimin e procesit te detyrar te armeve me ate vullnetar dhe regjistrimin e armeve pa leje qe mbahen nga shtetasit.
Projektligji krijon hapësira që, ne kete proces te perfshihen me pergjegjesi te gjitha hallkat e pushtetit vendor dhe per penalizimin e te gjithe atyre shtetasve qe nuk pranojne ne menyre te perseritur te dorezojne armet qe mbajne pa leje.

Per realizimin e procesit te te mbledhjes se armeve krijohet Komisioni Qendror i Mbledhjes se Armeve qe drejtohet nga Zevendeskryeministri.

Nje tjeter projektligj qe miratoi sot Keshilli I Ministrave eshte edhe ai "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen "Per tregtine Nderkombetare te Specieve te Rrezikuara te Flores dhe Faunes se Eger (CITES)"".
Nje nga qellimet te CITES eshte monitorimi i tregtise se specieve ose pjeseve te tyre sipas kushteve qe parashikon kjo konvente. Aderimi i Shqipërise ne kete konvete do te ndihmoje ne kontrollin e veprimtarise eksportuese te mjaft specieve te rrezikuara dhe te rralla te faunes dhe flores siç jane Riqebulli, ariu, macja e eger, derri i eger, kunadhja etj. qe vriten dhe u tregtohet lekura ose tregtohen te ballsamosuara si dhe bimet aromatiko-mjeksore ku hyjne ato mjaft te rrezikuara si çaji i malit, eksporti i lendes se drurit etj.
Shqiperia, fale veçorive natyrore, do te luaje nje rol te rendesishem ne nivel rajonal dhe global, duke kontribuar ne kontrollin tranzit te tregtise se specieve te rralla te rrezikuara. Me aderimin ne kete konvete Shqiperia do te percaktoje institucionet qe do te kryejne funksionet si Autoritete Menaxhese dhe Autoritetet Shkencore qe se bashku do te do te sigurojne zbatimin e konventes.

Keshilli i Ministrave miratoi edhe Projektligjin: "Per miratimin e kritereve dhe te termave kryesore te zgjidhjes se borxhit te jashtem te trasheguar, te papaguar, te Shqiperise" .
Sipas ketij projektligji, ngarkohet Keshilli i Ministrave, qe ne perputhje me keto kritere e terma kryesore, te miratoje zbatimin, rast pas rasti te termave dhe kritereve per zgjidhjen e borxhit te jashtem te trasheguar, te papaguar. Projektligji ngarkon Komitetitn Qeveritar te Bisedimeve te Borxhit te Jashtem, me cilesine e perfaqesuesit te shtetit shqiptar te realizoje zbatimin e strategjise se zgjidhjes se borxhit te jashtem, sipas proceduarave perkatese ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›