E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano: Po japim këtë konferencë për shtyp me përfaqësues te medias shqiptare e maqedonase, në krah të Kryeministrit të Republikës fqinje të Maqedonisë. Në këtë vizitë t

Kryeministri Nano:

Po japim këtë konferencë për shtyp me përfaqësues te medias shqiptare e maqedonase, në krah të Kryeministrit të Republikës fqinje të Maqedonisë.
Në këtë vizitë të rëndësishme dhe miqësore ne rajonin që lidh kufijtë dhe njerëzit e dy vendeve tona, me të cilen po japim sinjalin e kësaj faze të re të marrëdhënieve te bashpëpunimit e të fqinjësisë së mirë midis shqiptarëve dhe maqedonasve dhe institucioneve përfaqësuese te tyre, e cila do të aktivizojë jo vetëm marrëveshjet e nenshkruara katër vjet më parë midis dy qeverive, por dhe do të vërë në veprim një program të përbashkët, iniciativash për bashkëpunim politik, ekonomik, për siguri dhe për integrim euroatlantik, që do të konsolidojë rolin e Tiranës dhe të Shkupit si faktorë të europianizimit të Ballkanit dhe të bashkëjetesës midis komuniteteve të ndyshme etnike në ndërtimin e institucioneve të standartit europian në të gjitha vendet e rajonit.

Preferuam, sot, të ngjyejmë këpucët me baltën e Liqenasit, për të kuptuar së bashku nevojën e investimeve të përbashkëta dhe zhvillimin e rajoneve kufitare që, jo vetëm ndërtojnë infrastruktura moderne te lëvizjes se lirë, por dhe forcojne besimin dhe klimën e bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe maqedonasve për të ardhmen e përbashkët europiane.
Mirëse erdhët zoti Cërvenkovski dhe besoj se të njëjtin privilegj do të më jepni dhe mua, pas pak çastesh, ne pjesën tjetër të kufirit.

Kryeministri Branko Cërvenkovski:

Do të jap një deklaratë shumë të shkurtër sepse pak më vonë do të organizojmë një konferencë për shtyp në të cilën do të bëni pyetje edhe ju dhe do të merrni pergjigje per ato qe do te interesoheni.

Sot patëm një takim me mikun tim të dashur, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Fatos Nano, me te cilin biseduam për një bashkëpunim bilateral dhe, siç u shpreh zoti Nano, se si ta realizojmë numrin e marrëveshjeve që kemi nënshkruar para katër vjetësh.
Midis Maqedonisë dhe Shqipërisë ekziston Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, mirëpo niveli i shkëmbimeve tregtare nuk është në nivelin e duhur dhe eshte shumë larg mundësive të ekonomive të të dy vendeve. Detyrë e qeverive tona është që këtë situatë ta përmirësojmë. Pikerisht për këtë biseduam edhe sot.
Një prioritet tjetër, per te cilin biseduam, është edhe Korridori i Tetë me të cilin do të realizohet lidhja infrastukturore, energjetike dhe e telekomunikacionit midis të dy vendeve.
Në lidhje me bashkëpunimin në planin e sigurisë së shpejti do të zhvillohet një takim midis ministrave të mbrojtjes të dy vendeve. Sot u morëm vesh që të zhvillohet edhe një takim midis ministrave perkates: të Punëve të Brendëshme dhe të Rendit Publik. Qëllimi ynë është një siguri më e madhe në kufirin tonë të përbashkët, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, iniciativë e cila, besojmë se nuk do të mbetet vetëm midis dy shteteve, por do të ngrihet e do të avancohet në iniciativë rajonale ku do të bashkohen edhe vende të tjera të rajonit.

Iniciativa jonë e përbashkët e Shqipërisë dhe Maqedonisë mbetet integrimi i dy vendeve në NATO dhe në Bashkimin Europian. Një nga detyrimet për avancimin e tyre është dhe suksesi i bashkëpunimit të tyre midis shteteve dhe atij rajonal, jo të presim iniciativat e të tjerëve, por përkundarzi, ne t'i inicojmë këto dhe t'i ftojmë të tjerët të na bashkohen. Në muajin maj të vitit të ardhshëm do të organizohet një konferencë për sigurimin e kufijve në bashkëpunim me NATO-n.

Dhe së fundi, për atë që theksoi zoti Nano, takimin tonë të parë, të kësaj periudhe e mbajtëm, jo në Shkup apo në Tiranë, ku do të shfrytëzonim mjediset qeveritare, as në hotelet e Ohrit, të Durrësit apo të Pogradecit, por pikërisht këtu në Prespën e Vogël, për të shprehur iniciativën tonë, për të qënë këtu pranë shtetasve të këtij rajoni, pranë qytetarëve, që të ballafaqohemi me problemet që kanë ata këtu.
Jemi të gatshëm që bashkërisht të punojmë në Rajonin e Ohrit dhe të Prespës për realizimin ne praktike te marrëveshjeve.
Ju falenderoj për vizitën dhe praninë tuja këtu.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›