E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjecaj Kunata nuk ka pse te dije per biznesin tim

07/10/2010Bashkaksioneri me Prudentinon sqaron pozicionin

Ne nje interviste per Ora e intervistes te Alfred Pezes Ervis Gjecaj ka theksuar se nuk ka pasur dijeni mbi aktivitetin e Albino Prudentinos. Madje ai shtoi se i akuzuari si anetar i Sakra Korona Unitas ka nje aktivitet te ligjshem ne Itali ne nje kompani bastesh e cila eshte akoma ne funksionim. Ndaj duke pare kete aktivitet te ligjshem si dhe deshmine e penalitetit Gjecaj ka theksuar se kishte teresisht te drejten e nje bashkepunimi. Nderkohe ai shton se akuzat ndaj tij kane ardhur pikerisht ngaqe eshte kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Kunata ime nuk ka pse te dije per aktivitetet e mia ashtu si dhe une per punen e saj - eshte shprehur Gjecaj gjate intervistes duke shtuar se Bregun e ka takuar mjaft rralle por dhe gjate takimeve jane zhvilluar biseda familjare. Ne lidhje me situaten e krijuar Gjecaj theksoi se ka qene Majlinda Bregu qe pas arrestimit te Prudentinos i ka kerkuar sqarime mbi situaten dhe marredheniet e biznesit. Gjecaj thekson se Bregu as e ka takuar dhe as ka zhvilluar biseda telefonike me Prudentinon pasi ky i fundit ka qene vetem nje aksioner ne nje nga kompanite.

Ne lidhje me mossekuestrimin e ish-Arturit Gjecaj eshte shprehur se kompania me te cilin ai ishte aksioner me Anxhelo Prudentinon nuk kishte asnje lidhje me Arturin pasi jane aktivitete te ndryshme dhe me pronare te ndryshem. Ndersa mbi faktin e pezullimit te aktivitetit tek Arturi ai thekson se qe prej shtatorit pabi eshte mbyllur per rikonstruksion dhe se mjaft shpejt do te rihapet me nje kllab dimeror.

Ne lidhje me bashkepunimin mes tij dhe Prudentinos Gjecaj shton se kishin ne projekt ndertimin e nje kompanie bastesh por tashme nuk do te mund te realizohet. Ndersa per shitjen e aksioneve te kompanise ku ishte aksioner Prudentino ai tha se eshte bere per shkak te rrethanave te krijuara me kerkese te vete Prudentinos por dhe te aksionereve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›