Mungesa e parave leshon ujin ne Gjirokaster

Bllokimi i kolektoreve ka sjelle probleme ne rruget e brendshme. Ujerat kane sjelle sasi te konsiderueshme mbetjesh dhe inertesh
GJIROKASTR- Mungojne fondet per mirembajtjen e kolektoreve permbyten serish rruget ne Gjirokaster. Ka mjaftuar vetem shiu i pare i vjeshtes qe banoret te perballen me nje gjendje aspak normale e qe per fat te keq eshte e njohur. Bllokimi i kolektoreve ka bere qe te gjithe ujerat te vershojne ne rruge duke sjelle me vete mbetje urbane e inerte.
Shirat e rrembyeshem te rene gjate nates dhe gjithe paradites kane sjelle permbytjen e mjaft rrugeve banesave e bizneseve ne qytetin e Gjirokastres ndersa bulevardi kryesor ne lagjen 18 shtatori eshte kthyer ne kosh mbeturinash.
Keshtu qe prej mengjesit pjesa me e madhe e akseve te brendshme si shkak i bllokimit te kolektoreve kane qene plotesisht te mbuluara nga ujerat duke e bere mjaft te veshtire levizjen e automjeteve dhe kembesoreve.
E njejta situate eshte paraqitur ne te gjitha zonat e qytetit duke krijuar nje situate jonormale. Nderkohe vershimit te ujerave nuk i kane shpetuar as disa banesa e biznese. Ne lagjen Palorto mjaft shtepi jane permbytur duke u shkaktuar ne kete menyre deme te konsiderueshme familjare. Po keshtu edhe shume biznese kane pesuar te njejtin fat. shte bllokuar tubacioni i ujerave te zeza dhe ndaj ka ardhur e gjithe kjo situate.
Prej kohesh kemi kerkuar qe te pastrohen e te riparohen por u be vetem nje investim qesharak me disa kapake pusetash. Jemi detyruar ta pastrojme vete sot kurse demet qe me jane shkaktuar jane shume te medha. Bashkia e ka per detyre tu pergjigjet taksapaguesve por nuk e ben kete- eshte shprehur Shpetim Malile pronar i nje punishteje mobilerie ne lagjen 18 shtatori.
Nderkohe ujerat e shumta te perrenjve kane sjelle ne bulevardin kryesor te qytetit sasi te konsiderueshme mbetjesh urbane dhe inerte duke e kthyer kete te fundit ne nje kosh te madh mbeturinash. Po keshtu ne pjesen me te madhe te shkollave mesimi eshte zhvilluar i pergjysmuar per shkak te problemeve te shumta.
Prej shume vitesh gjate cdo stine dimri qyteti i Gjirokastres permbytet shpesh per shkak te mungeses se fondeve qe do te benin te mundur mirembajtjen e kolektoreve dhe kanalizimeve te ujerave te bardha. Nga ana tjeter vazhdimisht ndermarrja e ujesjelles- kanalizimeve ka theksuar se nuk disponon fonde per kete qellim.