E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja e te denuarit lihen ne burg policet

Vendimi/ Policet e toges se shoqerimit shefi i sigurise dhe mjeku jane lene ne qeli pas ngritjes se akuzes per shperdorim detyre. Lihet i lire vetem drejtuesi i mjetit

SHKODR - Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder per nente nga te ndaluarit per shperdorim detyre lidhur me ikjen e te denuarit Admir Tafili gjate lejes disaoreshe qe i ishte dhene nga burgu i Shenkollit ne Lezhe.


Nderkohe eshte vendosur masa detyrim paraqitje per shoferin e mjetit te burgut qe ka transportuar dy vellezerit Tafili dhe policet e burgut qe do ti shoqeronin e ruanin ata. Te gjithe te ndaluarit jane paraqitur vecmas para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Irida Kacerja.


Perfaqesuesja e akuzes prokurorja Manjola Trungu ka argumentuar akuzen e shperdorimit te detyres per tete prej te ndaluarve dhe shperdorim detyre dhe dhenie ndihme te te denuarit per tu larguar per dy te tjeret Nazmi Demerxhiun shef i sigurise prane burgut te Shenkollit dhe Fatos Frangun mjek ne kete burg.


Sipas prokurores grupi i toges se shoqerimit te dy vellezerve Tafili te cilet do te kalonin disa ore me leje ne shtepine e tyre nuk i ka kryer detyrat e tij duke iu shmangur planit per vendosjen e tyre ne ruajtje te dy te denuarve per krime te renda dhe qe paraqesin rrezikshmeri kane neglizhuar ruajtjen e tyre dhe nga kjo ka ardhur dhe pasoja e largimit te Admir Tafilit.


Sipas prokurores ka qene shefi i sigurise se burgut te Shenkollit Nazmi Demerxhiu qe ka inspektuar dhe ka shkuar te kontrolloje grupin qe shoqeronte dy vellezerit Tafili dhe ka konstatuar mungesen e njerit prej tyre Admir Tafilit.


Ne kete faze te hetimeve ka theksuar prokurorja eshte provuar se anetaret e toges se shoqerimit e kane konsumuar shperdorimin e detyres pasi kane bere kontroll te percipte te banesave te familjes Tafili kane konstatuar se disa nga dritaret nuk ishin me skare hekura por nuk kane qendruar per te bere roje prane tyre por jane ulur ne oborrin e baneses dhe kane ngrene e pire ne dreken e shtruar nga familja Tafili.


Per shoferin e furgonit te burgut te Shenkollit Arben Lazri eshte konstatuar se ai ka vetem shkeljen e mosqendrimit ne vendin e tij tek automjeti.


Trupi gjykues ka vendosur detyrim per paraqitje per shoferin Arben Lazri i cili eshte liruar nga salla e gjyqit. Per te gjithe te pandehurit e tjere eshte vendosur masa arrest ne burg. Shqyrtimi gjyqesor per Nazmi Demerxhiun dhe mjekun Fatos Frangu ka perfshire prova e kerkesa te tjera. Nazmi Demirxhiu eshte akuzuar nga prokuroia dhe per dhenie ndihme te denuarit per tu larguar.


Sipas prokurores duke qene shef i sigurise Demirxhiu ka bere dy raporte dhe njoftimi i policise se Shkodres per ardhjen me leje disaoreshe te dy personave me rrezikshmeri te larte eshte bere me telefon dhe jo zyrtarisht.


Per mjekun Fatos Frangu Trungu ka deklaruar se mjeku nuk kishte verifikuar dy letrat jozyrtare te leshuara nga qendra shendetesore e lagjes ku jeton Kimete Tafili nena e te larguarit dhe nga mjekja e urgjences se spitalit.


Dy letrat edhe pse kane vulen personale te mjekes nuk kane vleren e nje raporti zyrtar te institucioneve shendetesore te Shkodres. Aty thuhet se Kimete Tafili ka qene e shtruar ne spital ne fakt ka rezultuar se ajo ka qene vetem 2 ore ne spitalin e Shkodres me date 27 shtator.


Sipas prokurores mjeku i burgut duhej te verifikonte gjendjen shendetesore te nenes se te denuarve dhe te vleresonte nese u duhej dhene leje. Fakti qe te denuarit dhe policet jane pritur nga Kimete Tafili ne gjendje te mire shendetesore sjell dyshime per leshimin e lejes shendetesore per djemte e saj.


Nderkohe avokati mbrojtes u shpreh se klienti i tij e kishte te pamundur te verifikonte gjithe lejet shendetesore qe i paraqiten nga te burgosurit porse ai bazohet ne ate qe eshte shkruar nga mjeke te tjere. Kerkesa e mbrojtjes ka qene per vleresim te paligjshem te ndalimit te mjekut Fatos Frangu dhe lirimin e tij te menjehershem.


Sipas saj mjeku nuk mban pergjegjesi per te qenet fals apo jo te nje dokumenti qe i paraqitet pasi ate duhet ta bejne persona te tjere. Perfundimisht per te pandehurit Nazmi Demerxhiu Sabah Selmani Gjon Lleshgega Alban Martinaj Gjok Marku Viktor Jaku Gazmir oku Geg Gjeci Fatos Frangu eshte vleresuar i ligjshem ndalimi dhe eshte caktuar si mase sigurie arrest ne burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›