E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirdite punimet ne autostrade rrezikojne shembjen e shtepive

RRSHEN - Tre familjeve u jane permbytur shtepite per shkak te ujerave te llumta qe u kane vershuar brenda. Nderkohe ne fshatin Nderfushas behet e ditur se dy shtepi ne qender te fshatit pak metra poshte autostrades kane pesuar rreshqitje ne pjesen e oborrit dhe nga momenti ne moment po u afrohet themeleve pasi jane rrembyer muret mbrojtese.


E gjitha per shkak te devijimit te perrenjve dhe nje konfigurimi tjeter te terrenit per shkak te punimeve te kryera pergjate autostrades ndersa nuk eshte marre asnje mase nga kompanite ndertuese per te siguruar shtepite ne vijimesi aty ku ata kane punuar e devijuar dhe perrenjte per tu rene ne kurriz te shtepive te ketyre banoreve.


Mesohet se ujerat e perroit te Qafe-Kumbulles te perziera me inerte nga mali kane sjelle probleme dhe ne autostrade ndersa jane vene makineri ne pastrimin e saj. Ujerat e shumta kane hyre dhe ne ambientet e firmes se ndertimit te kesaj autostrade ne fjetore te punetoreve dhe magazine.


Tre shtepite e permbytura jane ne lagjen e ndertimit te Rreshenit ne rrethina pasi kane vershuar ujerat e perrojt te Kacorrajve i cili ka dale mbi argjinaturat mbrojtese dhe per pasoje ujerat kane vershuar ne tri shtepite ne mbi 50 cm ne katet e para ku banojne qytetare.


Bashkia ka ngritur shtabin e punes ndersa mesohet nga burimet e nenprefektures Mirdite se nje shtab i zgjeruar eshte ngritur per gjithe rrethin per te evidentuar permbytjet dhe dhene ndihmen paraprake ne bashkepunim me njesite vendore. Nderkohe qe tek tuneli i Thirres jane vene ne pune makineri qe kane punuar pergjate gjithe nates dhe dites.


Angazhimi i mjeteve te shumta ka bere qe te mos bllokohet tuneli. Por nderkohe mesohet se jane disa vende te tjera ne austotarade ku ka pasur renie inertesh nga malet si dhe shembje te skarpatave te larta cka e ben problematike kalimin e automjeteve te shumta dhe sidomos sigurine pasi shembjet mund te jene krejt te papritura.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›