E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkatari i Karavastase Lagunen e shitem pa presion

Aksioneret ia shiten aksionet disa personave per 60 mije leke te reja secili

TIRAN- Seanca gjyqesore ndaj te akuzuarit si kreu i Bandes se Lushnjes te pandehurit Aldo Bare vazhdoi dje me pyetjen e deshmitarit te akuzes peshkatarit Naum Prendi ish-bashkepronar i Lagunes se Karavastase te cilen ne vitin 1998 ia kane shitur te pandehurit.


Sipas plakut Prendi ne Lagunen e Karavastase peshkataret ishin edhe punetore edhe aksionere. Te ardhurat qe mblidheshin nga shitja e peshkut ne fillim te cdo muaji ndaheshin nga ekonomistet. Kur ndodhen trazirat e vitit 1997 ne e ruajtem Lagunen.


Me pas ne Lushnje kishin filluar vrasje te shumta. Ne u frikesuam nga keto ngjarje ndersa nje dite erdhen disa djem dhe na thane qe tiu firmosnim ca letra per te kaluar lagunen nen ruajtjen e tyre. Ne firmosem dhe morem nga 60 mije leke te reja por nuk e dinim qe ia kishim shitur ndonje personi por ia kishim dhene ne ruajtje-theksoi deshmitari Prendi.


I pyetur nga vete i pandehuri Bare se per fimosjen e ketyre kontratave a kishin qene te detyruar apo nen presion deshmitari Prendi e mohoi nje gje te tille. Ai u shpreh Jo nuk kemi pasur presion. Ne fund te deklarimit peshkatari Prendi shtoi se personat qe e moren nen ruajtje Lagunen paten ngritur postbllok ne hyrje dhe nuk mbante mend te kishin pasur arme.


Pas deshmise se Prendit Gjykata per Krime te Renda konstatoi se nuk jane paraqitur deshmitaret e tjere te akuzes duke e nderprere seancen gjyqesore dhe duke e shtyre ate per javen e ardhshme. Gjate kesaj kohe sipas gjykates do te njoftohen deshmitaret e fundit te akuzes dhe me pas do te vazhdohet me thirrjen e deshmitareve te mbrojtjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›