Gjehen trupa nga avioni i Air France
Ekipe kërkimesh braziliane thonë se kanë gjetur trupa dhe pjesë të avionit Air France 447, i cili u përplas të hënën në ujrat e Oqeanit Atlantik.
Koloneli i Forcave Ajrore braziliane Jorge Amaral i njoftoi gazetarët mbi këtë zhvillim, por nuk dha më shumë detaje.
Hetuesit francezë thanë sot se kompania Airbus, avioni i së cilës u rrëzua ditën e hënën, kishte zbuluar probleme me leximin e shpejtësisë nga avionët e vet të tipit A3330 dhe kishte rekomanduar ndryshimin e sensorëve në këto aeroplane.
Air France nuk kishte marrë masa në lidhje me këto rekomandime.
Shefi i hetimeve të palës franceze, Pol Luis Arslanian, tha se nuk mund të konfirmonte nëse sensorët kishin luajtur ndonjë rol në lidhje me aksidentin ajror. //ek