Gjejnë shesh dhe bëjnë përshesh
Edhe seanca plenare e fundit e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës u zhvillua për orë e orë të tëra debati parlamentar rreth projektligjit për ndryshimet në ligjin e buxhetit të shtetit, përsëri nuk solli asgjë të re. Si përherë në këto vite, kur është bërë zakon që qeveria t’u paraqesë deputetëve për miratim dy–tre herë në vit amendime të një prej ligjeve më të rëndësishme të çdo 12-mujori, seanca e së hënës që lamë pas, u shoqërua me debate, me kritika të ashpra nga opozita parlamentare etj, por edhe me vlerësime pozitive absurde të maxhorancës kuvendore ndaj veprimtarisë së qeverisë së dalë prej saj. Nëse qenë të arsyeshme këto vlerësime, kjo është bërë e qartë tashmë, kur vendin e ka përfshirë një krizë komplekse, brenda së cilës spikat trishtueshëm e shqetësueshëm edhe ajo ekonomike.
Do të duheshin faqe e faqe të tëra, ndoshta edhe fashikuj voluminozë për të prezantuar, qoftë edhe telegrafisht, realitetin e hidhur që po përjeton Shqipëria nën drejtimin e një të tillë maxhorance parlamentare dhe pushteti ekzekutiv, të dyshuar edhe si ilegjitimë. Por, mbase nuk do të ishte e tepërt të theksohej që një nga shtigjet që i shpie pa pengesa ministrat tanë në atë shesh ku mund të bëjnë përshesh është, jo vetëm paaftësia apo babëzia e shfrenuar për pasurim në kurriz të elektoratit të tyre, por edhe vakuumi kushtetues e ligjor rreth përgjegjësisë së Këshillit të Ministrave dhe anëtarëve të tij. Vet fjalën “përgjegjësi” për këtë organ të lartë, Ligji ynë Themelor e përmend në mënyrë periferike vetëm në dy dispozita, kur bëhet fjalë mbi nxjerrjen e akteve normative për marrjen e masave të përkohshme, si edhe për drejtimin e veprimtarisë nën kompetencë e ministrit. Ndërkohë që Ligji ynë Themelor nuk trajton as përgjegjësinë kolegjiale dhe as atë individuale të anëtarëve të qeverisë, krahas doktrinës kushtetuese, kushtetuta të mjaft vendeve europiane e zbërthejnë konkretisht konceptin e kësaj përgjegjësie, e cila vështrohet kryesisht në tre drejtime: politike, penale dhe civile.
Ndonëse Kushtetuta italiane (si edhe ato të vendeve të tjera) në nenin 95/2 të saj i ngarkon ministrat me përgjegjësi kolegjiale për aktet e Këshillit të Ministrave, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk përmend shprehimisht përgjegjësinë politike të tyre, çka interpretohet prej përmbajtjes së disa dispozitave të këtij dokumenti bazik të shtetit tonë. Sidoqoftë, nga neni 17 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave mund të nxirret përfundimi se, ministri duhet ta pranojë përgjegjësinë për të gjitha aktet e marra kolegjialisht nga qeveria, edhe nëse nuk ka marrë pjesë në ndonjë nga mbledhjet përkatëse të saj. Ndonëse, tërthorazi, por në mënyrë disi më të shprehur, neni 80 i Kushtetutës sonë ngarkon kryeministrin dhe çdo anëtar tjetër të Këshillit të Ministrave që t’u përgjigjen politikisht interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve. Dhe, megjithatë, kryeministri dhe ministrat tanë aktualë përmbajtjen e këtyre përgjigjeve e kanë kuptuar dhe praktikuar si raste për t’ua lëshuar frerin gjuhës dhe gjesteve të veta që t’u përvishen oponentëve politikë në mënyrat më brutale dhe më banale, ashtu siç ka ndodhur shpesh edhe në sallën e parlamentit, edhe në dy seancat e fundit plenare të tij.
Që këtej tërhiqet vëmendja edhe për përgjegjësinë penale eventuale. Mirëpo, nëse kjo parashikohet për Presidentin e Republikës (neni 90/2 i Kushtetutës sonë) dhe për deputetët (neni 73/2/3 i saj), asnjë fjalë nuk thuhet për anëtarët e qeverisë. Sigurisht, neni i përmendur pak më sipër vlen dhe zbatohet edhe për ata ministra që nuk janë deputetë. Por, kjo përgjegjësi shtrihet për vepra penale të zakonshme, përderisa asnjë dispozitë nuk shprehet për vepra penale të kryera gjatë ushtrimit të veprimtarisë qeveritare, ministrore. Në këtë drejtim, mund të thuhet pa rezerva, se nuk ka munguar tradita kushtetuese në Shqipëri, po të marrim parasysh, për shembull, nenin 110 të Statutit të Mbretërisë Shqiptare (1928), ose nenin 67/I të Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë (1946). Ndërsa, edhe aktualisht plot kushtetuta të vendeve të tjera parashikojnë përgjegjësinë penale të anëtarëve të qeverisë. Mjafton të përmendim këtu Kushtetutën e Italisë, në nenin 96 të së cilës përcaktohet që kryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministrat vihen në gjendje akuze nga Parlamenti për vepra penale të kryera gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Ashtu sikurse neni 142 i Kushtetutës së Austrisë parashikon kompetencën e Gjykatës Kushtetuese të këtij vendi, për të vënë nën akuzë për shkelje të ligjit, veç të tjerëve, edhe anëtarët e qeverisë federale, me vendim të Këshillit Kombëtar.
Këto kushtetuta dhe dokumente të tjera të vendeve europiane parashikojnë, gjithashtu, edhe përgjegjësinë civile të posaçme të anëtarëve të qeverisë, për dëmet që u kanë shkaktuar të tjerëve gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre (neni 28 i Kushtetutës së Italisë). Sikurse, Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë e vitit 1946, e cila i përcaktonte ministrat si përgjegjës edhe për dëmet që mund t’i shkaktonin shtetit me veprimtarinë e tyre të kundraligjshme (neni 67/II). Ndërsa, as Kushtetuta jonë në fuqi dhe as Ligji organik i Këshillit të Ministrave, përsëri nuk kanë ndonjë dispozitë konkrete që t’u referohet anëtarëve të qeverisë në këtë drejtim.
Kështu, siç po veprohet në vendin tonë, do të ishte plotësisht e arsyeshme dhe tërësisht e detyrueshme një rishikim i Kushtetutës në një të ardhme të afërt dhe më së shpejti amendime apo plotësime të Ligjit organik të Këshillit të Ministrave, për të reflektuar në to drejtpërsëdrejti dhe plotësisht përgjegjësinë politike, penale dhe civile të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.