Margarita Xhepa: Nuk jam notare e mirë
Ajo është një zonjë vërtet e bukur...nga ato gra, që sytë do të ndalonin jo vetëm kur ishte e re, por në çdo kohë. është një nga ato bukuri si vera, që sa vjen dhe bëhet më e mirë. Me një shpirt të madh që e shfaq me këdo që takon, ashtu si edhe këtë verë ndërsa kaloi dhjetë ditë pushime në kavaleshencë së bashku me familjarët e policëve të vrarë. E gatshme për të ndarë me ta historitë e jetës së saj, e gatshme për t'u falur dashuri atyre njerëzve që ishin të lumtur që pranë në pushime kishin ikonën e teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa. Gjithçka e fal me dëshirë dhe dashuri. Ashtu si edhe këto emocione të së kaluarës që ka ndarë me ne sot në suplementin "Summer Pages", ku zë fill një rrëfim i kushtëzuar tek plazhi, tek marrëdhënia e saj me detin, tek ai takimi i parë me të që kur ishte në shkollën 7- vjeçare, që do të bëhej i pandashëm që nga ajo kohë e deri më sot. Tek ajo dashuri dhe dëshirë që tashmë nuk ka të ndalur. E në këto fletë kujtimesh, ku sjellim edhe një foto të atyre viteve në plazhin e Durrësit, tek ato ditë që me zor gjente kabinat, tek gatimi herët për të shkuar që në mëngjes në plazh, tek vështirësitë për të gjetur një palë rroba banje, e tek çdo detaj pastaj që mbetet i bukur. Sepse pavarësisht kushteve të mira sot, edhe atëherë pushohej bukur!
Zonja Xhepa, kur keni shkuar për herë të parë në plazh?
Kemi shkuar në Divjakë të Lushnjës kur kam qenë në 7-vjeçare. Divjaka është një plazh shumë i bukur, sepse aty gërshetohen pishat, era e mirë, gjelbërimi, deti, rëra e mrekullueshme dhe ne e kishim afër. Ai ishte privilegji ynë. Një qytezë ka qenë Lushnja në atë kohë, por ne e kemi frekuentuar plazhin, shkonim dhe vinim brenda ditës. Sigurisht që jo kështu me 15-ditësha, s'kanë qenë atëherë kabinat, shkonim ndonjë ditë, i merrnim ushqimet me vete dhe shkonim laheshim. Kjo ka qenë kështu si fillim. Pastaj në Tiranë, mbas vitit '50 kam shkuar dhe mund të them që s'kam lënë një vit pa shkuar. çdo vit shkoja, por kabinat nuk mund t'i siguroje lehtë atëherë.
Po si i gjenit?
Kjo ka pasur vështirësinë e vet. Ka pasur raste që na i jepte Teatri, por gjithmonë nuk mund të merrte i njëjti person, se tetari kishte tri-katër kabina. Kësaj radhe, meqë filani e mori vjet, do t'ia japim fistëkut; kishte një mirëkuptim për t'u admiruar, dhe kështu që kur nuk merrnim nga Teatri, i merrnim në mënyrë private. Nganjëherë kishte ndonjë mik, ndonjë shok nga Komiteti Ekzekutiv, tek çamët që ka qenë atëherë, por shumica nëpër rrugë private. Dëshira ime ishte të rrija një muaj, se ne kemi pasur shumë pushime atëherë, tani ka më pak, kështu që çdo vit shkoja, plus që ne kemi bërë plazh edhe me turne në vendet bregdetare kur xhironim filma dhe e shfrytëzonim këtë pjesë. Po kryesisht këto kanë qenë mundësitë, përmes miqësive, por edhe nga shteti nuk duhet mohuar. Planifikoheshin atëherë kabina për njerëzit dhe për artistët, për klasën punëtore, ndonjëherë kam marrë edhe fletë kampi, kam shkuar me familjen si e dalluar, se edhe kam recituar për klasën punëtore etj. Po ashtu u jepnin edhe fëmijëve si pionierë të dalluar fletë kampi. Këto kanë qenë atëherë. Por kryesorja ka qenë që unë e kam frekuentuar dhe e frekuentoj plazhin dhe nuk ka verë që mos të shkoj të paktën për 15 ditë në plazh.
çfarë është deti për ju?
Deti është gjëja më e dashur, më e bukur për mua. Kam 60 vjet që shkoj në det dhe çdo gjë mund të lija për detin, edhe një shëtitje në një shtet për të vajtur në plazh. Plazhi është i preferuari im, mund të lija gjithçka për të. Ma do trupi, nuk e di, jam mësuar me plazh dhe nuk mund të rri pa shkuar. Po e ndjej si nevojë, si dëshirë për të shkuar.
Besoj duhet të dini mirë not...
Jo, kjo është kontradiktë e madhe. Unë do iki nga kjo botë pa mësuar tri gjëra, biçikletën, cigaren dhe notin. Në rast se nuk i mëson në moshë të re disa gjëra, nuk i mëson ndonjëherë. Unë jam pak e frikshme kështu. Di pak sigurisht, por nuk mund të them që jam një notare e mirë, por normal përderisa shkoj çdo vit, bëj pak not, por jo të shquhem si notare për notim të bukur, por që më pëlqen të rri në rërë, në diell, në ujë.
Me çfarë shkonit në plazh?
Me autobus, me mikrobus, si të kenë dalë mundësitë, me tren. Madje më ka marrë malli të shkoj në plazh me tren, thënë të drejtën.
Si e organizonit kohën në plazh?
Në plazh kishim bërë një betim, që të paktën kur të shkonim në bregdet të mos bisedonim për teatrin dhe artin, se për të bisedonim gjatë gjithë ditëve të vitit. Por ishte krejt e pamundur, edhe në plazh ishin bisedat e teatrit, të rolit, nuk shkëputeshim dot nga këto gjëra, dhe është e natyrshme në fakt. Po sigurisht edhe biseda miqësore dhe me shoqërinë e re që krijonim, sepse kanë qenë kabinat afër. Në plazh krijon shoqëri të reja, të cilat edhe kanë vazhduar më pas, sigurisht jo të shpeshta, por ka ngelur miqësia dhe kanë vazhduar në gëzime, siç kemi me dy familje në Elbasan dhe Korçë. Kështu pra janë formuar ato që quhen shoqëritë e plazhit. Pra ka shumë të mira plazhi, se gjithmonë lëvizja është e bukur, ka hapësirë, dinamikë dhe kjo hapësirë të krijon mundësinë të kënaqësh me fëmijët por edhe me shoqërinë e re.
Gatuanit vetë?
Po, po, vetë. Shumë pak kam bërë plazh duke mos gatuar vetë. Kanë qenë ato kabinat, apartamentet tek pista "Iliria", vila Nr. 18 e famshme, që ka qenë gjasme më e mira, ku qëndronim dhe ne gatuanim vetë, kanë qenë edhe fshatarët aty përreth që shisnin gjëra të freskëta, dyqanet. Zgjohesha herët, por ama nuk më dukej gjë, se në 9 do ikja në plazh dhe mezi e prisja. Megjithatë nuk abuzoja darkave që të rrija vonë.
çfarë aktivitetesh kishit pasdite?
Askurrë gjë. Ja, dilnim buzë detit dhe kaq. Rrallë shkonim pinim ndonjë birrë tek "Adriatiku", tek "Iliria", e linim në det me miqtë kur takoheshim dhe shkonim ndonjëherë pinim diçka me ndonjë meze.
çfarë i mungonte plazhit?
Të bëjmë krahasime janë vërtet të mëdha, por nuk mund të mohohet që edhe atëherë kemi bërë plazh me kushte të kufizuara, por kemi bërë. Unë po e krahasoj me diçka. Isha në Kemer vjet dhe thua si ka mundësi që turku të ketë gjëra kaq të bukura, nuk mungonte asnjë gjë, por emocionet që mora sivjet në kavaleshencë nuk mund t'i krahasoja me asgjë. Mua atje nuk më njihte askush, vetëm 4 shqiptarë kemi qenë, ishim të huaj për ata dhe ata të huaj për ne. Kënaqeshim me detin dhe kushtet, por emocionet që mora sivjet 10 ditë në kavaleshencën e Ministrisë së Brendshme me njerëzit e mi (shqiptarët) nuk krahasohen. Mora emocione, mora ngacmime të bukura duke ndenjur 10 ditë me ata njerëz, me të cilët na ndante vetëm gjumi. Pamë, konstatuam gjëra të bukura, kishte një mbushje tjetër me gratë e policëve të vrarë, që unë qëndroja enkas aty në kavaleshencë dhe nuk dilja në lokalet jashtë kampit, po rrija aty mes atyre kafeve dhe me ata njerëz që kishin dëshirë të rrinim me mua, por edhe unë kisha dëshirë të rrija me to, sepse sikur ua zbehja atë dhimbjen që kishin. Më pyesnin për filmat, për rolet, unë mora nga ato dhe ato morën nga unë. Ishte një lloj çlodhjeje, larmi...Nuk e bëjnë plazhin vetëm kushtet por edhe emocionet që merr, mes historive që dëgjon dhe dramat, dhimbjet që ata njerëz kishin. Kavaleshenca ka qenë e bukur në kohën tonë, por e mbajnë ende mirë. Ishte një mjedis që të çlodhte, gjelbërimi dhe foletë e zogjve të pambarim të kënaqnin.
Ju keni qenë e famshme, si ishin reagimet e njerëzve kur ju shihnin në det?
Tani është e natyrshme që kishte reagime. Edhe unë kur shoh një vajzë të re, me trup dhe veshje të bukura më bën përshtypje. Atëherë shyqyr ishte Kombinati, Trikotazhi, dhe me ato veshjet e trikotuara ne përpiqeshim të kombinonim ndonjë gjë. Shyqyr që erdhën këto ditë, sepse demokracia krijoi hapësira dhe ne artistët duam së pari hapësirën e krijimit, por edhe hapësirën e çdo gjëje, që të veshësh edhe një palë rroba të bukura me ngjyra, me fjongo, kapëse e gjithçka, dhe kënaqem kur shoh vajzat të veshura bukur, apo edhe lodrat që merr nipi im, të shumëllojshme.
Ju vetë si i siguronit atëherë rrobat e banjës?
Vetë, me miq, kur të dilte ndonjëherë ndonjë gjë tek Trikotazhi në rrugën e Durrësit. Nuk kishte mundësi të zgjidhje, gjërat ishin modeste. Kur kam shkuar njëherë në Moskë mora një palë rroba banje - kuptohet nga ato më të lirat, se nuk kishte mundësi për të shtrenjta, - dhe bija në sy në plazh, feksnin, ishin diçka ndryshe. Kështu që ndryshimi është i madh, por që mundësitë e plazhit edhe atëherë kanë qenë.
Njerëzit ju afroheshin apo ishin të ndrojtur në atë kohë?
Ne artistët e kemi atë, që na duan, na njohin, se jemi njerëz publik dhe jemi të ftuar, të paftuar në çdo shtëpi përmes ekranit. Kanë një mirënjohje të madhe, e cila nuk blihet me para. Flas të paktën për brezin tim, që kemi dhënë shumë dhe shyqyr që kemi dhënë shumë dhe shumë mirë kemi bërë. Madje kur na thonë që, 'e çfarë keni fituar'? Them shyqyr që i kam bërë filmat dhe teatrot, pavarësisht se nuk jemi shpërblyer, por fundi i fundit vë këtë logjikë: "Mos u la aktori dhe u shpërblye poeti e shkrimtari, mjeku?" Ajo ishte e përgjithshme dhe unë këtë e pranoj dhe ne kemi punuar me shpirt, me zemër dhe shyqyr që kemi punuar. Sigurisht nuk kemi marrë kurrgjë, nëse kemi marrë ndonjë gjë vitet e demokracisë për rolet e filmat që kemi bërë më parë jo, nuk kemi marrë, përveç rrogës së teatrit; por nuk kam asnjë pendesë, shyqyr që i kemi bërë.
Ju keni tre djem. Kur ishin fëmijë, në plazh ju bënin merak? Cili ka qenë shqetësimi juaj?
Patjetër. Shqetësimi i nënës është pambarim, i nënës në veçanti dhe prindërve bashkë, normale. Si vajte? Si shkove? Dhe sidomos kur kanë qenë të vegjël meraku ka qenë shumë i madh. Edhe tani kur shkojnë jam në merak e aq më tepër kur kanë qenë të vegjël dhe është e natyrshme. Kujdesi ishte i madh.
Cilat kanë qenë ato çapkënllëqe që bënin ata?
Fëmijët bëjnë gjithmonë të tilla dhe të vënë në merak; kur nuk vjen në kohë, kur rrinin shumë në det, kur vonoheshin në darkë... Kanë ndodhur shumë raste të tilla që nuk është nevoja t'i them, sepse kanë ndodhur shpesh që vonoheshin me shokët. Për shembull, kur ishte ky i vogli që do bënin festën e gjimnazit dhe u vonua pak më shumë, u bëra vërtet merak. Megjithatë, fëmijët sot kanë më liri dhe atëherë kanë qenë më të kufizuara. Por meraku i nënës është i vazhdueshëm.
Sot i bëni pushimet bashkë, apo të ndarë?
Unë sivjet do kombinohesha me çimin, por ata shkuan në Sarandë dhe unë nuk e kam qejf plazhin me gurë. Kam qejf rërën dhe shkova me motrën në Durrës, megjithatë mund të shkoj edhe 10 ditë të tjera, ndoshta në vendet përreth, në Korfuz a diku tjetër, ende nuk e kam vendosur. Më parë bashkë shkonim, tani ata kanë familjet e tyre, ky i vogli do shkojë në Spanjë, çimi në Sarandë, tjetri në Vlorë, tani kemi fushëveprimi të ndryshme dhe djemtë kombinohen me shoqërinë.
(d.b/SummerPages/BalkanWeb)