E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdoan thirrje për urinë në Somali, Turqia miliona € ndihma

Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference në Mogadishu së bashku me presidentin e këtij vendi Sheikh Sharif.

Erdoan shkoi të premten në Somali në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për urinë gjithëpërfshirëse që ka përfshirë vendin afrikan. Kryeministri turk ishte i shoqëruar nga familja e tij dhe pesë ministra të kabinetit qeveritar, ku bëri thirrje gjithashtu për ndihma ushqimore, ndërsa kërkoi nga vendet perëndimore që të bëjnë më shumë.

Gjatë vizitës në Mogadishu, Erdoan tha se uria ishte një tragjedi e madhe, teksa ka takuar një fëmijë në kapin e refugjatëve që po vdiste nga uria.

"Kjo tragjedi këtu është një provë e njerëzimit, vlerave njerëzore, moderniteti dhe vlerat moderne. Ne jemi këtu për t’i treguar botës se këtë test duhet të kalojmë me sukses për të provuar se vlerat perëndimore janë më shumë se retorikë boshe", tha Erdoan.

Më tej, ai tha se Turqia do të veprojë edhe në qoftë i vetmi komb, duke çelur një ambasadë në Mogadishu, si dhe një sërë masash për të ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës, ku përshihen puse gërmimi për furnizimin me ujë, ndërtimin e spitaleve, një rrugë nga aeroporti drejt kryeqytetit të vendit, si dhe një objekt për administrimin e mbeturinave. Gjithashtu, ai premtoi ndërtimin e disa shtëpive dhe shkollave.

"Mos e humbni shpresën tuaj, për shkak se zemrat tona janë së bashku me ju”, tha ai duke iu drejtuar popullit të Somalisë. Erdoan tha gjithashtu se qeveria turke ishte duke punuar mbi mënyrat për të zgjidhur problemet në mes të kryengritësve Al-Shabaab dhe qeverisë së Somalisë.

Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu, një nga ministrat që shoqëron Erdoanin, tha se nuk kishte ndonjë arsye për të mos kaluar këtë krizë. "Njerëzit duhet të vijnë këtu dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre humanitare në mënyrë që Somalia mund të kthehet në këmbët e saj", tha Davutollu gazetarëve pas një vizite në një kamp refugjatësh të ngritur nga Gjysmëhëna e Kuqe turke.

Organizata e Bashkëpunimit Islame (OIC) ka premtuar të mërkurën 350 milion dollarë ndihma për të luftuar urinë e cila, e cila rrezikon jetën e 3.7 milionë njerëzve. /Start/

                                                                                             2011-08-20 15:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›