E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime në dy anë të Tripolit

Luftime janë raportuar në Zavijah – rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit – ku rebelët po bëjnë “përpjekje të rrepta” për të marrë qytetin e naftës.

Përleshje ka pasur edhe në Zlitan, ndërsa pohimet e rebelëve për marrjen nën kontroll të këtij të fundit, janë hedhur poshtë nga zyrtarët qeveritarë.

Zëdhënësi i qeverisë, Musa Ibrahim, citohet të ketë thënë se forcat e Gadafit vazhdojnë të jenë në avantazh edhe në Zavijah, edhe në Zlitan.

Në të tjera zhvillime, kryengritësit kanë njoftuar se ish-ndihmësi i lartë i Gadafit, Abdul Salam Jallod, ka dezertuar dhe u është bashkuar rebelëve./Start/rel/

                                                                                             2011-08-20 10:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›