E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeliç qëndron në Prizren

Peshkopi Teodosije ka ftuar nga Prizreni serbët e zhvendosur të kthehen në këtë qytet. Këtë thirrje ai e ka drejtuar pas meshës që është mbajtur në Prizren, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
 

Në ceremoninë e mbajtur në tempullin e Shën Gjergjit në Prizren, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliç dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Damjan Krnjevic.
 

“Ata nuk do të jenë vetëm, sepse krahas shtëpive të tyre, do të kenë edhe tempullin e Shën Gjergjit dhe ne do të jemi këtu me ta”, citohet të ketë thënë peshkopi Teodosije.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›