E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje i ftoi deçanasit të dalin në votime

Lëvizja “Vetëvendosje” theksoi sot në Deçan se nuk do të bëhet kurrsesi pjesë e koalicioneve dhe qeverive teknike, për të mos u bërë pjesë e së keqes.
Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti në tubimin me qytetarët në Deçan i ftoi ata që më 9 janar të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për Kosovën.
 

Kandidatja për deputete nga kjo komunë, Fetnete Ramosaj theksoi se lëvizja “Vetëvendosje” nuk është thjesht një parti politike që garon për pushtet, por gjithnjë e më shumë po merr përmasat e një lëvizje gjithë popullore, sepse ka marrë përsipër të bëjë ndryshime rrënjësore në dobi të qytetarëve, të vendit dhe të kombit.
Ajo i ftoi qytetarët që janë kundër negociatave të paralajmëruara me Serbinë e për sovranitet e zhvillim ekonomik, më 9 janar të votojnë për lëvizjen “Vetëvendosje”.
 

Ndërsa, kandidati tjetër për deputet, Visar Ymeri theksoi se Deçani është ndër komunat më të varfëra dhe me numrin më të madh të të papunëve në Kosovë, ndërkohë që po nga kjo komunë vijnë edhe disa prej politikanëve më të pasur në Kosovë.
“Lëvizja “Vetëvendosje” nuk e sheh Kosovën si plaçkë që duhet shitur, por e trajton atë si një vend për të gjithë qytetarët e saj të cilëve u duhet zhvillimi, bashkimi, punësimi, shkollimi e përparimi”, tha Ymeri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›