Papandreu në Turqi, takim me Erdogan

Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka mbërritur në qytetin e Erzurumit, në Turqi, ku do të takohet me homologun Taip Erdogan.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave në qendër të takimit do të jenë bisedimet mbi emigrancionin klandestin.
Gjithashtu, saktësojnë burimet, dy kryeministrat do të flasin edhe për arritjet e deritanishme, si dhe ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe.
Erdogan dhe Papandreu do të mbajnë gjithashtu një fjalim në takimin vjetor të ambasadorëve turq, në të cilin marrin pjesë edhe diplomatë e zyrtarë të huaj.
Pavarësisht se në momente të caktuara të vitit të kaluar marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan, Athina dhe Ankaraja janë shprehur të gatshme për ripërtëritjen e tyre.