E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e studentit shqiptar ne Libi humbet lidhjet kerkon ndihme nga shteti

I bejme apel shtetit shqiptar qe te kujdeset per djalin tone student ne Libi pasi prej kater ditesh jane humbur gjithe kontaktet me te. Familjare e te aferm te Durim Kasemit 23 vjec nga fshati Kuc i komunes Guri i Zi ne Shkoder kerkojne ndihmen e shtetit shqiptar permes ambasades sone ne Libi per te mesuar per fatin e njeriut te tyre.


Taip Kasemi. xhaxhai i studentit nga Shkodra Durim Kasemi tregon se prej kater ditesh kane humbur kontaktet me te si permes internetit ashtu dhe ne telefon.
Ai ka marre vazhdimisht ne telefon por prej kater ditesh telefoni i tij del i fikur dhe me internet nuk komunikohet. Jemi te shqetesuar mjaft pasi nuk dime asgje per fatin e tij ndersa degjojme se atje ka mjaft viktima nga trazirat qe po ndodhin. Durimi ka nje vit qe studion ne Libi per literature islamike


Xhaxhai i tij u shprehet se kerkojme nga shteti qe permes institucioneve te tij te marre ne mbrojtje shtetasit e vet atje. Ne nuk dime ku ta kerkojme pasi nuk njohim ndonje shqiptar tjeter qe studion me Durimin ne Libi- shprehet Taip Kasemi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›