Rama Asnje kandidature pa pelqimin e bazes

Turi i nisur nga kryetari i Partise Socialiste ne rrethe synon te zbuse mosmarreveshjet ne baze nderkohe qe fillon pergatitja per zgjedhjet lokale
TIRAN - Turi i nisur nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama nen moton Fajin e ka Saliu ka per qellim edhe sheshimin e mosmarreveshjeve qe jane shfaqur se fundmi ne bazen socialiste nderkohe qe po u vjen koha zgjedhjeve vendore. Afrimi i fushates elektorale dhe perzgjedhja e kandidaturave ka sjelle ne disa zona probleme me bazen per shkak te ambicieve qe kane filluar te shfaqin persona te ndryshem. Problemet me te shumta raportohen ne zonat e qeverisjes vendore nga Shqiperia e mesme e deri ne jug ku mundesite qe Partia Socialiste te fitoje jane me te medha. Problematikat kane mberritur deri ne qender dhe jane raportuar keto dite nga deputetet e rajoneve. Kjo ka sjelle dhe angazhimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama te cilit i bie detyra te sheshoje keto mosmarreveshje kaq te papershtatshme ne situaten politike te krijuar se fundmi. Keshtu ne turin paraelektoral krahas takimeve publike qe kryesocialisti zhvillon neper qytete mesohet se po behen dhe takime koordinuese me drejtuesit socialiste ne rrethe. Ne keto takime eshte kerkuar kapercimi i mosmarreveshjeve dhe angazhimi maksimal i strukturave per te pasur rezultate sa me te mira ne sfiden e ardhshme elektorale.
Duke i konsideruar zgjedhjet e ardhshme vendore si nje referendum popullor per te rrezuar kryeministrin Berisha socialistet i japin nje rendesi edhe me te medha kesaj sfide. Ndaj eshte kerkuar qe ne cdo moment te punohet larg interesave personale por per nje te mire edhe me te madhe per largimin e qeverise Berisha. Pas ngritjes se grupeve te patronazhit dhe riperteritjes se strukturave ne rretheve baza socialiste eshte keshilluar qe tu qendroje sa me prane votuesve dhe te vijojne identifikimet e nevojshme zone per zone mbi listat qe kane ne zoterim sipas qendrave te votimit. Me nje rendesi te vecante per te mos lejuar manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme elektorale eshte dhe verifikimi i cdo emri qe ndodhet ne listen e votuesve sipas udhezimeve te dhena nga Partia Socialiste. Ne takimet e tjera qe do te mbaje kryesocialisti do te vijoje te kerkoje rritjen e nivelit te komunikimit e te bashkepunimit mes degeve ne rrethe dhe qendres.
Ai garantoi se lidershipi i Partise Socialiste nuk do te jape miratimin per asnje kandidature pa u kaluar te gjitha etapat perkatese. Ne muajin e ardhshem pritet te kete edhe nje mbledhje te Asamblese Kombetare ne te cilen do te miratohen kriteret qe duhet te kete cdo kandidat. Te gjithe emrat qe do ti dorezohen Kryesise se Partise Socialiste per tu miratuar do te testohen me pare ne zonat elektorale ku do te garojne. Ne disa zona te caktuara procesi i testimit tashme ka nisur. Dhe vete deputetet qe prej disa ditesh kane zbritur ne baze per tu marre me te gjitha ceshtjet e organizimit nga ngritja e shtabeve deri ne procesin e perzgjedhjes se kandidateve. Te zgjedhurit socialiste do te raportojne nje here ne dy jave ose me shpesh tek kryetari i Partise Socialiste ose tek sekretariati i organizmit mbi ecurine e procesit te pergatitjes per zgjedhjet e ardhshme dhe ceshtja te tjera qe lidhen me te.
Levizja Socialiste per Integrim ben apel per te ndryshuar kodin elektoral ne funksion te zgjedhjeve
LSI Te ndryshohet Kodi me tre faza
TIRAN - Levizja Socialiste per Integrim insiston serish per kryerjen e reformes zgjedhore. Kesaj here permes nje letre derguar krereve te grupit te PD dhe PS kryeparlamentares Topalli ambasadorit te SHBA OSBE-se dhe te BE sekretari i Pergjithshem i LSI Luan Rama kerkoi nga partite politike marrjen e masave konkrete per zgjedhjet e ardhshme. Partia e cila aktualisht zoteron kater deputete ne parlament kerkon ngritjen e nje komisioni parlamentar per te bere nderhyrjet e mundshme ne kodin zgjedhor perpara zgjedhjet vendore te 8 majit. Vleresojme se ngritja e nje komisioni te posacem parlamentar per shqyrtimin e ketyre ceshtjeve do te ishte fillimi i mbare i nje veprimtarie normale politike ne vend. Per kete shkak LSI do ti propozoje Kuvendit ngritjen e ketij komisioni sa me pare - thuhet ne letren e Luan Rames. Duke e cilesuar si emergjente ceshtjen e zgjedhjeve LSI-ja propozon tre pika ku mund te nderhyhet ne menyre te menjehershme. Pika e pare ka te beje me konfliktin e interesit qe kane drejtuesit e njesive vendore me pergatitjen e infrastruktures dhe listat e votimeve. Shmangia e konfliktit te mundshem te interesit qe lind natyrshem ndermjet rolit qe percakton Kodi Zgjedhor per kryetaret e njesive vendore ne pergatitjen e infrastruktures zgjedhore dhe interesit personal te kryetrareve qe mund te jene edhe kandidate ne zgjedhjet e ardhshme sqaron sekretari i Pergjithshem i LSI-se. Pika e dyte sipas LSI-se eshte shqyrtimi ne komisionin parlamentar dhe rishikimin e ligjit per konfliktin e interesave te kandidateve. Pika e trete ku kerkohet te nderhyhet ka te beje transparencen e financimeve te partive politike. Transparencen e financimit te partive dhe subjekteve zgjedhore para gjate dhe pas procesit zgjedhor meriton nje trajtim me me shume pergjegjesi dhe profesionalizem. Ka ardhur koha qe edhe Shqiperia te adaptoje nje model europian te financimit me transparence te subjekteve zgjedhore. Mbi te gjitha ky eshte nje detyrim qe politika e ka ndaj publikut dhe votuesit - sugjeron Luan Rama.
Reagimi i PS Ilir dorezo bllokun
Letren e paterices se koalicionit te turpit nuk eshte nevoja as ta lexojme per te kthyer pergjigje. Pergjigja jone eshte Dorezoni bllokun dhe largohuni bashke me Saliun. Video-kusaria juaj nuk eshte nje cudi qe zgjat tre dite po nje turp qe shqiptaret smund dhe sdo tjua falin pas turpit te shitjes se votave te tyre tek Saliu - reagoi dje PS.
Shqiptaret kane te drejte te lidhin kontrata sipas ligjeve te shteteve te tjera ne rastet kur lidhin marredhenie me kompani apo shtetas te huaj