E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, digjen zyrat e Microsoft, heton antiterrorizmi

Digjen zyrat e kompanisë amerikane Microsft në Marusi të kryeqytetit grek. 

Ngjarja ndodhi në orën 3:45 në mëngjes kur 3 persona të armatosur dhe të maskuar bllokuan hyrjen e godinës me një furgon, që rezultoi i vjedhur, kërcënuan rojen dhe e urdhëruan atë të largohet. 

Pastaj hodhën benzinë në ndertesë dhe i vunë zjarrin. Autorët përdorën edhe bombola gazi që i kishin në furgon dhe ato ndihmuan në shpërthimin e shpejtë të zjarrit, flakët e të cilit arritën deri në katin e tretë të ndërtesës, duke shkaktuar dëme serioze. Pas kësaj personat e maskuar u zhdukën, ndërsa roja njoftoi zjarrfikësit, që mbërritën menjëherë dhe arritën të vënë flakët nën kontroll.

Në këtë kompani punojnë 125 njerëz, që për fat të mirë, nuk ndodheshin në ndërtesë në momentin që ra zjarri. 

Kanë filluar hetimet, ndërsa mjetet e përdorura nga autorët janë dërguar në laborator për testim. Situata konsiderohet mjaft serioze, pasi objektivi i zgjedhur nga autorët dhe mënyra se si ata vepruan, tregon sipas policisë, përmirësim në mënyrën operative të veprimit të disa grupeve, ndaj çështja është në dorë të antiterrorizmit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›