E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, i mituri ther me thike 17-vjecarin, shkak nje fyerje

Elbasan- Nje 15-vjecar ka goditur disa here me thike nje adoleshent dy vjet me te madh se vetja. Ngjarja ndodhi diten e djeshme ne lagjen "Shen Koll" te Elbasanit. R. C., eshte perplasur me 17-vjecarin ne rruget e lagjes dhe me pas kane shkembyer fyerje me njeri-tjetrin. Debati ka degjeneruar ne perleshje me grushte e shkelma, derisa i mituri ka nxjerre nje thike duke qelluar kundershtarin. Burime te policise thane se mes te miturve ka pasur nje konflikt banal. Pas sulmit i dyshuari ka vrapuar per t'u larguar ne drejtim te paditur. Megjithate pas pak castesh eshte arrestuar nga policia. Edhe pse eshte i mitur ndaj tij eshte ngritur akuza e "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative". Nderkohe i demtuari eshte derguar ne spitalin kirurgjik dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›