E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PDK padi disa zyrtarëve për krime kundër shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka ngritur padi në Prokurorinë e Kosovës dhe atë të EULEX-it kundër një numri të konsiderueshëm zyrtarësh shqiptarë sipas tij kanë kryer krime kundër shqiptarëve gjatë kryerjes së detyrave të larta shtetërore në kohën e Ish Jugosllavisë.

“Në Kosovë janë bërë krime kundër njerëzimit nga personat ndaj të cilëve unë kam ngritur kallëzim penal duke filluar nga Fadil Hoxha si komandant i Ushtrisë Nacional çlirimtare ne atë kohë dhe shtabi i tij: Sinan Hasani, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Rexhai Surroi, Ymer Pula,Veli Deva, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Sahit Zatriqi, Mehmet Maliqi, Mehmet Shoshi, Jusuf Karakushi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi , Remzi Kolgeci, Rrahman Morina,Jusuf Zejnullahu, Hashim Rexhepi, Met Kuqi, Mehmet Lumi,Hasan Mehmeti, Ibush Kllokoqi, Nazmi Mustafa, Xhemshit Duriqi, Hazer Susuri, Nik Lumezi, Miftar Jasiqi,Hilmi Zhitia, Rexhep Haxhimusa e Vesel Latifi”, tha Nait Hasani.Deputet i Parlamentit të Kosovës, PDK.

Hasani tha se këta persona janë pjesëmarrës të shumë maskarave, aksionit të armëve në kohën e Rankoviçit dhe mbështetës të shpërngulje së 250 mijë shqiptarëve në Turqi,si dhe pjesëmarrës të ngjarjeve të viteve ‘68, ’81 & ’90.

“Të jesh në pushtet për 45 vjet është një diçka shumë e madhe. Unë kam mbledh personat në fjalë, të cilët prej vitit 1945, kur është mbajt më 10 qershor 1945 në Prizren, Lidhja e Dytë e Prizrenit, që është vendosë që Kosova të bashkohet me Serbinë dhe prej aty kanë filluar masakrat kundër popullit shqiptar në Kosovë. Nga këta njerëz të inspiruar nga lufta e tyre atëherë ‘liridashëse’ kanë bërë krime kundër njerëzimit ndaj popullit të vetë”, tha Hasani.

Deputeti Hasani tha se të gjithë duhet të distancohen nga krimet e komunizmit ashtu si edhe Parlamenti i Kosovës i cili përmes një rezolutë duhet të distancohet nga krimet e këtij sistemi. Për këtë çështje ai tha se ka angazhuar avokatin, Bajram Krasniqi.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›