Gjenden 17 granata luftarake ne fabriken e tullave te Yzberishtit
24/09/2010Nga nje telefonate drejt policise
TIRANE- Komisariati i policise nr 6 ne Tirane gjeti nje arsenal te vertete municionesh vetem pas nje telefonate. Nje burre rreth te dyzetave punetor ne ate fabrike njoftoi policine per ate cka gjendej aty. Pas ketij informacioni policia mori masa per te vertetuar ceshtjen. Menjehere u dergua grupi hetimor dhe sherbimet e policise ne vendngjarje. Pas nje kontrolli te imtesishem ne cdo cep dhe vend te mbyllur te fabrikes u gjenden ne nje depozite mbi tarrace 17 cope granata te cilat ishin mbeshtjelle me cope si edhe nje kuti metalike e mbyllur hermetikisht me ndezese te granatave te dores. Materiali u sekuestrua nga policia e cila aktualisht ne bashkepunim me Prokurorine e rrethit gjyqesor Tirane po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Policia u angazhua ne investigimin e ngjarjes duke marre ne pyetje banore te lagjes punetoret dhe pothuajse te tere zonen perreth. Materialet e gjetura i kaluan Prokurorise se rrethit gjyqesor Tirane per konsumin te vepres penale te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit. Kjo veper penale parashikohet nga neni 278 i Kodit Penal. Municioni dyshohet se eshte siguruar qe nga viti 1997 dhe mund te jete transportuar aty prej disa personave. Me pas prej asaj kohe askush nuk ishte kujtuar me per to. Vetem diten e djeshme policia arriti qe me anen e nje telefonate te shkonte ne kete fabrike dhe te sekuestronte sasine e madhe te granatave.
O.Maxhiri