E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeurithit i dalin shenjat e gishtave policia e identifikon

24/09/2010Dy urithet e vegjel pranojne planin para eksperteve Po ne do ta grabisnim banken

TIRANE- Dyshimi kyc i policise qe kryehajduti inteligjent qe planifikoi grabitjen e bankes Intesa San Paolo me ane te tunelit eshte ende i lire u vertetua dje kur ekspertet gjeten gjurme gishterinjsh qe nuk u perkisnin dy personave tashme te prangosur. Nga ana tjeter 2 te arrestuarit pranuan para eksperteve se kishin planifikuar grabitjen e bankes por nuk preferuan tu jepnin atyre emra te tjere. Burime te mirinformuara prane Prokurorise e policise se Tiranes u shprehen dje per Metropol se qe ne oret e para te mengjesit u derguan shenja gishterinjsh ne Laboratorin Kriminalistik te Ministrise se Brendshme te lena ne pajisjet e perdorura per te hapur tunelin. Ekzaminimi vertetoi se nuk i perkisnin as Taulant Troplinit dhe as Tahir Belekut por nje te treti tashme te identifikuar dhe te shpallur ne kerkim por per shkak te cilesive te vecanta te hetimit emri i tij nuk behet publik. Nderkaq te pakten edhe 2 te tjere dyshohet se jane anetare te grupit qe planifikoi grabitjen e bankes. Por ne Laboratorin Kriminalistik te Ministrise se Brendshme nuk u derguan vetem shenjat e gishtave por edhe te gjitha materialet e perdorura prej tyre si pakoja me doreza me synim moslenien e gjurmeve kamera me fibra optike video regjistrues radio komunikimi ne distance pajisje oksigjeni per prerjen e metaleve etj. Ballafaqimi i njohurive qe Troplini e Beleku kishin per pajisjet deshmite e shumta te pronarit qe u leshoi ambientet me qira dhe survejimi i tyre me metoda speciale ne ambientet e shoqerimit ishin dy shkendijat e para qe urithet e vegjel udhehiqeshin nga kryeurithi dhe dalja e shenjave te gishterinjve i vuri kapak kesaj historie qe mund te kishte perfunduar me grabitjen e shekullit. Ekspertet e policise e nisen vezhgimin qe pasditen e se dieles kur u regjistruan ne procesverbale disa targa makinash te dyshuara si te lidhura me ngjarjen. Me ane te pajisjeve qe nuk leshonin zhurme ata kishin nisur germimin e tunelit me nje gjeresi rreth 25-30 cm tunel i cili kishte arritur te mberrinte ne destinacionin perfundimtar ne dhomen e arkivit te bankes. Me ane te nje kamere me fibra optike ata kishin kontrolluar te gjithe zonen brenda arkivit dhe po pergatiteshin per te bere goditjen perfundimtare nderhyrjen ne te. Nje tjeter detaj i miremenduar eshte ai i bombolave me oksigjen te cilat sherbenin per te shkrire pjeset metalike qe haseshin gjate germimit por kjo pajisje dyshohet se mund te perdorej brenda bankes pasi gjatesia e tubave ishte 24 metra pak me shume se gjatesia e tunelit i cili kishte arritur ne 20 metra thellesi.

Qiraja e plani i grabitjes

Pas marrjes me qira te lokalit Tahir Beleku e Taulant Troplini nisen punen per te vene ne zbatim planin e grabitjes se bankes. Fillimisht u dyshua se ata kishin mundur te siguronin nje planimetri te filialit por hetues te ceshtjes pohojne se ka qene administratori i dyqanit ai qe i ka orientuar per vendin nga ndodhej arkivi e bankes Intesa San Paolo. Banoret e zones thone se qiramarresit misterioze punonin vetem gjate nates. Askush nuk i kishte pare aty gjate oreve te dites kur qepenat e lokalit ndodheshin te mbyllur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›