Regjistrimi, PDIU: Shantazh nga shteti grek

“PDIU reagon me forcë në denoncimin e thirrjeve provokative të OMONIA-s në Korçë që vllehët të deklarohen si grekë. Vllehët e Korçës kanë qenë baza kryesore e Rilindjes Kombëtare në Jugun e vendit në shekullin e 19 dhe ata si gjithë qytetarët e Korçës mbeten dhe sot krenarë për shqiptarësinë e tyre”, thekson komunikata.
Kjo parti, thotë se thirrje të tilla janë vepër penale, teksa u bën thirrje organeve kompetente që të fillojnë ndjekjet penale ndaj autorëve. “Me këtë akt, thirrësit, tregojnë se janë plotësisht pjesë e një plani ndikimi nga jashtë në procesin e regjistrimit. Ky plan u bë publik me deklarimet provokative jashtë statusit diplomatik të konsullit grek në Korçë, Ikonomu. E gjitha kjo tregon se procesi i regjistrimit në Shqipëri po shantazhohet nga segmente të caktuara të shtetit grek, dhe të shiturit e tyre në vendin tonë”, thuhet më tej.
“Ne duam t’i bëjmë të qartë këtyre shantazhuesve, brenda dhe jashtë, se Shqipëria e sotme nuk është Shqipëria e fillimit të tranzicionit që mund të ketë frikë, që mund të blihet me viza, apo me pensione. Fqinjët le të mendojnë të zgjidhin krizat e tyre, pa guxuar të merren me punët tona”, vijon deklarata. /S.Ll/Start/
2011-08-31 15:51