E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungaria mbyll presidencën e Bashkimit Evropian me mesazhe për dialog politik në Shqipëri

30-06-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i Hungarisë në Tiranë Sandor Molnari: Të nisë dialogu pozitë- opozitë. Hungaria mbështet marrjen e statusit të Shqipërisë

Mbyllet Presidenca gjashtë mujore e Hungarisë në Bashkimin Europina dhe për këtë është zhvilluar një konferencë shtypi edhe në Tiranë, nga ambasada hungareze në Shqipëri. Në këtë konferencë merrte pjesë, Ambasadori i Hungarisë në Tiranë Sandor Molnari, ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i Spanjës, Rafael Tormo Perez. Në mesazhin e tij dhënë për politikën shqiptare, Molinari ka kërkuar nga palët politike të nisën menjëherë dialogun, me qëllim që kjo ti shërbejë integrimit në BE dhe plotësimit të kushteve për të marrë statusin e vendit kandidat.
Molnari tha se çelsi i vetëm për Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidatit për në BE është plotësimi i 12 rekomandimeve të Komisionit Europian dhe kjo mund të bëhet përmes dialogut politik.
Molnar theksoi sërish që Hungaria mbështet marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria, dhe se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse të nisë dialogu mes qeverisë dhe opozitës për të përshpejtuar edhe hapat për integrimin e vendit.

Shefi i delegacionit të BE, Sequi: Integrimi i Shqipërisë të merret si axhendë kombëtare

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi deklaroi në konferencën e përbashkët me ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Sandor Molnari dhe ambasadori i Spanjës, Rafael Tormo Perez, në mbyllje të Presidencës së Hungarisë në BE, se integrimi i Shqipërisë në BE, duhet të merret si një axhentë kombëtare. “Integrimi të merret si axhendë kombëtare. Integrimi i Shqipërisë objektiv kombëtar”, tha Sequi.
Sipas shefit të BE-së në Tiranë, Sequi BE bën thirrje Shqipërisë për dialog, bashkëpunim.
“Evropa është në Shqipëri për të ndihmuar. Procesi integrimit për Shqipërinë, është i mundur. Ndaj në Shqipëri duhet të të rinisë të dialogu politik”- tha Sequi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›