NATO mohon pjesëmarrjen në operacionet e Francës në Libi. Parisi pranon se po armatos rebelët

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thënë sot se Aleanca nuk është e përfshirë në operacionet e Francës për të shpërndarë armatim për rebelët që po luftojnë kundër Muamer Gadafit.
Rasmusen duke folur para reporterëve gjatë vizitës në Vjenë, ai ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për asnjë shtet që po jep armatim për rebelët.
Franca të mërkuren është bërë vendi i parë i NATO-s, që e pranon se po armatosur rebelët. Ky vend ka thënë se është duke hedhur nga ajri armatim për luftetarët fisnor të quajtur, Berber, në pjesën jugperëndimore të kryeqytetit, Tripoli.
Mahmud Xhibril, udhëheqësi i Këshillit Tranzitor Kombëtar që gjithashtu ishte për vizitë në Vjenë, ka thënë sot se rebelët kanë nevojë për më shumë armë që të fitojnë luftën në Libi.