E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden auditorë për Drejtësinë dhe Shkencat Sociale

13/10/2009  Mungesa e ambienteve

Përzgjidhen ambientet e reja ku do të zhvillojnë vitin akademik studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe ata të Shkencave Sociale në kryeqytet. Ashtu siç ishte planifikuar, studentët do të shpërndahen në godina të kontraktuara nga Universiteti i Tiranës për vijimin e procesit mësimor, duke qenë se godinat e tyre janë jashtë kushteve për të vijuar procesin mësimor prej më shumë se një vitit. Drejtuesit e këtij institucioni kanë pohuar gjatë ditës së djeshme se “UT-ja ka arritur të sigurojë tri mjedise alternative për zhvillimin e mësimit për këto fakultete". Studentët e Drejtësisë do të ndahen në dy grupe, përkatësisht vitet e para dhe të dyta do të zhvillojnë procesin mësimor në mjediset e kinoklubit të Qytetit Studenti, ndërsa studentët e vitit të tretë dhe të katërt do të vijojnë mësimin pranë Fakultetit të Infermierisë. Njëkohësisht bëhet e ditur se është arritur gjuha e bashkëpunimit për përdorimin e njërës prej godinave të Universitetit Ushtarak “Skënderbej”, ku do të bëjnë mësim studentët e Shkencave Sociale. Zvarritja dhe burokracitë e zhvillimit të tenderave kanë bërë që këto dy fakultete të mos kenë një godinë të tyren të veçantë për zhvillimin e mësimit, teksa studentëve u mbetet që të lëvizin sa në një ambient në një tjetër për të zhvilluar leksionet e seminaret. Në total për këtë vit të ri akademik Universiteti i Tiranës do të pranojë rreth 7 mijë studentë të rinj, të cilët janë shpallur fitues nga përzgjedhjet e Maturës Shtetërore 2009-2010. Fituesit janë përzgjedhur në bazë të pikëve të arritura pas përllogaritjeve të nxjerra nga të 5 komponentët përbërës të maturës: katër provimet dhe mesatarja e arritur në shkollën e mesme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›