Në çark terroristi nr 1
13/10/2009 Telefonata që la zbuluar Artan Kriston, sekuestrohen disqe e kompjuterë
Hetimet 3-mujore midis SHISH dhe shërbimeve amerikane
TIRANE- Tre muaj pasi gjykata perceptoi një telefonatë provokuese të Artan Kristos, forca të Antiterrorit, Prokurorisë dhe SHIK-ut, i vunë prangat në xhaminë-shtëpi, ku ai falej bashkë me 3 miq. Ndalimi i tij nuk ka ardhur si pasojë e dyshimeve që ka policia për vrasjen e imamit Sali Tivari, por për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllim terroriste”. Nga hetimi tre mujor i kryer nga Prokuroria e Tiranës, agjentët e Shërbimit Informativ Shqiptar, agjentët e strukturave të shërbimeve amerikane si dhe agjentë të policisë së kryeqytetit, ka rezultuar se shtetasi Artan Kristo ose siç njihej ndryshme me emrin Muhamed Abdullahi, ka kryer thirrje me natyrë terroriste në websaitin e tij të hapur për besimtarët myslimanë shqiptarë. Në ambientet e marra me qira, kthyer në xhami u sekuestruan 600 disqe, 4 serverë dhe 5 kompjuterë lap top. Mësohet se informacionet e para për këto thirrje janë denoncuar në polici nga disa besimtarë, të cilët kanë pohuar veprimtarinë e Kristos dhe qëllimet që ai kishte, lidhur me pushtimin e vendeve myslimane nga ushtria amerikane si dhe organizimin e forumeve me tendenca ekstremiste. Policia tha se ky informacion nuk është nënvlerësuar nga ana e tyre, por menjëherë ata të mbështetur edhe nga agjentët e SHISH-it si dhe duke parë interesimin e strukturave të shërbimeve amerikane, kanë vendosur që të lokalizojnë, survejojnë dhe përgjojnë shtetasin e sipërcituar. Në dispozicion të këtij gjurmimi, janë vënë agjentët më të mirë të shërbimeve hetimore, të cilët me dy automjete fuoristrada kanë kontrolluar të gjitha lëvizjet, që bënte Artan Kristo në qytetin e Durrësit, Kavajës dhe Tiranës.
Arrestimi e sekuestrimet
Një urdhër-arresti nga gjykata e Tiranës ishte shkaku që efektivët e policisë së kryeqytetit në bashkëpunim edhe me policinë e Durrësit të kryenin ndalimin e menjëhershëm të tij. Burime konfidenciale thanë për gazetën “Metropol” se gjykata mund të ketë perceptuar ndonjë telefonatë ku është përdorur togfjalëshi “ti zhdukim”, teksa ky fakt ende nuk është konfirmuar. Kontrolle janë kryer në qytetin e Durrësit dhe Kavajës, por arrestimi Artan Kristos, është kryer rreth orës 16:30. Policia, e ndarë në dy skuadra veproi menjëherë, ku grupi i parë shkoi në banesën e Kristos, ndërsa skuadra e dytë shkoi në xhaminë-shtëpi, ku 4 myslimanë faleshin në dhomën 5 me 5 që kishin marrë me qira prapa Gjykatës së Apelit në qytetin bregdetar. I transformuar tërësisht, Kristo kishte shtuar shumë kilogramë, aq sa ekspertët që kishin “pasur punë” disa herë në të shkuarën me të, nuk e njohën. Me një pamje të zbehtë, i bardhë në fytyrë, Artan Kristo nuk bëri ndonjë rezistencë ndaj policisë. Pasi dëgjoi akuzën, tha njëherë “jo, skam bërë gjë” e më pas nxori celularin. Për të mbrojtur të drejtat e tij, ai ka kërkuar të merret në pyetje në prani të një avokati. Sirtarët ishin mbushur me ilaçe për dhimbjet e stomakut. Specialistët sekuestruan 600 disqe, 4 serverë dhe 5 kompjuterë lap top.
Akuza e komentet
Pas mbledhjes së provave që e implikonin Kriston në akte terroriste, prokurori i çështjes Genci Qano, i ka kërkuar gjykatës së Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg” për shtetasin Artan Kristo, duke e akuzuar zyrtarisht atë për veprën penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllim terroriste”. Duke marrë në konsideratë provat e përfaqësuesit të Prokurorisë, trupi gjykues i ka dhënë “ok” kërkesës, dhe ka vendosur të lerë në burg Kriston, deri në përfundim të hetimeve. Mësohet se ai ishte përfaqësues i fondacionit “Al Haramain”, i konsideruar si ndër financuesit kryesore të terrorizmit ndërkombëtar. Përmes një faqeje interneti të quajtur “Albselefet”, e përdorur nga të ashtuquajturit grupet e rinj të besimtarëve myslimanë, Kristo bënte propagandë për sulme terroriste. Sipas burimeve faqja e internetit www.albselefet.net, i është dedikuar një rryme ekstremiste të besimtarëve shqiptarë. Fill pas kanë shpërthyer komentet. Një prej tyre është e personit me emrin e koduar “Gjurmisti”, i cili shkruan: “Allahu e ndihmoftë Hoxhën se nuk e lanë rehat. Kush ka ndonjë informacion më të hollësishëm të na tregojë se na intereson shumë çështja e tij. Çfarë janë këto akuza të pabaza që bëjnë këta dhe nuk dinë asgjë rreth tij”. Komente të tjera në forumim me titullin “Artan Kristo a është Muhamed Abdullahi”, tregojnë se policia ka kryer një arrestim të gabuar dhe njëkohësisht ata i luten allahut, për lirimin sa më parë të tij.
Artan Kristo në disa intervista për “Metropol” ka mohuar akuzat e ngritura
“Nuk e kam vrarë unë Sali Tivarin”
Dëshmia e tij, dhënë në ambientet e Prokurorisë, frika nga atentatet
Artan Kristo, herë pas here ka dhënë deklarata ku përcakton rolin e tij në Komunitetin Mysliman dhe lidhjen me këto konflikte. Sakaq, në gazetën “Metropol” ai ka dhënë disa intervista.
Lidhja me vrasjen e Tivarit
Kur u pyet për këtë çështje ai tha se “I jam nënshtruar shumë pyetjeve nga oficerë të Policisë Gjyqësore. Nuk di të them saktësisht, se sa ka qenë numri i atyre që më kanë pyetur. Në qeli kam ndenjur orë të tëra dhe u jam përgjigjur për sa di. Fare pak di, për vrasjen e tij. E vërteta është se, unë kam pasur mendime të ndryshme për mënyrën se si drejtohej dhe menaxhohej Komuniteti Mysliman në vend. Këto i kam shprehur në mënyrë publike. Lajmin e vrasjes së tij e kam mësuar jashtë vendit, ku gjendesha. Jam ndier keq, pasi si besimtar e cilësoj të shenjtë. Këto vitet e fundit, unë kam jetuar jashtë vendit. Në kohën që është vrarë Sali Tivari, unë kam qenë në Siri. Jam larguar në tetor të vitit 2002. Në mos jam i gabuar, vrasja ka ndodhur në janar të vitit 2003. Lajmin e kam marrë vesh në kohën që gjendesha në Busra të Sirisë. Kam qenë duke pirë kafe me gruan dhe Redi Rexhepin, kur mësova krimin e ndodhur në vendin tim”.
Deklaratat në Prokurori
Kristo, pasi sqaron procedurat e ikjes nga Shqipëria thotë se “Në rinas, në momentin që kam zbritur, më është vulosur pasaporta nga autoritetet kompetente dhe dua të them se që nga ajo ditë kam lëvizur lirisht në Shqipëri, deri më datë dy qershor të këtij viti (bëhet fjalë për vitin 2006). Duke kontaktuar herë pas here me avokaten time qysh prej tre vjetësh, Margarita Ferro (e pranishme me të edhe Redi Rexhepi), nëpërmjet telefonit, e cila është interesuar pranë organeve kompetente, polici apo prokurori, në të cilat flitej se unë isha person i kërkuar apo i dyshuar për vrasjen e Salih Tivarit, kjo e fundit më konfirmoi se nuk isha person në kërkim dhe se mund të vija lirshëm në Shqipëri për të dhënë deklarimet e mia në lidhje me hijet e dyshimit të ngritura kundër meje. Avokatja Margarita Ferro ka kontaktuar me Drejtorinë e Antiterrorit dhe Krimeve të Hapura pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas kjo e fundit na komunikoi të shkonim në ora 08.30, ditën e premte, data dy qershor dy mijë e gjashtë, pranë Drejtorit të Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës, Mehmet Rrumbullaku. Kemi shkuar aty, unë avokatja, Redi Rexhepi dhe më pas janë thirrur nga ne dhe Oltjon Kushi, Lulëzim Lleshi dhe Gentjan Dosti. Në ora 13.00 ka ardhur furgoni i policisë së Tiranës, na ka vënë prangat dhe kemi udhëtuar drejt Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë.
Dokumenti i Haxhi Hafiz Sabri Koçit: Selefistët dhe vehabistët na prishin imazhin
Acarimi i marrëdhënieve mes Kristos e Tivarit, rrymat ekstremiste në lojë
TIRANË- Rrymat ekstremiste islamike janë praktikuar dhe kanë pasardhës në Shqipëri. Tre vjet më parë, në një dokument të firmosur nga vetë kreu i asaj kohe i Komunitetit Mysliman, Hafiz Sabri Koçi, pranohet ekzistenca e rrymave të ndryshme fetare, përveç asaj që propagandohet "zyrtarisht" në xhamitë e vendit tonë. Rrymat e cilësuara si ekstremiste, selefiste dhe vehabiste. Është hera e parë që bëhet publik një dokument zyrtar, ku problemi i sekteve, të cilat propagandojnë rryma të tjera, të cilat mund të konsiderohen dhe si të rrezikshme. Financuesit e këtyre rrymave kanë qenë fondacionet bamirëse islamike, mes të cilëve dhe “Al-Haramain”. Në letrën që gazeta "Metropol" bën sot publike, i jepen përgjigje shumë pyetjeve dhe hamendjeve që përfliten prej kohësh.
Letra e Komunitetit
Ajo daton në shkurt të vitit 2001 dhe mban numrin e protokollit 1337. Pas fjalëve hyrëse në letrën e Komunitetit të sigluar nga H.H.Sabri Koçi, thuhet: "Drejtimi fetar dhe i përligjur në Statutin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në të gjitha organizmat e tij në qendër dhe në rrethe është i meshebit (shkollës) Hanefi. Në mënyrë të vazhdueshme janë vërejtur në xhami dhe në ambiente jashtë saj se ka kurse të tjera të pamiratuara, të vetëquajtura selefiste dhe vehabiste (që predikojnë një "luftë të hapur" kundër të gjithë atyre që mendojnë e veprojnë ndryshe nga ata), dëmtojnë imazhin e Islamit në Shqipëri". Më tej, letra vazhdon: Duke u nisur nga kohët e fundit, kanë ndodhur veprime destruktive nga disa elementë të veçantë të Xhamisë së Madhe në Durrës, ku kanë bërë presione dhe shantazhe. U morën të gjitha masat dhe gjendja në Durrës u stabilizua. Shenja të tilla ka dhe në rrethe të tjera të vendit.
Konfliktet brenda Komunitetit
Pak kohë pas vrasjes së Sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, më 21 janar të vitit 2002, ish-kreu i Shërbimit Sekret, pohoi se kishte dëgjuar në zyrën e tij ankesat e 58-vjeçarit, për disa elementë “të dyshimtë”. Fatos Klosi, tha se Tivari i kishte folur për një grup të rinjsh me prirje radikale, të shkolluar jashtë vendit, në shkolla gjysmë ushtarake, të cilët nuk kontrolloheshin nga Komuniteti. Një ankesë kjo, e cila, në fakt, ishte bërë pak kohë para vrasjes, mesa duket kur mosmarrëveshjet kishin arritur kulmin. Konflikte, të cilat ishin shprehur prej kohës kur Tivari kishte refuzuar financimet e dyshimta të shoqatës "Al Haramain", duke krijuar armiq brenda në Komunitet. Kjo shoqatë kërkoi të investonte me para në dorë dhe refuzoi të kalonte para në banka. Tivari i kundërshtoi këto financime, ndërsa “Al Haramain” kërcënoi me ndërprerjen e tyre. Në dosjen e vrasjes përshkruhen raportet e acaruara të Tivarit me Artan Kriston, përfaqësues i shoqatës "Al Haramain". Acarime këto, që, sipas dosjes, kanë mbërritur deri te një kërcënim tjetër në adresë të Tivarit, i bërë ky në zyrën e tij nga Kristo dhe një zyrtar brenda Komunitetit. Ky zyrtar, sipas materialit të hetimeve, disa herë i kishte kërkuar Tivarit të liberalizonte qëndrimin ndaj shoqatës "Al Haramain". Dëshmitarë në Komunitet dhe jashtë tij, kanë thënë se ndoshta, telashi më i madh i Salih Tivarit ishte Artan Kristo, me emër fetar Muhamet Abdulla.
Kronologji e ndërthurur mes vrasjes së Tivarit e implikimit të Kristos
11 shkurt 2001
Nr.1337
Komuniteti Mysliman dërgon shkresë për Al-Haramain, ku vërën se në mënyrë të vazhdueshme në xhami, janë shfaqur veprimtari të pamiratuara, selefiste dhe vehabiste, të cilat nuk janë miratuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, e që, sipas tij, janë bërë shkak për cenimin e figurës së vërtetë të islamit në vendin tonë.
13 janar 2002
Vritet në zyrën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, Salih Tivari. Dy persona, pas një bisede me rojet e selisë, hyjnë brenda dhe qëllojnë mbi Tivarin.
21 janar 2002
Ish-shefi i Shërbimit Sekret Shqiptar, Fatos Klosi, deklaron se, Salih Tivari, i kishte kërkuar ndihmë në zyrën e tij. Sipas Klosit, Tivari ka folur për një grup të rinjsh me prirje radikale, të shkolluar jashtë vendit në shkolla gjysmë ushtarake.
28 janar 2002
Ref. 184/9/22
Fondacioni "Al-Haramain" dërgon shkresën zyrtare në Komunitetin Mysliman, ku kërkon miratimin e financimeve prej tij, pa i kaluar ato nga bankat në arkën e Komunitetit. Al-Haramain kërkon shtrirjen dhe zgjerimin e investimeve në disa Myftini të vendit. Paralajmërohet anulimi i investimeve, nëse Komuniteti këmbëngul në kalimin e parave në banka.
2 shtator 2002
Numër Prot.994
Komuniteti Mysliman i dërgon një shkresë shoqatës "Al-Haramain!", ku thuhet se, Kryesia e Komunitetit, në mbledhjen e fundit të datës 28.08.2002 ka marrë vendimin të mos pranojë asnjë financim, i cili nuk kalon nga bankat në arkën e Komunitetit Mysliman. Hidhen dyshimet nga Komuniteti për financimet e dyshimta.
Mars 2003
Prokuroria e Tiranës deklaron se ishin zbuluar tri persona të dyshuar, dy prej të cilëve mendohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Salih Tivarit.
30 tetor 2004
Prokuroria deklaron se dy persona janë identifikuar si vrasësit e Salih Tivarit. Por, sipas hetuesve, ndaj të dyshuarve nuk ka prova për ngritjen e akuzës. Një i dyshuar është në qeli.
4 nëntor 2004
Hetuesit thonë se xhaketa e Tivarit nuk ka shenja plumbash. Kostumi i numrit dy të Komunitetit Mysliman ka përfunduar në Prokurori kohë pas vrasjes. Dyshohet se autorët kanë lënë gjurmët në kopsa. Katër zyrtarë kanë lënë gjurmët “gabimisht” në vendin e ngjarjes.
5 nëntor 2004
Grupi hetimor shprehet se dosjes për vrasjen e Tivarit i mungon autopsia. Sipas hetuesve, trupi i pajetë është lëvizur nga spitali nga anëtarët e Komunitetit Mysliman, të cilët kanë dashur të kryejnë ritet fetare.
7 qershor 2006
Avokatja mbrojtëse e Kristos, Margarita Ferra, u dërgon letra krerëve të shtetit dhe ish-ministrit të Brendshëm Sokol Olldashi. “Ne jemi të survejuar dhe të vëzhguar kudo. Jo vetëm Artan Kristo, por dhe unë si avokate e tij”, ka pohuar dje Ferra, ndërkaq ajo ka shtuar se Artani duhet të kthehet sa më parë në Egjipt, ku ka edhe gruan e katër fëmijët.
5 qershor 2006
Policia ka ngritur dyshimet se pasaporta që dispononte Artan Kristo, me të cilën provonte se është ndodhur jashtë shtetit disa muaj se të vritej Tivari, mund të jetë e falsifikuar, ndaj e sekuestroi atë. Pasaporta, që i është sekuestruar Kristos është e modelit të vjetër me numër serial nr.1786249, me një këllëf plastik, e rregullt dhe pa dëmtime. Nga këqyrja paraprake e saj, është konstatuar se në pasaportën në fjalë ndodhen vula dhe viza të ndryshme.