Infermieria protestë për stazhin
13/10/2009 Studentët braktisin auditorët në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik 2009-2010
Shpalosen nga zyrtarët qeveritarë ndryshimet në sistemin e lartë arsimor publik
Nisja e vitit të ri akademik për Fakultetin e Infermierisë në kryeqytet ka startuar ndryshe nga të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend. Studentët e këtij universiteti për të dytin vit radhazi kanë çelur ditën e parë të mësimit, duke refuzuar uljen në auditorë për shkak të vendimeve të marra nga dekanati i mbi rregulloren e provimeve. Studentët e viteve të dyta e lartë pretendojnë që nëpërmjet protestës dhe braktisjes së auditorëve të ndryshojnë rregulloren për vendosjen e stazhit në rast të mosmarrjes së dy apo më shumë provimeve nga vitet e mëparshme. Konkretisht, vendimi përcakton që në rast se studenti ka tri provime të mbartura nga viti i parë dhe i dytë do të kalojë detyrimisht në stazh. Megjithatë, për këtë pikë ata kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e rektoratit të Universitetit të Tiranës që t’i japë një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi vendimi i marrë nga Fakulteti është në kundërshtim me rregulloren e UT-së. Ndryshe ka rezultuar atmosfera në fakultet e tjera publike të vendit, ku studentët u janë drejtuar auditorëve përmes urimeve për një vit sa më të mbarë. Strukturat drejtuese të dikastereve arsimore si dhe të qeverisë e përfaqësive të tjera politike kanë shpërndarë mesazhet e tyre të urimit për studentët, ku kanë ritheksuar dhe prioritet e reformave që janë planifikuar të realizohen.
Mungesat
Pavarësisht protestës së ndërmarrë nga studentët e Infermierisë, fakultetet këtë vit do të përballen edhe me mungesën e ambienteve, çka do të shoqërohet me zhvillimin e mësimit me disa turne deri në orët e vona të mbrëmjes. Madje, drejtues të fakulteteve kanë pohuar dje se për shkak të këtij problemi do të zhvillohet mësim edhe ditën e diel për pjesën dërrmuese të programeve publike. Në total për këtë vit akademik bëhet e ditur se do të akomodohen rreth 120 mijë studentë në të gjithë vendin, qofshin këto pranime në institucionet publike ose ato private. Aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 11 universitet publike, të cilat tashmë janë bërë gati për pritjen e më shumë se 30 mijë studentëve, të cilët e kanë fituar këtë status për herë të parë gjatë këtij viti akademik. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka preferuar që çeljen e vitit akademik 2009-2010 ta zhvillojë së bashku me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku dhe ka shpalosur programin e qeverisë për ndryshimet që do të realizohen gjatë viteve në vijim për reformimin e sistemit arsimor në vend, e veçanërisht përmirësimin e cilësisë akademik. Ministri ka theksuar se jemi në fazën e thellimit të kësaj reforme dhe përkatësisht përmirësimit të cilësisë së diplomave, kurrikulave dhe orientimit të diplomave kah nevojave të tregut të punës.
Cilësia
Së shpejti një kompani e huaj fillon punën për të përcaktuar standardet mbi bazën e të cilave do të bëhet klasifikimi i universiteteve dhe i diplomave shqiptare për nga cilësia e tyre. Sipas kreut të MASH, kjo kompani e përzgjedhur deri në çeljen e vitit të ardhshëm akademik 2010-2011 duhet të ketë përfunduar klasifikimin e universiteteve shqiptare, publike e private për nga cilësia dhe niveli i tyre. Gjithashtu ministri ka deklaruar gjatë kësaj ceremonie se stafi akademik i rekrutuar për përballimin e prurjeve të shumta të këtij vit është më i kualifikuar, çka do të ndihmojë dhe në përmirësimin e cilësisë akademike në universitete. “Dy programet e qeverisë, Fondi i Ekselencës dhe “Brain Gain”, kanë dhënë frytet e tyre. Kemi mbi 50 doktorantë të rinj, që tashmë kanë filluar studimet për doktoraturë në universitetet më të mirë të botës dhe mbi 80 asistentë dhe pedagogë që janë kthyer dhe janë rekrutuar në universitet tona publike dhe private”, - ka deklaruar ministri Tafaj, që ka shtuar se çdo gjë është realizuar në përputhje të plotë edhe me kriteret e përcaktuara nga aplikimi i Kartës së Bolonjës.