Pikët minimale të pranuara në universitet
13/10/2009 Formulari A-3, para plotësimit kandidatët duhet të konsultohen me pikët e fituesit të fundit
Kandidatët që do të aplikojnë për plotësimin e formularit A-3, para se të përcaktojnë dhjetë preferencat e reja, duhet të konsultohen me pikët minimale të fituesit të fundit të pranuar në dy fazat e mëparshme të regjistrimeve në universitete. Specialistët e Ministrisë së Arsimit theksojnë se renditja e preferencave duhet bërë me kujdes, në mënyrë që pikët e arritura nga secili kandidat të jenë sa më afër pragut minimal të pranuar. Pra, edhe në fazën e tretë përzgjedhja e fituesve për vendet bosh do të bëhet sipas sistemit kompjuterik, i cili do të listojë në mënyrë zbritëse fituesit për të gjitha vendet e mbetura bosh në universitetet publike të vendit.
Në numrin e sotëm të "Metropol" do të gjeni të botuar të plotë listën e pikëve të fundit të pranuara në universitete gjatë dy fazave të para.