Rënia e eksporteve ul deficitin tregtar
13/10/2009 Tregtia e jashtme në gusht
Rënia e eksporteve është thelluar edhe gjatë muajit gusht. Sipas të dhënave për tregtinë e jashtme të Institutit të Statistikave është shoqëruar me rënie të shkëmbimeve tregtare të vendit me botën, gjë që ka ndikuar edhe në uljen e deficitit për muajin gusht. Më konkretisht, në muajin gusht u eksportuan 7,1 miliardë lekë mallra me ulje 26,1 për qind në krahasim me muajin korrik 2009 dhe ulje prej 7.7 për qind në krahasim me muajin gusht 2008. Po kështu, importet kapën shifrën prej 33,7 miliardë lekë mallra me ulje prej 8.3 për qind në krahasim me muajin korrik 2009 dhe ulje prej 5.1 për qind në krahasim me muajin gusht 2008. “Deficiti tregtar i muajit gusht 2009 është 26,6 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.9 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 4,4 për qind krahasuar me muajin gusht 2008”, raporton INSTAT-i. Importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 6,160 miliardë lekë, duke zënë 18.3 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me korrikun importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 31.9 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuar e zënë nënproduktet e naftës me 58.8 për qind. Po kështu janë importuar më shumë minerale, lëndë djegëse dhe energji me 34.4 për qind, por kanë hyrë në vend më pak lëkurë dhe artikuj prej tyre, tekstile dhe këpucë, apo makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Tregtia me vendet e BE-së është 64.7 për qind dhe partnerët kryesorë mbeten Italia dhe Greqia.