Gjenden dy vëllezërit e zhdukur 11 dhe 13 vjeç

Dy vellezerit e humbur
(E PERDITESUAR)- Gjenden dy vëllezërit e humbur që prej ditës së djeshme në Mirditë. Renato dhe Serxhio Loci janë gjetur në një lokal në Burrel nga një mësues i tyre, i cili ka lajmëruar më pas edhe familjarët e tyre.
Dy vëllezërit Loci, përkatësisht 11 dhe 13 vjeç nga fshati Lufaj i komunës Selitë në Mirditë rezultonin të humbur që prej ditës së djeshme.
Sipas dneoncimit të prindërve, dy fëmijët e tyre kanë qenë duke ruajtur bagëtinë, ndërsa ata ishin në Pazar.
Dy vëllezërit kanë marrë në shtëpi edhe një milionë lekë të vjetra në shtëpi dhe dyshohej se kishin shkuar në drejtim të Kosovës, sipas dëshmisë së motrës së tyre të vogël, të cilën kanë dashur ta marrin me vete.