E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretet e një shkarkimi

Nga Sebi Alla, Revista Klan

Drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri po u hidhte nje sy shkresurinave te fundit, para se te merrte pushimet verore. Mirepo do te hapte edhe nje zarf te fundit, qe sapo kishte mberritur nga Presidenca. Krejt shkurt dhe pa motivacion te deklaruar, Bahri Shaqiri qe nga paraditja e dates 9 gusht, nuk do ishte me ne krye te sherbimit inteligjent shqiptar. Nje lajm i pritur per te, por jo keshtu, jo tani. Presidenti Bujar Nishani e kishte vendosur me veten dhe kryeministrin qe dekreti i pare qe duhet te firmoste ishte ai i largimit te Bahri Shaqirit nga Sherbimi Informativ Shteteror. Vendin e tij e ka zene ish-zevendesministri i Teknologjise dhe Inovacionit Visho Lika, nje zyrtar deri me tani i heshtur, i kthyer nga Kanadaja pas fitores elektorale te Partise Demokratike ne 2005-en. Menyra e largimit dhe emerimit, nuk mbeti pa u komentuar nga politika, por me shume do te ngjiste nje deklarate disi e thate, por domethenese e ambasades se SHBA-se qe e konsideroi largimin e Shaqirit dhe emerimin e Visho Ajazit (me kete mbiemer njihej me pare) si te befasishem. Lufta e gjate shtate vjecare mes Berishes dhe institucionit te sherbimit inteligjent u mbyll me nje fund qe mban firmen presidenciale. Por shkaqet duket se kane qene me te thella se nje deshire e qeverise per ta pasur nen kontrollin e saj Sherbimin Informativ Shteteror.

Ne kohen kur Nishani bente betimin dhe merrte ne dore kushtetuten e vendit, disa drejtues te SHISH-it e ndjene se shpejt do te kryhej nje rrotacion ne institucionin ku punonin. Nuk zgjati shume dhe tashme eshte bere fakt i kryer, krejt befas dhe pa asnje hezitim. Me nje tekst te shkurter, por duke u kujdesur qe te permendte ligjet qe e shtynin per lirimin nga detyra te Shaqirit, presidenca nxorri nje njoftim ne mesditen e dates 9 gusht. âPresidenti i Repubikes, Bujar Nishani, ne mbeshtetje te nenit 92, germa âfâ, dhe nenit 93 te Kushtetutes si dhe nenit 5, paragrafit 2 te Ligjit nr. 8391, date 28.10.1998 âPer Sherbimin Informativ Kombetarâ, i ndryshuar, me propozim te Kryeministrit, dekretoi lirimin nga detyra te Drejtorit te Sherbimit Informativ te Shtetit, zotit Bahri Shaqiri dhe emerimin ne detyren e Drejtorit te Sherbimit Informativ te Shtetit, te zotit Visho Ajazi Likaâ. Presidenti e beri detyren e tij, pse jo duke treguar edhe se eshte burre i fjales se dhene. Ligjerisht kjo eshte nje procedure e rregullt, pasi eshte e percaktuar se me propozim te kryeministrit dhe dekretim te presidentit mund te shkarkohet dhe emerohet drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror. Por packa se me ligjin jane ne rregull, moralisht shumecka nuk shkon. Fakti qe dekreti i pare qe presidenti i vendit leshoi ishte largimi i Shaqirit, nenkupton nje marreveshje paraprake mes Berishes dhe Nishanit qe kur te vinte ne presidence do te largonin njeriun qe nuk i bindej dhe ne vendin e tij te emeronin nje partiak te afert, qe deri me tani kishte qene zevendesminster ne kabinetin Berisha. Motivacioni i lirimit nga detyra te Shaqirit nuk eshte bere i qarte, por mjafton konflikti i kryeministrit me te per ta kuptuar persene. Madje ne njefare menyre ishte njeriu i vetem qe pa dhene qofte edhe nje deklarate publike, e pa veten ne forme te heshtur, ne konflikt me kreun e qeverise per shtate vite. Takimi i vetem mes Berishes dhe Shaqirit ishte zhvilluar ne vitin 2005, pak kohe pasi kishte ardhur ne pushtet qeveria e PD-se. Shaqiri parashtroi punen e institucionit qe drejtonte, por Berishes duket se nuk i interesonte shume puna, sesa fakti qe ai ishte propozuar ne kete post nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe dekretuar nga Presidenti ende ne detyre Alfred Moisiu. Ky i fundit ishte ne postin me te larte te shtetit dhe donte edhe dy vite qe tâi mbaronte mandati. Relatat e Berishes me Moisiun nuk ishin te mira, ndaj duke e kuptuar se nuk mund te merrte dekretimin nga presidenti, nuk mori asnje iniciative per te propozuar lirimin e tij nga detyra.

Qeveria e sapokrijuar e PD-se, kishte nje tjeter lufte me te hapur dhe me te ashper, ajo kishte te bente me kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Per kreun e qeverise kjo ishte me e rendesishme. Deri ne ardhjen e presidentit Bamir Topi, Berisha dhe qeveria e tij deshtuan me largimin e Sollakut, ndonese ishte ngritur edhe nje komision hetimor. Mirepo zgjedhja e presidentit te ri Topi, parapergatiti terrenin se personi i pare qe do largonte, do te ishte Theodhori Sollaku. Dhe keshtu ndodhi kur ne krye te presidences u zgjodh nenkryetari i PD-se, nje skenar i perseritur si dy pika uji me te sotmin. Me nje dallim te vockel: Topi priti te pakten te mbaronte vera, madje ishte nentor 2007. Pas largimit te kryeprokurorit Sollaku, ishte hequr nje barre per kryeministrin. Te tjerat prisnin disi, presidenti aty ishte, ne nje tjeter kohe te dyte, te njejtin fat me Sollakun mund te kishte edhe Shaqiri. Muajt kaluan dhe pushtetet ishin ne llogore te kunderta. Pas ndryshimeve kushtetuese te prillit 2008, marredheniet mes Berishes dhe Topit nisen te prisheshin. Ishte e tepert tâi kerkohej lirimi nga detyra i Shaqirit, ndaj qeveria mendoi nje tjeter taktike. Kjo kishte te bente me ndryshimin e ligjit per mandatin e kreut te Sherbimit Informativ Shteteror. Ne draftin e paraqitur parashikohej qe kreu i SHISH-it, te kishte nje mandat prej tre vjetesh. Kjo korrespondonte fiks me detyren e Shaqirit, pasi e kishte marre ne janar te vitit 2005 dhe ne kohen kur u pergatitit drafti i projektligjit ishte viti 2008. Nese Berisha nuk donte tâi âlutej❠Topit per largimin e kreut te SHISH-it, kete mund ta bente vetem me projektligjin qe do kalonte ne parlament, aty ku kreu i qeverise kontrollonte gjithcka. Reagimi i perfaqesive te huaja diplomatike ne vend e lekunden disi kryeministrin, por nuk e gjunjezuan. Do te duhej kembengulja qe shfaqen amabasadoret e huaj, me ne krye Xhon Uidhers, per te pare rezultatet e para. Shqiperia sapo ishte bere anetare e NATO-s dhe kishte detyrime se para se te ndermerrte hapa te tille: duhet te konsultohej me hierarkine e Aleances. Ardhja e sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Petersen ishte sinjali i hapur se levizja e kreut te SHISH-it nuk mund te kryhej kaq lehte. Ata e konsideronin sherbimin sekret shqiptar nje aleat te mire ne luften kunder terrorizmit dhe per pasoje kishin krijuar nje opinion pozitiv per pune e tyre. Berisha u terhoq, por jo pa brenge, ndoshta duke fituar edhe disa âkredite❠se ishte nje drejtues qeverie qe degjonte aleatet nderkombetare. Kohet kalonin dhe sipas burimeve konfidenciale, ne fundin e vitit 2009 ndodhi dicka. SHISH-i dergon nje raport te detajuar mbi dyshimet per afera te ndryshme te disa politikaneve ne nivele te larta te lidhura me biznesmene me te shkuar te dyshimte, kryesisht nga Serbia dhe Rusia. Ne te pe

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›